BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Financat e turbullta të partive

Financat e turbullta të partive

Përllogaritje jo zyrtare flasin për fonde të nivelit të 160-180 milionë eurove, të cilat kanë qarkulluar në duart e partive tona kryesore, në fushatat zgjedhore që nga viti 2002 e këtej, në masën mbi 80 përqind të pakontrolluara nga institucionet shtetërore përkatëse. Ligji për partitë politike është i vitit 2000 (https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200928110219Ligji%20p%C3%ABr%20partit%C3%AB%20politike.pdf , edhe pse amenduar disa herë, deri dhe dy vjet më parë. Ai përbën një dështim të plotë për t’i kontrolluar financiarisht këto grupime publike dhe një Vaterlo të mirëfilltë në luftën për moscënimin e interesit publik dhe qytetar, nga aktiviteti financiar i fshehtë (okult) i partive, megjithë disa ndërhyrje-arnime të viteve 2011, 2014 dhe e fundit më 2020(https://kqz.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/ligji-per-partite-politike-2020.pdf ). Ligji prapë ka nevojë urgjente të amendohet sërisht, me dispozita ligjore shtesë të detyrueshme për aktivitetet e partive politike, që kanë të bëjnë me vetë-publikimin e pasqyrave financiare, me informacione të detyrueshme në lidhje me anëtarët e tyre, për të përcaktuar nivelin e kuotizacioneve që derdhin. Shtesa ligjore duhet të përcaktojë qartë detyrimin kohor kur partitë duhet të dorëzojnë bilancet periodike, të ardhurat dhe shpenzimet, njëlloj sikurse sot ligji fiskal detyron çdo njësi ekonomike të paraqesë bilancin brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Ligji duhet të jetë shumë i qartë dhe i detajuar në lidhje me dhuruesit, donatorët e fushatave dhe ata që ofrohen gjatë viteve jo zgjedhore. Kjo nismë ligjore duhet po ashtu të përfshijë Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si dhe organet e tjera ligj-zbatuese të fushës, për hetim efektiv e gjithëpërfshirës në lidhje me rastet e financimit të dyshimtë të partive politike, duke zbuluar burimin e të ardhurave. Pak kush nga ne, për shembull, di që Ligji i vitit 2000 nuk lejon donacione nga subjekte juridike apo individë të huaj për partitë shqiptare. Lind pyetja: kush do ta ndërmarrë këtë nismë ligjore? Deputetë të partive të sotme politike parlamentare? Të partisë kryesore në opozitë, që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e fakton se ka marrë para nga lobim i turbullt rus? As që bëhet fjalë. Do të duhej një lëvizje spontane e shoqatave joqeveritare shqiptare për të mbledhur 20 mijë firma qytetarësh, por ato janë tepër të zëna me gjueti fondesh donatorësh. Ndërkohë, është e rrezikshme t’i lësh partitë tërësisht të lira në transaksionet e tyre financiare. Më e pakta, ndodh kthimi i “ndereve” biznesit donator me akordime tenderësh dhe mënjanim të konkurrencës së ndershme për paranë shtetërore. Partitë duhet të detyrohen, me ligjin e ri, që të mbajnë regjistrat e tyre financiarë për një afat kohor ligjor të gjatë, për të ndaluar dukurinë e asgjësimit të këtyre regjistrave menjëherë, sikurse ka ndodhur rëndom në vitet e fundit. Mos parashikimi i kësaj norme ligjore në ndërhyrjet e viteve 2011, 2014 dhe madje edhe 2020 jo plotësisht, s’ka bërë të mundur që subjektet politike në rastet e financimeve të dyshimta, ta kenë të lehtë t’i shpëtojnë hetimeve të mëvonshme, që mund të zhvillohen për raste të tilla. Partitë politike në Shqipëri duhet të detyrohen me ligj t’i publikojnë vetë-deklarimet financiare për publikun e gjerë, si dhe për anëtarët e tyre. I vetmi informacion deri tani është ai i mundësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) dhe i publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Mungesa e transparencës në këtë aspekt është flagrante dhe nuk mundëson një akses publik të qytetarëve mbi partitë politike, duke i bërë këto të fundit krejtësisht të papërgjegjshme dhe jo llogaridhënëse përpara qytetarit dhe opinionit publik. Në faqet zyrtare të internetit të partive politike në Shqipëri sot nuk gjen ekziston asnjë informacion i vlefshëm lidhur me financimet e partisë, donatorët, kuotizacionet financiare, etj. Në të gjitha partitë, anëtarët e konsiderojnë të vështirë sigurimin e informacionit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partia e tyre. Kjo është skandaloze dhe paradoksale, në një kohë kur me Ligjin mbi të drejtën e informimit, transparenca publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard bazë për çdo institucion publik. Por ama deri më sot jo për partitë politike! Edhe pse vetë partitë ofrohen gjeneruese dhe monitoruese të këtij ligji, ato nuk kanë përmbushur asnjë nga standardet e kërkuara prej tij. Ligji i vitit 2000 është një dinozaur i pazbatueshëm gati në çdo dispozitë të tij. Sipas tij, ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksioner i tij në rast se ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 2 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milion Lekë, ushtron veprimtari në fushën e medias, ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme, ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Praktika ka sjellë të paktën një mijë raste të shkeljes së kësaj dispozite ligjore. Ligji duhet amenduar sërish urgjentisht. Gjobat dhe sanksionet duhet të shtohen me herë. Po kush do ta marrë këtë nismë?