BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Fillohet nga “gomarët”, pastaj atllarët, por dyshoj se dalin të persekutuar!

Fillohet nga “gomarët”, pastaj atllarët, por dyshoj se

Në Gjirokastër kanë një fjalë të urtë që thotë: Kur grinden atllarët e pësojnë gomarët. Pra, në një rrugë karvani, ka kuaj të mëdhenj dhe gomarët mes tyre. Kur ndodh që kuajt të grinden shqelmohen me njëri-tjetrin, por këto shqelma i vuajnë gomarët e shkretë, të cilët janë trupvegjël. Tashmë SPAK, ka dhënë disa goditje majtas. Sigurisht që duhej filluar majtas. Po dhe mund të vazhdojë edhe më lart sërish majtas. Absolutisht kështu duhet. Mirëpo filozofët e PD-së vazhdojnë të thonë se “është çdo gjë e përgatitur dhe se SPAK-u merr leje te Rama”. E arsyetojnë me peshq të vegjël që po kap prokuroria e posaçme. Bukur, kështu edhe mund të jetë. Por... Kush dreqin nuk e di se Sandër Lleshaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB nuk kishin dijeni dhe nuk kishin “thonjtë e tyre” brenda një afere kaq të madhe. Edhe mos ta dimë “fusim pak fantazinë në punë” dhe marrim me mend se dijenitë fillojnë nga ministri dhe akoma më lart tij. Mirëpo argumenti që lidhet me “gomarët dhe atllarët” është firma dhe vula apo pesha e vogël e atyre që sillen nëpër këmbë dhe nuk bëjnë burgun e tyre, por të partisë apo të lidershipit që i ka futur në punë. Sepse nuk ka firmë ministri, as sekretari i përgjithshëm. Kështu i jam përgjigjur unë kur isha në një post drejtues kur erdhën që të “fusja një firmë të gabuar” dhe që gati më urdhëronin “ta fusja” këtë firmë. Ju thashë: shikoni trima, unë bëj vetëm burgun tim jo të ministres dhe të tjerëve poshtë saj. Plasi skandali i “Komanit” me linjat e KESH-it, por firmë nga DRKK e Shkodrës nuk kishte. Si përfundim ika unë nga drejtimi, por firmë nuk hodha dhe kështu ka plot në Shqipëri që i bëjnë të ikin nga puna, ose i luftojnë deri sa largohen vetë, ose i marrin në qafë me presione dhe me luftë çdo ditë dhe çdo moment. Njerëzit e vegjël që kapen sot nga SPAK-u, kanë bërë fajin se kanë shpërblyer (me firma dhe vula gabim) futjen në punë nga partia dhe nga politika. Pra, po bëjnë burgun për ministrin dhe për kryeministrin, nëse duhet folur kështu. PD kërkon të fillohet nga lart në politikë. Po Sali Berishës vetëm State Department i hoqi vizën dhe po kthehet në të persekutuarin modern të kohës. Imagjinoni t’i vijë SPAK-u për Rrugën e Kombit apo Gërdecin apo “21 Janarin”, se çfarë bëhet politikisht për të? Hahaha në rrjete sociale, jo kaq shumë në parti. Po kështu dhe për Lulzim Bashën. Prandaj SPAK fillon nga “gomarët” ose të vegjlit, (ata pra që bëjnë burgun për partinë) ose ata që kanë hedhur firma dhe vula. Berisha është mësuar të fusë në burg politikisht. Bie fjala Fatos Nanon. Ka futur Kryetarin e PSSH në burg se ka vjedhur “Pelikanin”. Imagjinoni groteskun dhe qëllimin e keq. Sot e kësaj dite Nano ka bërë burg politik për pothuaj të gjithë. Sepse nuk ka argumenta, nuk ka firma dhe vula, por akuzë inati politik. Sigurisht që janë për burg në PS, ministra dhe shumë eksponentë të PS përgjatë këtij pushteti. Por po ashtu ka shumë dhe me argumenta nga PD-ja dikur. PD ka dhe një të keqe të madhe, sepse në arrogancën e tyre, firma kanë vendosur lart në mënyrë idiote. Unë bie fjala mund të them se SPAK duhet të hapë Rrugën e Kombit si aferë dhe sigurisht atë që është tani në dorë – Gërdecin. Po dhe akuzat për mbikalimin e Gjiknurit apo dhe shumë e shumë afera të tjera një dorë ministrash të Rilindjes, që kanë pushtetin e PS-së. Sa e sa kryebashkiakë mund të kapen me marrëzitë me firma dhe vula. Po sa drejtorë drejtorish në kohë të Berishës dhe sot. Sigurisht që kanë lënë shenja dhe padyshim iu duken dhe pasuritë si të ministrave dhe drejtorëve demokratë dhe atyre socialistë. Janë thjesht hajdutë dhe asgjë tjetër.

E kanë bërë baltë dhe nuk janë ngopur. Por në fillim do të kapen të vegjlit, ata firmëtarët idiotë për “burgun e partisë”. Pastaj vjen radha e “atllarëve”. Mirëpo këtu tashmë ka diçka. Po të fillojnë nga ministrat ose ish-ministra të PS-së do të ndodhë më pak të thonë “drejtësia po e persekuton politikisht”. E para, se Rama e ka ndarë mendjen t’i hedhë nga karroca dhe pse në dukje bën sikur i mbron, deri sa ti afrohet dhe atij vetë ora, ose të merret leja diku shumë lart në kancelaritë e duhura. E dyta, sepse tashmë janë piketuar “atllarët” që nuk mund të shpëtohen më dhe që do të bëjnë si burgun e tyre të korrupsionit dhe vjedhjes që nga 2013-ta dhe deri më sot dhe atë të partisë dhe lidershipit Rilindist. E sigurisht që ka individë që nuk i shpëton dot askush në Shqipëri. Ju është prerë viza diku lart. Të persekutuar nga regjimi do të dalin rrufjanët e PD-së kur t’iu afrohet jo SPAK, por afera e plasur me dokumenta dhe me forcën e duhur. Do bëjnë të persekutuarin e regjimit ata “atllarët” e korrupsionit. Si djathtas dhe majtas. SPAK nuk është se ka fuqi kaq të mëdha politike e ligjore, por ka mbështetje ndërkombëtare. Mbase kjo është shpresa. Patjetër që nuk fillohet nga lidershipet e mëdha si qeveritare dhe ish-qeveritare dhe po ashtu partiake dje dhe sot. Do të fillohet nga të vegjlit, që janë të detyruar të hanë shqelma kur janë mes kuajve të mëdhenj. Mirëpo e keqa është se kur të ngrihet “steka e SPAK” lart si nga PD dhe PS do të fillojnë daljet si të persekutuar dhe padyshim, do të ishte një sëmundje e kahershme që rifillon sërish sot. Unë seriozisht dyshoj se po filluan goditjet e SPAK lart, do të fillojnë dhe dalja e të “persekutuarve” të shekullit 21. Po po, si zakonisht bëjmë ne.