BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Fillimi dhe zhvillimi i Luftës së Vlorës

Fillimi dhe zhvillimi i Luftës së Vlorës

Veçori të artit ushtarak

Kryengritja, apo ndryshe Lufta e Vlorës, e zhvilluar 100 vjet më parë, në harkun kohor qershor-shtator të vitit 1920, prej forcave atdhetare dhe populli i Vlorës, me mbështetjen e Qeverisë së Tiranës dhe vullnetarëve të disa krahinave të tjera të vendit, është një ngjarje kulmore në historinë 107-vjeçare të shtetit shqiptar. Ndaj dhe lufta e lavdishme e Vlorës e vitit 1920, tashmë është bërë pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar, sepse ajo çoi në çlirimin e krahinës së rëndësishme të Vlorës dhe, për rrjedhojë, nuk lejoi copëtimin dhe ruajti të paprekur integritetin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë. Kjo luftë përbën një faqe me vlera të veçanta në fondet e Historisë Ushtarake Shqiptare, për shkak të veçorive të zbatimit të disa prej elementeve dhe mësimeve të artit ushtarak të kohës kur ajo u zhvillua. Lufta u zhvillua në dy faza. Faza e parë, nisi më 5 qershor dhe vijoi deri më 10 qershor, me sulmin kundër garnizoneve italiane në Kotë, Drashovicë, Gjorm, Matohasanaj, Llogora dhe Tepelenë. Në përfundim të kësaj faze u bë e mundur që, në sajë të vendosmërisë, shpirtit sulmues, veprimeve taktike racionale, të shpejta dhe efikase, të kryera në të njëjtën kohë kundër garnizoneve armike të veçuar nga njëri-tjetri, të arrihej një përfundim vërtet i madh, i shkallës operative. Ishte çliruar kështu një territor i gjerë, që çoi në mbylljen dhe bllokimin e pushtuesve brenda harkut të kodrave përreth dhe në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, kryengritësit përveç dëmeve në njerëz që i shkaktuan pushtuesve, kapën shumë robër dhe një sasi të madhe armësh dhe municione të shumta, gjë që e përmirësoi ndjeshëm sasinë dhe cilësinë e armatimeve të pakta dhe të vjetra dhe rriti volumin e zjarrit të kryengritësve për fazën pasardhëse. Kjo fazë vlerësohet beteja e parë, e cila ishte fituar me meritë prej luftëtarëve kryengritës, e që përbënte argument dhe bazë të mirë për suksese në vijim të luftës. Faza e dytë nisi më 11 qershor dhe zgjati deri më 2 gusht të vitit 1920. Lufta në këtë fazë u ngrit në nivelin më të lartë, për nga objektivat që realizoi, për nga kohëzgjatja, dendësia dhe forca e veprimeve luftarake. U zhvilluan luftime komplekse, në të cilat mbizotëruan veprimet mësymëse, shumica e të cilave sipas taktikës së luftës frontale, natyrisht për shkak të vendosjes së armikut përballë. Luftëtarët shqiptarë kishin marrë si nismën taktike, ashtu operative-strategjike. Si rrjedhojë e ardhjes së vullnetarëve nga disa krahina të Shqipërisë, dhe si pasojë e humbjeve të ndjeshme që kishin pësuar pushtuesit në luftimet e mëparshme, raporti i forcave erdhi duke u zbutur, dukuri kjo që e lehtësoi veprimtarinë luftarake të forcave shqiptare. Gjatë kësaj faze të gjatë u ndërmorën tre veprimet me përmasa më të mëdha dhe me rëndësi vendimtare për operacionin, si mësymja e përgjithshme e forcave kryengritëse e datës 11 qershor, thyerja e kundërgoditjes së forcave italiane më 19 qershor, si dhe mësymja e dytë e përgjithshme e luftëtarëve shqiptarë, e datës 23 korrik. Në këtë rrjedhë, në përfundim, më 2 shtator 1920, italianët u tërhoqën nga qyteti i Vlorës dhe një ditë më pas, më 3 shtator në të hynë forcat çlirimtare shqiptare.

Lufta e Vlorës, sfidë atdhetare

Duke analizuar Luftën e Vlorës, dalim në përfundim se ajo ishte një sfidë e gjithanshme politiko-ushtarake dhe atdhetare. Operacioni i saj, në pikëpamje të zhvillimit të veprimeve luftarake, ishin një arritje e madhe, e hapur dhe e vërtetë, e natyrës ushtarake. Lufta e kryengritësve ishte sfidë ndaj pushtuesit, arrogancës, këmbënguljes dhe kokëfortësisë së tij për të mbajtur Vlorën me forcë ushtarake dhe të ndarë padrejtësisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë së pavarur. Vëmendjen në këtë luftë, e klasifikuar si kryengritje popullore lokale, në këndvështrim atdhetar, përbën fakti se për nga ndjeshmëria dhe solidariteti atdhetar, u përhap shumë shpejt. Çështja e Vlorës u shndërrua në një çështje të të gjithë shqiptarëve, aq sa vullnetarët që arritën në të nga treva të tjera të vendit gati e dyfishuan numrin e luftëtarëve. Duke e parë në tërësi, kjo luftë dhe operacioni i saj, në thelb, ishte një në përballje me treguesit e luftimit tradicional shqiptar dhe, sidomos, me ata klasikë të operacioneve ushtarake, natyrisht pa i nënvleftësuar. Dalja përmbi të pamundurën, gjendet pothuajse kudo, në përmasat e pjesëmarrjes, në kohëzgjatjen dhe në shtrirjen e veprimeve luftarake. Këto gjenden në natyrën dhe format e organizimit të kryengritjes dhe të forcave pjesëmarrëse në të, siç ishte e pranishme ndërtimi dhe funksionimi i drejtimit, që prej fillimit deri në përmbylljen e saj. Përfundimi gjendet në çështje të tilla përcaktuese për një operacion si, ekuilibri i raportit të forcave me armikun që ishte përherë superior; përqendrimi dhe shpërndarja e forcave kryengritëse vullnetare, gjatë dhe sipas drejtimeve të veprimeve luftarake; zbatimi i taktikës tradicionale të gërshetuar suksesshëm me atë frontale bashkëkohore dhe përdorimi i formave taktike rezultative në shpërthimin dhe kapjen e garnizoneve dhe rajoneve të fortifikuar të pushtuesve, si dhe në shumë aspekte të tjera të rëndësishme të kësaj lufte. Lufta e Vlorës u organizua dhe zhvillua si një operacion luftarak, në kuadrin e një kryengritjeje popullore, natyrisht e mbështetur fuqimisht prej popullit dhe qeverisë shqiptare. Në të ishin gjetur dhe gërshetuar harmonishëm, me vizion dhe sukses elemente të traditës dhe të trashëgimisë luftarake të krahinës, si dhe asaj shqiptare në përgjithësi, me disa elemente të artit ushtarak të kultivuar të kohës. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” u mor me zgjidhjen e detyrave themelore strategjike. Detyrat strategjike me përparësi ishin vlerësuar: organizimi ushtarak, hartimi i planit të përgatitjes dhe zhvillimit të luftës për çlirimin e Vlorës, bashkimin e saj me pjesën tjetër të Shqipërisë, si dhe zgjidhja e çështjes së drejtimit të forcave e të veprimeve luftarake. Në këtë plan, përveç masave për ruajtjen gjatë afrimit, grumbullimit dhe përgatitjes së forcave vullnetare luftarake për në vendet e grumbullimit dhe të përgatitjes, në mënyrë të disiplinuar dhe me fanatizëm, analiza e tyre na çon në disa veçori. Ruajtja e fshehtësisë synoi dhe në të vërtetë ia doli që të vinte “në gjumë”, duke kultivuar mosbesim, indiferencë dhe avashllëk në komandën e forcave pushtuese në Vlorë. Kjo nuk besonte në mundësitë luftarake dhe në guximin e shqiptarëve. Kryengritësit i zunë gati-gati në befasi të plotë pushtuesit, me shpërthimin e sulmit, sidomos në fazën e parë të luftës, duke bërë të ruhej fshehtësia strategjike dhe të sigurohej suksesi prej tyre.

Faktorë të rëndësishëm përcaktues në fitore

Në organizimin e forcave luftarake për kryengritje, u mbajtën parasysh disa faktorë të rëndësishëm dhe përcaktues, si koha, rrethanat, trashëgimia organizative dhe luftarake, resurset njerëzore të krahinës, sasia dhe cilësia e armatimeve dhe municioneve, mjeteve luftarake etj. Në këto rrethana, u gjetën dhe u përzgjodhën forma të thjeshta dhe të shpejta organizative tradicionale luftarake, që vinin në përputhje me armatimet, mjetet, pajisjet dhe mundësonin kompaktësinë, komandimin në lëvizjeve, manovrime, shfrytëzim të terrenit dhe përdorimin e taktikës tradicionale, por dhe frontale. Vullnetarizmi mbeti parimi i mobilizimit të forcave kryengritëse, ndërsa formë organizative u zgjodhën çetat e fshatrave dhe të krahinave. Në një kohë të shkurtër u organizuan 7 çeta krahine, secila me disa çeta fshatrash, që përmblidhte krahina përkatëse. Të gjitha çetat së bashku shkonin në 3.000 luftëtarë. Përzgjedhja e çetës si formacioni organizativ dhe luftarak bazë i veprimit në fushën e luftimit u bë për stërvitjen dhe kompaktësimin e tyre, për të vepruar në fushën e luftës sipas taktikave që përdorin ushtritë e rregullta. Ishin dhe faktorë të tjerë, që lidheshin me armatosjen, pajisjen, vendqëndrimet, ushqimin etj. Por qeveria shqiptare e Tiranës nuk kishte ende një ushtri të rregullt të organizuar, për të mbështetur ushtarakisht kryengritësit vlonjatë. Në planin e Luftës së Vlorës, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” mori në shqyrtim gjendjen e armikut, brenda dhe jashtë Vlorës, si në det, të dhënat për numrin e forcave, gjendjen moralo-psikologjike, organizimin, vendosjen e tyre sipas vijave dhe pozicioneve të mbrojtjes, garnizonet ushtarake, si dhe të dhëna për sasinë e armatimeve, teknikës dhe mjeteve luftarake. Anëtarët e Këshillit Ushtarak vlerësuan dhe vendosën për mënyrën e kryerjes së veprimeve luftarake në dy faza, së pari jashtë dhe më pas brenda qytetit të Vlorës, si dhe çlirimin e saj. Aty u vendos ndarja e forcave sipas drejtimeve të goditjes, furnizimet e tyre, si dhe çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e luftimeve deri në fitore.