Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fillimi i lëvizjeve shoqërore dhe politike në drejtime të ndryshme!

Postuar: 11/07/2018 - 07:17

Sigurisht që ka pothuaj tridhjetë vjet që klasa politike kryesisht e ricikluar nga imoraliteti i fundit të diktaturës, ka pushtuar fatkeqësisht të gjithë shtyllat e shtetit dhe pothuaj të gjitha hapsirat e shoqërisë shqiptare për emancipim të vërtetë europian! Establishmenti politik shqiptar tashmë është pothuaj i inkriminuar dhe pasuruar me korrupsion e krim e askush nuk mund të presë më reforma të përfunduara prej tyre dhe ecje përpara në integrim! Kanë kapur sistemin financiar dhe sëbashku me biznesin okult i ngritur në saj të "martesës së interesit më fatkeq për shqiptarët" kanë shtrënguar rradhët për të mbrojtur veten! Kanë mekanizmat e duhura bankare, administrative, akademike, në drejtësi, kulturë, por sidomos në televizione dhe media, për të bërë deri në fund krimin e largimit sa më shumë të shtetit dhe shoqërisë nga demokracia! Krimi i një establishmenti të tillë demokrat, socialist, dhe të të gjithë një klase të tillë ugurzezë për shqiptarët, nuk është vetëm korrupsioni dhe pasurimi i pangopshëm, por devijimi i shtyllave mbajtëse të shtetit nga demokracia! Një establishment i tillë është refuzues i demokracisë?! Tentativat e një pjese të tillë për të treguar se "ne jemi ndryshe" se ne jemi për shtetin ligjor dhe për rendin apo ligjin, janë një delir më shumë, një mashtrim më tepër që në kohë të mëdha aftësie komunikuese, zbulohen qartë kush janë realisht! Të tre partitë kryesore pushtetmbajtëse janë fajtore të mëdha të linçimit të demokracisë në Shqipëri, të "vdekjes me qëllim" të demokracive të brendshme të partive, për të krijuar monstra imituese të ish PPSH-së dhe akoma më keq të pasuruar ashpërsisht me arrogancë përballë shqiptarëve! Ky establishment politik i sotëm, është i gjithi një fajtor i madh për sundimin e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, për kthimin e vendit në eksportuesin e kanabisit më shumë se sa mban një vend i vogël, kanë fajin e madh të krijimit të gjendjes më të pashpresë që ka pasur ndonjëherë shoqëria shqiptare për pothuaj 100 vjet! Kjo mungesë shprese është pothuaj e barabartë me 15-të vitet e fundit të superizolimit nën diktaturën e Hoxhës! Njerëzit ishin të pa shpresë, se nuk kishin alternativë fare! Kishin një parti dhe një klikë sipër, e cila po ju merrte shpirtin me marrëzinë e saj ideologjike dhe me barkun bosh! Sot njerëzit janë të dëshpëruar se ka vetëm një klikë politike në pozitë dhe opozitë, që nuk përbëjnë më alternativë ndershmërie dhe prosperiteti ekonomik e për më tepër, janë armiq të përbashkët të demokracisë në Shqipëri! Shqiptarët janë vetëm në dy alternativa! E para është besimi se USA dhe BE (Gjermania) do të vendosin raportin e duhur me pushtetin me anën e reformës dhe arrestimit të një dore kriminelësh politikë dhe e dyta, largimi nga sytë këmbët nga ky vend! Tashmë nga shumë burime është vërtetuar se "dosjet" e korrupsionit" dhe shumë modele të tij në Shqipëri nga individë të lartë politikë dhe biznesit afër tyre, janë plotësuar! Ky establishment e ka tepruar kaq shumë në jetesën e tij me korrupsionin, sa që duken patetike ku nuk mban më dhe fjalët që përdorin për pikërisht këtë luftë të madhe që tashmë ka shoqëria me një klasë të tillë politike! Por kjo shoqëri realisht nuk është e zonja! Ajo është e goditur në boshtin e saj jetësor! Kjo shoqëri është bërë e fajshme nga përdorimi i tepërt në vitin 1997! Kjo nuk është shoqëri revolucionare! As shtresa e mesme nuk është më e tillë, për fat të keq! E kanë pësuar kaq keq sa tanimë nuk ka një shpresë normale, se ajo reagon apo fillon të ndreqë establishmentin e degraduar moralisht në Shqipëri!

Por fillimi i ndryshimit të drejtimit ka tashmë sukses! Është sigurisht gjë e vogël, por është sukses! Shoqëria shqiptare nuk i beson më klasës politike, nuk ju beson më deputetëve, nuk i beson më reformave që dalin nga premtimet gjithmonë të pa mbajtura dhe gjithmonë të keqpërdorura për fushata elektorale! Opozita mban shpresë kot, se do të besohet nga shoqëria shqiptare duke qënë e qartë nga një shumicë njerëzish se është fajtore e madhe, jo vetëm dje në qeverisjet e korruptuara, por dhe sot me mungesën e alternativës dhe për më tepër në inkriminimin e saj dhe si opozitë në mungesë demokracie brenda vetes! Pushteti është tashmë në sezonin e dytë rilindas me projektin e qartë dhe të sigurtë të largimit nga një e majtë racionale dhe institucionale europiane në Shqipëri! PS-ja nuk ka më për nga interesat, zgjidhjet, modelet e investimeve dhe mënyrës së sjelljes, me të majtat e qarta në Europë! Ka shumë njerëz pas, por kjo është aftësia që ka PS-ja për të pasur bazën e elektoratit dhe thjesht suksesi mbi Lulzimin dhe SB-në e plakur, si dhe jashtë kontrollit si ndihma më e madhe për pushtetërim të njerëzve rilindas me ngjyrë vjollcë! Po sigurisht të bashkimit të kuqes me blunë! Kaq është autenticiteti i tyre pikërisht "kuq e blu"! Në shërbim të ngjyrave dhe në bashkim të tyre! Por në mashtrim të shoqërisë!

Shoqëria tashmë po merr drejtim tjetër! Shoqëria shqiptare dhe politika shqiptare nuk kanë të njëjtin krah lëvizjeje, as të njëjtën shpejtësi dhe as të njëjtin vizion apo ide! Kanë lëvizje të ndryshme dhe vizion krejtësisht të ndryshëm! Akoma nuk duket sigurisht ky moment kaq i rëndësishëm i ndryshimit të qartë mes shoqërisë dhe klasës politike ose më mirë establishmentit të saj!

Kanë kahe të ndryshëm dhe moment shtytës krejt të ndryshëm! Nuk duket mirë akoma kjo gjë, por dallohet po të shikosh shumë herë bashkimin e shoqërisë në pështirosjen që kanë ndaj politikës dhe bashkimit të saj në gjëra që dëshpërojnë shoqërinë! Politikanët tashmë në shumicën e tyre nuk respektohen dhe pak kush beson te dëshira e tyre për mirë! Por ka shumë njerëz që establishmentin dhe akoma më shumë klasën politike i urrejnë! Militantët kësaj rradhe sigurisht do të mbeten vetëm, ose do të jenë gjithmonë e më pak! Gati-gati është turp të shpallësh dhe në FB sot "dashurinë" dhe respektin për liderë, deputetë, ministra dhe më lart akoma, sepse njerëzit fillojnë të tallin ose zemërohen! Të zgjuar do të jenë ato pjesë të establishmentit që shumë shpejt do të bashkohen me shoqërinë, e cila dhe pse pa drejtim lidershipi, ka marrë drejtim dhe rrugë tjetër nga klasa politike e korruptuar shqiptare! Ajo që presin të gjithë është rezultati mbas funksionit të veprimit të ashpër të drejtësisë dhe sidomos institucioneve të reja të saj! Nëqoftëse do të sabotohet dhe prishet dhe kjo pritshmëri, nuk mbetet asnjë rrugë tjetër përveç largimit të pjesës më të madhe të njerëzve nga ky vend fatkeq! Por kjo do të ishte rruga më e keqe jona! Nuk do të ishte pushtimi huaj, por "autopushtimi" nga pjesa më e keqe dhe e vogël jona, pjesës më të madhe të shoqërisë!/ Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t