Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Fillimi shkollës, goditja kundër "korona degradimit" shoqëror!

Fillimi shkollës, goditja kundër "korona degradimit"

Çfarë mund të thuhet sot kur ka mbetur nga e gjithë ajo "luftë", "izolim" degradim shoqëror dhe ekonomik kur vdekjet janë mesatarisht nga 3-5 çdo ditë dhe porosia është vetëm mbani distancën dhe lani duart bashkë me maskën? Kaq ky është dhe protokolli i vetëm. Ku shkuan ato ditët kur nuk vdiste askush, ishim izoluar të gjithë, kishin dalë ushtria në rrugë kundra njerëzve, na ishte futur frika e imponuar nga media, ngjarjet tragjike jashtë nesh, politika dhe organizata

të prirura për të mbjellë frikë dhe për të nxjerrë privilegje nga pikërisht frika. Sot jemi pothuaj të gjithë të qartë se "Korona" është vdekje prurëse, por që nuk ka pse viktimat e saj të jenë ilustre. Të jenë viktima mbi viktimat e tjera si kategori - në paqe shpirti i tyre. Nuk ka pse dikur mos numëroheshin dhe sot janë më të rëndësishme se sa vdekjet nga zemra, tymrat, duhani, kanceri, aksidentet dhe sëmundjet e tjera që e kalojnë fatkeqësinë nga Covid 19-ta me herë, biles me shumë herë. Sot janë të qartë të gjithë që po të mos kujdesen njerëzit më ato vulnerabël si sëmundje, janë të rrezikuar? Kush nuk e di se po të qëndrosh gjatë në mjedise të infektuar ke mundësitë të përballesh më rëndë me një sëmundje që akoma nuk dihet mirë nëse ishte "paqësore" nga natyra apo armiqësore nga njeriu dhe eksperimente e tij të pështira në laboratorë? U prek liria dhe demokracia në mënyrë kriminale dhe pse thuhej se po mbrohej jeta e njeriut. Nga delirantë pushteti kudo në botë, nuk u morën masa që sëmundja të mos shkonte në azile pleqsh, shtresa të lënë në harresë dhe spitale duke shkaktuar dhe në vendet perëndimore si Italia dhe Spanja në fillim, por dhe USA e Britania bashkë me Francën më vonë, mijëra e mijëra të vdekur dhe infektuar rëndë. U luajt poshtërsisht me rrezikun, përhapjen dhe rregullat apo protokollet për të mbajtur distancë dhe maska. Të vetmet kanë mbetur tanimë sidomos distanca njeri-njeri mënyrë për t’u mbrojtur nga kjo "shpikje e kohës". Nuk dua të polemizoj tashmë, sepse sigurisht nuk kam qenë dakord për "administrimin" politik të saj te ne si nga Rama dhe nga Komiteti Teknik apo vetë Ministria e Shëndetësisë. Kryen një "lockdown" që kishte bashkë me qëllimin e mirë dhe arsyen e përfitimit të projekteve të Ramës dhe kjo gjë u vërtetua. Gjithsesi mbasi mbaroi këto projekte, kryeministri ynë e lëshoi punën e rregullave se e di që kjo shoqëri nuk mund të kontrollohet prej tij, ajo mund të frikësohet disi, por jo kontrollohet. Kurse e dyta është se vetë Rama nuk është dakord për mbyllje dhe izolim. Kështu ne u kthyem dhe mirë bëmë (sepse jemi vend që edhe po të duam nuk zbatojmë dot rregulla sepse jemi mësuar me urdhra dhe jo zbatim ligji) në vendin më të hapur në Europë. Problemi i madh i koronës apo Covid-it përveç tragjikes me vdekje më të shumta se sa një epidemi e zakonshme, kishte dhe përdorimin nga politika dhe qeveritarë apo pushtete gjysmë okulte. Kudo në botë. Ata shpikën dhe përdorën fatkeqësisht shprehjen idiote- distancim shoqëror. Jo distancim fizik. Por tragjikisht shoqëror duke imituar kinezët që shpikën apo ju rrodhi dhe koronavirusi. Distancim shoqëror mund të bënte Kina, sepse është një vend jo demokraci, por në vendet demokraci kjo shprehje do të thotë: distancim nga puna, nga shkolla, universitetet, nga arti, spektakli, nga sporti, stadiumet, nga koncertet dhe nga gjithçka shoqërore, përfshi religjionin. Ndërkohë që padrejtësitë shkonin deri me urdhra dhe rregulla që thyen shumë të drejta të njeriut. Thyen marrëdhëniet në familje dhe në shoqëri. Thyen tragjikisht biznesin e vogël dhe dëmtuan atë të madh. Kur në fakt duhej vetëm distanca fizike. Lartësuan vetëm monopolet dhe klandestinët apo dhe hajdutët e përvjedhësit e taksave. Por realisht mund të ishe në shoqëri dhe të kishe distanca mes njëri-tjetrit. Ne në shoqëri jemi dhe në telefon, edhe në distancë fizike, sepse mund të jemi të shoqëruar, por rrimë dy metra larg. Mund të zbatojmë disa rregulla elementare dhe mund të vazhdojmë shoqërinë. Por qëllimi ishte të shkatërrohej liria jonë shoqërore. Më e keqja me pasoja ishte ndalimi i shkollës për fëmijët, adoleshentët dhe rininë. Edhe pse ata nuk pyetën kaq shumë, sepse qëndruan me njëri-tjetrin, por nga një marrëzi e tillë u ndalua edukimi dhe pikë së pari shkolla.

Dje ajo filloi dhe u bë shumë mirë, pavarësisht protokolleve që unë e di do të shkelen dhe nuk do të zbatohen. Fillimi i shkuarjes në shkollë, ishte goditja më e madhe kundër "Korona degradimit shoqëror". Një qëllimi që disa maskarenj pushtetesh (kudo në botë dhe OBSH) u bë si "fanar" i luftës kundër një epidemia të cilën mbasi e përhapën nuk e luftuan si duhet. Nuk ju përgjigjën shpejt me kura dhe ilaçe apo vaksinë. Prekën demokracinë dhe padyshim lirinë me qëllim të keq. E kanë bërë dhe te ne sigurisht në mënyrë plotësisht idiote. Absolutisht korona është e vërtetë, por po aq të vërtetë janë dhe shfrytëzuesit e saj për keq dhe përfitimet e tyre personale politike dhe ekonomike. Sot shkolla dhe hapja e saj, ka bërë hapin e madh kundër "korona degradimit shoqëror" te ne dhe në botë. Hapi tjetër, duhet të jetë protokolli artit dhe shfaqjeve dhe sporti. Njerëzit sëmuren dhe infektohen njësoj në kishë dhe xhami si në dasmë dhe fejesa apo mort dhe po ashtu në teatër. Ndarja e tillë është një tragjizëm shoqëror. Në xhami mund të sëmuren (kanë leje) dhe në kishë po ashtu, kurse në teatër apo stadium - nuk lejohet. Këto janë marrëzi qeverisëse me dy standarde sa idiote dhe keqdashëse. Protokollet prishen në çdo supermarket apo dhe religjion apo shkalla dhe radha në banka. Atëherë në art apo dhe në sport apo dhe në shfaqje nuk duhet, sepse bëjnë dëm. Këto janë marrëzi politike pa fund që askush me mend në krye nuk do t’i kishte kaluar kaq kollaj dhe lehtë. Po aq marrëzi politike janë dhe fjalët e opozitës, e cila duket sikur e ka me Ramën dhe Shahinin, por me sa duket e ka me fillimin e shkollës. E ka më mësuesit që thotë janë një pjesë e madhe me covid në mënyrë të turpshme. E ka, sepse paralajmëron më keq se sa idiotët e dikurshëm të Komitetit Teknik më shumë vdekje dhe më shumë sëmundje. Gjithsesi shkolla filloi dhe fëmijët do të mund të jetojnë në shoqëri dhe shpresoj të jenë të kujdesshëm. Sigurisht kujdesi duhet dhe një farë protokolli mbrojtës gjithashtu. Rroftë shkolla dhe rroftë njeriu si qenia shoqërore, e cila këtë ka në dallim nga kafsha, sepse është i aftë të jetojë dhe punojë apo argëtohet dhe fitojë, shpikë dhe dashurojë në shoqëri. Kush e ndalon, ose projekton apo shpik e shfrytëzon ndalim për jetesën e njerëzve në shoqëri, sigurisht nuk ka lidhje me demokracinë dhe absolutisht lirinë. Biles është akoma më keq në përdorim të koronavirusit.