BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Filo të huajt” apo filorenegatët e vendit të tyre?

“Filo të huajt” apo filorenegatët e vendit të tyre?

Ka ardhur koha që një pjesë e vogël e intelektualizmit shqiptar, po vetëdemaskohet nga gjendja e shthurur ideore dhe ideali kombëtar i përbuzur në sajë të organizimit të turpshëm “filo” kryesisht ndërkombëtar. Po pra ashtu sikundër dhe nga fillimet e shekullit 20-të kur u krijuan apo bashkë ekzistuan “filo turqit dhe filo austriakët, apo filo italianët dhe te ne ka pasur dhe filo grekë”. Nga vetë prejardhja e termit “filo” ose nga greqishtja “dashnor apo dashnore” “adhurues i devotshëm” dhe kanë dalë dhe bashkimet si “filozof, filodramatik, filarmonik” etj. etj. Por kur apasionohesh kaq shumë sa kthehesh në dashnor të kulturës dhe një qytetërimi tjetër, mund të quhesh dhe “filoamerikan, filorus, filogrek, filoturk, filogjerman, filokinez, filoserb” etj. etj. Marrin trajta dhe pastaj kthehet nga një term përcaktues si adhurues në term keqësues me peshë të rëndë akuzuese. Në Shqipëri u kthyen pak nga shkollat e vazhduara, pak nga kultura dhe pak nga karakteri i dobët i individëve në filo të tërbuar të ndërhyrjeve të huaja te ne. Po pra, u prodhuan filo italianë në kohë të Zogut që gati arritën të thonë se fashizmi dhe Italia ishin dhe “Zoti në tokë” e u bënë përçues dhe të pushtimit, por dhe urryes të Shqipërisë, e cila nuk donte fashizmin apo pushtimin. Me të ardhur jugosllavët u krijuan filo titistët dhe filo jugosllavët që shikonin çdo gjë të mirë nga Jugosllavia e Titos dhe filluan të mendojnë se Shqipëria ishte një tokë që përparonte nga modeli jugosllav dhe duhet të ishte brenda saj. Ikën këta (i përzuri Enveri kur deshën ta mënjanonin) dhe erdhën sovjetikët apo rusët dhe lindën me shkolla dhe politikë apo qytetërim “filosovjetikët” që shikon Shqipërinë një tokë ku sovjetizmi do të bënte dhe “parajsën”. Mes tyre u krijuan dhe filorusët. Ne kemi pasur dhe “filokinezë” dhe sigurisht që më vonë do të kishim dhe kishim edhe më përpara, filoamerikanë. Ne jemi vendi që kemi “filoamerikanë” ish-komunistë. Ne kemi filo gjermanë dhe tifozë të lartë dhe kemi filofrancezë apo dhe filoholandezë, po po dhe filoholandezë kemi. E unë nuk e kam fjalën te pjesa e intelektualizmit që është pro perëndimore. Jo ajo është e qarta më e madhe e qytetëruar në Shqipëri. Unë e kam fjalën te “filoperëndimorët” që janë “renegatë” të vendit të tyre. Nuk e kam fjalën te shqiptarët kulturalisht perëndimorë, që respektojnë Perëndimin, por adhurojnë kombin e tyre, kritikojnë veset e shqiptarit, por nuk shesin vendin e tyre para çdo të huaji qoftë dhe mik i yni. Ne brendapërbrenda pikërisht nesh, akuzojmë njëri-tjetrin, akuzojmë veten, kemi të qartë veset dhe paudhësitë tona, por kjo nuk do të thotë të bëhemi “filorenegatë” të vendit tonë. Dikur i quajtën “nihilistë” të tillë tipa, por sot, ata janë “filorenegatë” të vendit të tyre. Këta tipa nuk duan Shqipërinë. E për më tepër, janë jo vetëm brenda saj, por bëjnë pjesë dhe në mërgatën tonë. Janë një pjesë e atyre që kanë lënë atdheun dhe nga jashtë e përçmojnë atë. Sillen si filofrancezë dhe filoamerikanë apo filogjermanë, filogrekë dhe filoitalianë, por në fakt janë filo-renegatë të paturpshëm të vendit të tyre. Janë armiq të bashkëkombësve të tyre në vendet respektive që janë respektues të Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Amerikës, por dashurinë e kanë për vendin e tyre. Sëpaku them për brezin e parë dhe të dytë të mërgatës mbas viteve ‘90-të. Më vonë ata fillojnë dhe mbajnë dashurinë për vendin ku kanë lindur dhe ruajnë respektin për vendin nga ku prindërit e tyre u nisën për të emigruar. Prej filorenegatëve të Shqipërisë, nuk duhet pritur asgjë. Ata as i kanë dhënë dhe as do t’i japin asgjë atdheut të tyre. Ata janë lëtyrat e emigracionit dhe turpërojnë shqiptarët e mirë, të mrekullueshëm atje, ata që japin jetën për vendin e tyre po t’iu kërkohet, ata që e duan Shqipërinë dhe pse e dinë se janë larg dhe që është e varfër apo me probleme të mëdha. Ata që kthehen dhe i merr malli për vendin e tyre dhe të parëve. Kurse filo-renegatët, kanë mohuar vendin e tyre e janë gati gati “patriotë të vendit ku janë dhe përçmues të vendit ku mund të kenë lindur apo nga rrjedhin si origjinë”. Veprimtaria fyese e tyre në rrjetet sociale, duket sikur merret me politikën kur ndërkohë fyen Shqipërinë. Duken sikur janë majtas dhe djathtas dhe bëjnë luftë politike, kur ndërkohë fyejnë dhe përçmojnë Shqipërinë. Bëjnë si “holandezë modernë apo si francezë të përkorë, apo si britanikë të ndershëm apo amerikanë të stërfuqishëm dhe të pasur”. Ndërkohë janë shqiptarët renegatë të vendit të tyre. Duken “filo modernë” por janë filo - renegatë dhe duken filo demokratikë, por janë lëtyra anti liri dhe demokraci. Nuk duan vendin e tyre dhe tallen me të, e ky është një turp i madh. Sidomos me dhe për ato që banojnë jashtë nuk mund të lejohet përçmimi dhe sharja e vendit të tyre. Kur them ato jashtë, e kam fjalën për njerëzit që kanë vendosur për një arsye apo një tjetër të largohen nga Shqipëria. Janë të lirë, por asnjë herë të lejuar të shajnë dhe përçmojnë vendin e tyre. Të lavdërojnë filo-vendin ku besojnë dhe shajnë Shqipërinë. Cilido vend i botës nuk është më i mirë dhe më i bukur se sa Shqipëria dhe ky nuk është patos patriotizmi imi, apo atyre si unë, por kështu është e vërteta. Është një vend i vogël që nuk ia ka zili askujt vlerat që kanë dhe duhet ta kenë zili të gjithë për nga natyra dhe bukuritë e pasuritë. Shqipëria është më e mira dhe e bukura e të gjithave. Nuk është shitmendje patetike, por është frymëzim real nga e vërteta e madhe që ka një vend i tillë madhështor. Kurse njerëzit pastaj janë për t’u qortuar dhe lavdëruar apo dhe provuar, sepse si kudo në botë, kanë të ndryshëm dhe të mirë e këqij. Filo-renegatët i bëjnë keq Shqipërisë. Ata arrijnë për politikë të mos pranojnë deri integrimin e saj në Europë, që përkrahin individë në Europën e sotme që nuk duan Shqipërinë në BE. Përkrahin me patosin e renegatit individë neo fashistë, populistë dhe shovinistë apo idiotë burokratë në Bruksel apo dhe Strasburg apo dhe në kancelaritë holandeze ose dhe gjetkë që nuk duan Shqipërinë fare në BE. Filorenegatët për politikë dje ishin medemek majtas dhe sabotonin Shqipërinë për BE dhe sot janë medemek djathtas dhe e sabotojnë pikërisht si renegatë për në BE. Janë tipat që shajnë dhe thonë “Shqipëria nuk bën për BE” sepse ashtu është dhe nuk do të bëhet kurrë apo nuk duhet kurrë në Europë. Filorenegatët i bashkohen korit të kukuvajkave anti Shqipëri në Bashkimin Europian. E sigurisht ai kor i beson dhe i përdor. Por megjithëse nga ai kor idiotësh mbrohen në Shqipëri (medemek europianë) sot fare mirë kuptohen dhe tashmë shumë kush i di se çfarë janë. Po janë renegatë të vendit të tyre.