BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Filozofia e burimësisë politike qëndron te vullneti i rinisë shqiptare

Filozofia e burimësisë politike qëndron te vullneti i rinisë

Demokracitë tona të mëdha ende priren të mendojnë se një budalla ka më shumë gjasa të jetë i ndershëm sesa një i zgjuar dhe politikanët tanë përfitojnë nga ky paragjykim duke u shtirur sikur janë edhe më budallenj se sa i ka bërë natyra,shkruan Bertrand Rusell. Për të shkruar këto radhë mora shkas nga një shkrim i botuar në një faqe interneti nga një e re shqiptare, e cila shtron një çështje pak a shume të diskutueshme marrja me politikë e rinisë shqiptare. E veçmas më cyti biseda me disa të rinj  me ambicie për t’u marrë më politikë,sepse ndër shqiptarë tashmë është temë aktuale kudo në familje, në punë, kafene, në rrugë, në shoqëri. Politika për shumicën e rinisë shqiptare, e jo vetëm, nënkupton pushtet, para, privilegje, punësime dhe një jetë luksoze. Një numër i madh i të rinjve sot ëndërrojnë që të bëhen politikanë jo se e shohim detyrim moral apo kombëtar, por thjeshtë vetëm e vetëm që t’i gëzojnë të mirat dhe privilegjet që u mundëson ky profesion. Kjo, sado me rezultate të mira të mbarojnë studimet,  kudo që të mbarojnë masterat, brenda e jashtë vendit, janë të zymta premisat për një vend pune në profesionin që kanë studiuar. Pra është i paktë numri i atyre që ende ëndërrojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet kombi ynë. A mund të fajësohet rinia shqiptare e shkolluar në perëndim? Kuptohet që jo, pasi rinia i studion dhe i analizon ngjarjet nga mosha madhore dhe pasi ndodhet në fazën e pjekurisë ajo shumë shpejt mund të ndikohet nga ambienti i jashtëm,  duke gjykuar për moshën e saj. Tashmë shqiptarët të organizuar si shtet në Kosovë edhe në Maqedoni si  shtete multietnike dhe demokratike të modeleve të shteteve evropiane,  në të vërtetë duhet t’i qëndrojnë besnik këtij modeli pasi në shtetet e mëdha evropiane shpesh ndodh që  qytetarët në përgjithësi të mos jenë në rrjedhat politike të vendit, as nuk duan t’ia dinë se kush është kryetar shteti në vendin ku banon. E gjithë kjo pasi puna dhe jeta e tij nuk varen nga organet partiake dhe ai nuk është i detyruar të jetë pjesë e ngjarjeve politike të shtetit, veç ama u jepet hapësirë që me politikë të merren të rinjtë të cilët në të vërtetë i posedojnë aftësitë për të qenë përfaqësues të denjë të popullit. Tek ne si gjithmonë ndodh e kundërta. Pjesa dërrmuese  e rinisë sot është e politizuar, e ndarë dhe e përçarë për interesa personale duke i lënë anash interesat kombëtare. Mendoj se duhet t’i jepet  fund kërkimit të interesave personale në çështjet që ndikojnë në fatin e kombit dhe t’u japim hapësirë të rinjve dhe atyre që në të vërtetë janë të denjë dhe të aftë që të ndryshojnë diçka, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. E një ndër këta të rinj shqiptarë, intelektual të formuar, me diapazon drejt një synimi prestigjioz dhe ambicioz për t’u bërë pjesë e politikës në vorbullën e madhe dhe pa rrugëdalje ku është qesëndisur sovrani në këto tre dekada postkomuniste. Pra drejt një udhe që nuk I dihet tuneli, tuneli dritëhumbur që humbëtira politike e ka zvenitur elektoratin dhe e ka mbërthyer në guaskën e zgërbonjës në turbulencat e tranzicionit allashqiptarçe. Sfida e përballjes së kandidaturave dhe e alternativave nuk ishte e përballueshme, ku prodhohen një numër i konsiderueshëm deputetësh. Të rinjtë e këtij qarku bëjnë pjesë në radhën e 140 kandidaturave, gjithashtu të reja, të shkolluara dhe të ndershme, që i janë bashkuar politikës. Ata kanë edhe përparësinë e një platforme dhe të synimeve që iu japin përgjigje shqetësimeve më të mprehta që ka aktualisht shoqëria shqiptare. Rinia shqiptare tashmë jeton dhe punon kudo, duke gjurmuar dhe studiuar programe dhe proklamata të metodave politikëbërëse në shërbim të sovranit për të ndryshuar kohezionin dhe transferimin e Shqipërisë, e cila këto tre dekadat e fundit postkomuniste ka lënguar dhe po lëngon nën diktatin e një grumbulli politikanësh eunukë, të etur për gjithçka, po assesi për të ndryshuar Lokemadhen tonë, Shqipërinë zonjë, tashmë të sfilitur. Vullneti i rinisë është shkruan në opinionet e popullit dhe jep mendime të vlefshme të politikëbërjes. Problemet kryesore që ka politika sot krahas këtyre qe kane çdo dite janë, e ajo nuk arrin të shkëputet nga e kaluara.