BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Filozofia folk-tiranike, "i varfëri demokratik" ka të drejtë të thyejë ligjin!

Filozofia folk-tiranike, "i varfëri demokratik" ka të

Një nga marrëzitë më emblematike dhe më të dëmshme që i është imponuar shoqërisë shqiptare nga filozofi folklorik dhe stalinist Sali Berisha është "kulti i ngritur varfërisë" dhe të drejtës së saj, për t’u përdorur nga politika në mënyrë groteske dhe antiligjore! Situata e sotme është padyshim prodhim i këtij mentaliteti obskurantist, i përzier me filozofi ultramajtiste pa kurrfarë baze idealesh shqiptare! Pse Sali Berisha kërkonte të dëmtonte pronën dhe pronarin, ai ju dha të drejtë "fukarenjve" për të grabitur tokën, për tu bërë pronarë në pasurinë e tjetrit dhe pastaj për ti dhënë votën Partisë Demokratike! Ishte më keq se parimi "toka i takon atij që e punon" në kohën e kryetarit të partisë së tij, realisht dhe shpirtërisht të dashur ose PPSH! Në fakt, SB-ja shpiku parimin "toka i takon atij që e grabit dhe ky ka të drejta, të bëjë këtë krim, sepse regjimi komunist e la të varfër"! Ky parim ka shkatërruar kohezionin tonë shoqëror dhe ka bërë të mbizotërojë filozofia folk-tiranike e përfituesve më të paskrupullt të këtyre 100 viteve të fundit në politikë! Praktika e dytë, e kësaj filozofie është "e drejta e të varfërit" për të vjedhur dhe mos paguar taksa dhe tarifa pse është "i varfër"?! SB-ja dhe partia e tij, kanë përdorur basenin elektorat të "varfër", por që nuk paguante taksa, ujë dhe drita, duke e mbajtur gjithmonë të "varfër", por evazor të plotë ndaj shtetit dhe shoqërisë! Me këtë filozofi praktikë kriminale jo vetëm krijuan basene elektorale si demek "zona antikomuniste dhe të PD-së" por i kthyen në kamikazë të egër kundër shtetit, që tentonte të vendoste autoritetin e tij! Dukeshin qartë si Mamurrasi, (Berisha thoshte me djemtë e Mamurrasit marr shtetin për një orë) Laçi, Kukësi, një pjesë e Shkodrës, zona suburbane kudo në Shqipëri dhe tipikisht Lazarati si bankë hashashi, por dhe pjesë të jugut jo urban! Nga ky stil politik, dolën të fortët dhe kriminelët që merrnin me dhunë vota dhe imponoheshin me forcë kudo! Për më tepër, konsideroheshin "demokratë të vërtetë dhe qëndrestar"! Në anën tjetër u "zhdëpën" me rritje tarifash të energjisë dhe ujit, por dhe taksa qytetarët e shkretë që ishin njerëz normalë që zbatojnë ligjin dhe nuk çonin flamurin e PD-së, për të mos paguar tarifa dhe taksa! SB-ja shpiku garën e pa barabartë të biznesmenëve të vegjël, të cilët kishin dallim teserën e partisë për të paguar tarifa dhe taksa!

Politikisht "i varfëri" akoma më keq se në kohë të diktaturës u bë një "njeriu i vetëm i mirë" dhe këtij njeriu të mirë, mjaftonte të thërriste rroftë Sali Berisha që i lejohej të ishte evazor dhe shkelës ligji! I lejohej të mos kishte patentë dhe kishte makinën më të mirë, të mos zbatonte ligjin kudo që i paraqitej apo i dilte përpara dhe të vidhte, pse ishte i varfër! Lindi shtresa e popullsisë që pasurohej, duke mos u formalizuar kurrë, në asnjë letër dhe asnjë përballje ligji! Kishte biznes të paregjistruar dhe shkonte të merrte "ndihmën sociale" duke paraqitur vetëm një letër ose teserën e anëtarit të PD-së dhe "qëndrestarit të madh" të PD-së, kundra "komunistëve të Nanos" dhe pastaj të tjerëve më vonë! U krijua shtresa e njerëzve me shtëpi katër katëshe "të papunë dhe të varfër" që kishin zaptuar prona, tokë e terrene të shtetit dhe ishin individët më informal me lejen e SB-së dhe partisë së tij!

U shpikën të "varfërit" e bregdetit që kishin me vete dhe "avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët po të varfër të partisë" të cilët nuk kanë lënë ligj pa thyer, deri sa erdhi koha e vrasjeve makabre nëpër rrugë! E vrasjeve për tokën dhe pronën, të cilat ja kanë kaluar vrasjeve të Enver Hoxhës për politikë dhe ideologji! "I varfëri" demokratik, mori shkolla pa mësuar dhe mori poste deputeti, duke qenë një maskara biznesi dhe trafikant! E majta imitoi PD-në në këtë mënxyrë të qelbur si "BerishoIdea" që kishte dhënë lejen e "të varfërit demokratik"! "I varfëri demokratik" u edukua për dy dekada rresht, si të vidhte gjithçka dhe në rradhë të parë shtetin e në rradhë të dytë pronën private. U lavdërua kur donte partia, të shkërmoqte ligjin! Të mos pyeste për rendin dhe shtetin ligjor! U edukua i "varfëri demokratik" të gënjente për jo vetëm varfërinë tij abuzive e cila ju binte në qafë të varfërve të vërtetë të këtij vendi, por dhe çohej në "kryengritje" kur tashmë ligji dhe shteti, nuk ja përkëdhelte me kokën e tij të trashur nga grabitjet në emër të demokracisë!

Pikërisht këtë gjë po luan si kartë të fundit si PD dhe njeriu që po mundohet ti vërë për herë të tretë flakën Shqipërisë! I bashkuar me dishepujt e tij "romantikë" të delirit me të "varfër demokratikë" që duan medemek lirinë dhe demokracinë" tashmë ju ka mbetur një rrugë dhe ajo është përplasje mundësisht me dhunë, që të bëhet dhe pakti i fundit kundër shoqërisë qytetare dhe pro "tyre si lidership e militantëve të varfër demokratikë"! Kjo është dhe tentativa e fundit të cilën Europa me sa duket e ka kuptuar! Po, ka kuptuar të "varfërit" demokratikë që duan të mbajnë Shqipërinë në këtë parim, që të sundojnë ato që prodhojnë të "varfër demokratikë" duke ju rënë në qafë njerëzve që punojnë, që jetojnë në demokraci dhe paguajnë për lirinë dhe demokracinë, por edhe për sigurinë e tyre në shtet ligjor! E kanë kuptuar dhe në SHBA se me kë kanë të bëjnë në këtë farë lidershipi "demokratik" dhe me këtë filozofi folk-tiranike! Kanë kuptuar se thirrja e këtij lidershipi është se "i varfëri demokratik" ka të drejtë të shembë shtetin, ta sulmojë atë me dhunë, me molotov dhe armë, të djegë institucione, ta shkelmojë kushtetutën dhe të djegë vendin - pse medemek është i varfër, që kërkon lirinë dhe demokracinë! A do t’i tolerojë kjo shoqëri të gjithë këta monstra jo vetëm djathtas që kanë të tillë "BerishëIde"? Reforma në Drejtësi pikërisht këtë gjë duhet të rregullojë! Këtu do të jemi dhe do të shikojmë se sa të interesuar, do të jenë në klasën politike, të ndreqin një krim të tillë politik dhe filozofi të ndyrë folk-tiranike". 

Nga Besi BEKTESHI