BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

"Filozofët" e së "vërtetës" në shërbim të gënjeshtrës së tyre!

"Filozofët" e së "vërtetës" në

Sigurisht që është një tragjedi vetëvrasja e katërt brenda spitaleve Covid në Shqipëri. Brenda një strukture që nuk ka kaq mundësi transparence publike, një strukture ku ka rregulla të rrepta spitalore dhe intensivi, e për më tepër një sistemi kontrolli që teorikisht është i zmadhuar në afërsi të çdo individi të shtruar. Po e përsëris, vetëvrasje në dhe brenda strukturave shtetërore. Mirëpo në Shqipërinë tonë të shkretë, sidomos kohët e fundit ka një marrëzi e kthyer në arrogancë të tipave që pushtetin e kanë një "lavdi personale" dhe që udhëhiqen nga kryetari i esse-ve fantapolitike ose kryeministri Edi Rama. Këta tipa mbajnë akullin në dorë dhe me hartimet e tyre e demonstrojnë për zjarr. Por modeli i tyre është i qartë dhe pse tentojnë të sillen me të gjithë shqiptarët si me miqtë e tyre politikë dhe financiarë kur flasin. E kam fjalën se në stafet e tyre kanë njerëz të kallëpit model Komitet Teknik që dhe kur kryeministri këput kopaçe dhe marrëzi, bashkohen me të dhe akoma më shumë marrëzi të shkruajë dhe flasë ai, aq më shumë duke e ditur suksesin-bashkohen me të. E vërteta është se katër persona janë vetëvrarë pa pritur të marrin përgjigje kurimi dhe shërohen në spitalet Covid në Tiranë. Mirëpo çfarë bëjnë "filozofët" e së "vërtetës" në shërbim të gënjeshtrës (mashtrimit) të tyre? Nuk dua të merrem me konkubinat politike Manastirliu dhe Bino apo Rakacolli, sepse iu rriten pendët akoma më shumë, por ka dhe gazetarë të tillë. E njëri prej tyre ose ai që sipas Ramës bën intervistat më të mira (sepse nuk bën kundër pyetje ose pyetje kundërshtuese) në një postim shkruan: Kur vetëvrasjet kthehen në fotokopje. Pastaj sqaron një histori të vitit 1774 nga Gëte kështu: Heroi kryesor vret veten me pistoletë pas një dashurie të pamundur. Qindra të rinj e imituan personazhin kryesor jo vetëm në veshje (pantallona të verdha, xhaketë blu), por tragjikisht edhe në duke vrarë veten. “Efekti Verter” paralajmëron rritjen e vetëvrasjeve, duke imituar “modelin” e publikuar. Raportimi i ngjarjeve tragjike është tejet delikat. E kemi provuar vite më parë me rastin e vetëvrasjeve të disa fëmijëve, rastet e raportimeve të personave të dëshpëruar që ngjiten në majë të vinçit dhe kërcënonin me vetëvrasje dhe për të kthyer në ditët e sotme me pacientët të sëmurë me covid që vendosin t’i japin fund jetës. Nëse do të vijojmë të raportojmë me detaje, nëse do të vijojmë të bëjmë emisione për këto raste tragjike, e sigurtë është që do të kemi raste të tjera “fotokopje”. Nga mënyra se si raportojmë rastin tragjik mund të parandalojmë tragjedi, ose t’i shtojmë ato. Praaaaaaa... gazetari na këshillon të mos japim detaje, të mos bëjmë hetime mediatike dhe po ashtu emisione. Pse? Sepse njeriu është "majmun" dhe imiton duke vrarë veten. Po dhe nuk e vret veten në shtëpi, rrugë, por pret të shkojë në spitalin e shtetit dhe aty pastaj lëviz "mekanizmi" fotokopje për të vrarë dhe veten. Superlative për atë model të gazetarëve që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ka ngritur dhe lartësuar në Shqipëri. Ngjizet një novelë e 1774 për të bërë realitetin e "iphone" të sotëm, në kulmin e mundësive për informacion si të vërtetë dhe të rremë. Duhet që të mos ishte thënë pothuaj fare vetëvrasja e dytë, që të mos vinte e treta sipas logjikës së "filozofëve" të së "vërtetës" në shërbim të gënjeshtrës. Është faji (sipas tij) i gazetarisë që ka treguar katin dhe spitalin që pasuan dhe vetëvrasjet e dyta, treta dhe katërta. E nuk thotë asnjë fjalë që lind si pyetje. Mor po pse, çfarë ka në atë spital, pse duhet të hidhen, çfarë iu lind si raptus apo moment psiqik, çfarë ka ndodhur dhe kush janë kushtet që lind një ndjenjë e tillë dhe një moment i tillë. Jo, këto pyetje që kanë qëllim të vërtetën një gazetar i tillë që nuk ngacmon më kryeministrin kur thotë një gënjeshtër ose mashtrim - nuk duhen bërë.

Por në fakt, modeli i tillë i përbashkët me të gjithë ata që janë ngritur nga fondacioni në fjalë u sqarua nga një tëeet i Ramës i pabërë prezent në FB, ku ka më shumë lexues. Ai shkruan: Në Itali nga marsi në gusht, janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s'ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s'jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze. Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin. Pra kryeministri i Shqipërisë jep një shifër të dalë nga italianët mbi vetëvrasjet nga Covidi dhe iu thotë miqve të pushtetit të tij dikur dhe shërbëtorë të tij sot në opozitë, se janë një çetë të çakërdisurish. Po ku mund ta kishte lexuar këtë lajm kryekomandanti ynë i Legjionit të Nderit? Nuk po e lexoj te La republica apo diku tjetër, por te ANSA e tyre. Ja çfarë thuhet: La pandemia da Covid-19 sta avendo un grosso impatto sulla salute mentale: da marzo a oggi in Italia si sono registrati 71 suicidi e 46 tentati suicidi, presumibilmente correlati a Covid-19, a fronte di un numero di suicidi per crisi economica che nello stesso periodo del 2019 si attestava a 44 e quello dei tentati suicidi a 42. Lo segnalano gli psichiatri al Convegno Internazionale sulle tematiche legate al suicidio, organizzato dalla Sapienza Università di Roma e con il sostegno non condizionato della Fondazione Menarini, in oçasione della Giornata Mondiale per la prevenzione del suicidio del 10 settembre. Oltre alle conseguenze della crisi finanziaria, pesano l'isolamento sociale, ben diverso dal distanziamento fisico necessario, lo stigma verso chi ha superato la malattia, il peggioramento di un disagio psichico già presente esasperato dalla pandemia. Përkthimi është shkurt është ky: Pandemia Covid-19 po shkakton një impakt të madh në shëndetin mendor, nga marsi deri sot në Itali janë regjistruar 71 vetëvrasje dhe 46 tentativa, me sa duket të lidhura me Covid-19, në përballje me vetëvrasjet si numër nga kriza ekonomike në të njëjtën periudhë të vitit 2019-të. E kanë sinjalizuar psikiatrit e një takimi ndërkombëtar. Ndikon kriza financiare dhe peshon izolimi social etj. etj.

Kaq, por askund nuk thuhet se vetëvrasjet në Itali kanë bërë "vaki" në spitalet e shtetit apo dhe privatit. E këtu fillon e "vërteta" filozofike e kryeministrit për ta vënë në shërbim të gënjeshtrës së tij fantastike. Edi Ramës vetëvrasjet i kanë ndodhur në spitale dhe jo në rrugë apo shtëpi. Pyetja kur ndodh vetëvrasja në spital është pse aty. Pra gazetari thotë, mos i jepni kaq shumë detaje kurse kryeministri thotë - në Itali kanë ndodhur 71, por opozita nuk u çua. Imagjinoni opozitën e Salvinit dhe Melonit po t’i hidheshin Kontes nga kati i katërt katër veta, se çfarë do ti kishin bërë. Po do ti thoshin- vrasës dhe kriminel. Por Kryeministri i Shqipërisë i di të gjithë shqiptarët jo dele, por derra që duan vetëm llucën e tyre dhe nuk i bën kujt përshtypje se kush prej tyre hahaha vetëvritet në llucë nga "qejfi". Rama i di shqiptarët si konkubinat e tij që të "vërtetën" e tij super mashtruese, ua ka "ënda", ju pëlqen, sepse i mban në pushtet, iu jep paga të mëdha dhe borde të shumtë. E për më tepër kur ka shërbëtor si Luluzimi i raporteve të Dick-ut si pikërisht një "kokërr Dick". Për gazetarin "filozof" vlen ajo shprehja e Mark Tëein që thotë me ironi: gazetar është ai që dallon të vërtetën nga falsiteti dhe publikon falsen. Po kështu nuk do të kenë mundësi të imitojnë ata që vetëvriten. Për Ramën vlen batuta e Churchillit që thotë: Një gënjeshtër ka kohë ti sillet rreth botës, përpara se e vërteta arrin të veshë pantallonat. Si pasojë Rama thotë në Itali kanë vrarë veten 71 persona (jashtë spitaleve) e ça ka të madhe te ne, vetëm katër veta janë. Pa thënë se kanë vrarë veten në spitalin Covid të Ramës. Thotë një të vërtetë me brenda gënjeshtrën e madhe. Mirëpo bashkëpunimi i një tarikati të tillë është te batuta e greko-epiriotit. Epiteti që thotë: e vërteta triumfon vetëm, gënjeshtra ka nevojë gjithmonë për bashkëpunëtorë. Pra o burraaaa të gjithë rilindo-fondacion-esse-istët bashkë, për të vënë të vërtetën në shërbim të gënjeshtrës së tyre. Mirëpo për ne vlen e thëna e Konfucit: Asgjë nuk është më e dukshme se sa ajo që fshihet. E sa më tepër të fshehin këto tipa, sa më tepër të mbulojnë të vërtetën, sa më tepër ta devijojnë atë, sa më tepër ta përdorin në shërbim të gënjeshtrës së tyre - aq më tepër e fshehura e së vërtetës do të duket.