BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Finish “masakra zgjedhore”, tashmë kemi “dashuri pushtetore”

Finish “masakra zgjedhore”, tashmë kemi “dashuri

Në analizë të qetë pas dy “minikongreseve” të dy forcave politike kryesore shqiptare, PS dhe PD vëren një fenomen të përbashkët: butësi në trajtimin e kundërshtarit, ndryshe siç jemi mësuar për vite e vite të tëra. Edhe Basha fillimisht në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë dhe më pas edhe Rama në mbledhjen e Asamblesë së partisë së tij, i kishin fshehur “kallashët” dhe nuk shkuan deri aty sa t’i dhuronin lule njëri-tjetrit, por të paktën nuk u qëlluan me gurë. Vetëm Rama, mjeshtri i sarkazmës nuk i shpëtoi tundimit dhe vetëm me një frazë e qëlloi kundërshtarin teksa krahasoi Bashën e tij të sapozgjedhur në forumet e partisë me kryetarin e opozitës. Duhet të ketë qënë sforcim i stërmadh se si duroi ai pa thumbuar kundërshtarët. Por fillimisht paqen e paraqiti Basha në “minikongresin” e partisë së tij. Ndoshta nuk kam qënë unë i vëmendshëm, por në asnjë fazë të kësaj mbledhje ai nuk e përmendi asnjëherë masakrën zgjedhore që sipas tij dhe të tijve u bë më 25 prill dhe sipas ligjërimeve të tij të mëparshme do të ishte kauza e partisë së tij sepse “fitorja kishte qenë e tyre po iu ishte rrëmbyer nga hajdutët”. Kësaj radhë hajduti nuk ishte ftuar të ishte në sallë, por edhe në horizont nuk dukej. Për partinë ishte e rëndësishme të diskutohej për pjesëmarrje aktive në Parlament dhe se kush e kush të rrëmbente nga një copë “tortë” pushteti brenda partisë. Siç ndodh në evenimente të tilla, një pjesë dolën kryelartë dhe me detyra më të larta se ç’kishin menduar e të tjerë me kokën mënjanë sepse u spostuan nga detyrat që kishin. Dukej se procesi ishte transparent, por çudia ishte se si me magji, nuk u miratuan për në kryesinë e partisë kundërshtarët e Bashës dhe më çuditshëm edhe dhëndri i Berishës. Ky vetë me praninë e tij bëri që të heshtnin të gjithë për një vendim të mundshëm që mund të merrej për të pas kërkesës së ambasadores amerikane për të mos qënë në Parlament. Nuk u mor në atë mbledhje, por një vendim i tillë duhet marrë para datës 10 shtator kur edhe do hapet sesioni i 10 i Kuvendit, gjë që e sanksionoi edhe vetë presidenti në shkarkim Ilir Meta. Natyrisht që është një vendim nga më të vështirët që ka marrë kjo parti deri tani sepse bëhet fjalë për një kërkesë nga një ambasadore që luan realisht rolin e guvernatores në vendin tonë dhe vendosmërisë së atij që ka qënë strumbullari i politikës shqiptare prej gati 30 vjetësh. Qetësia mbizotëroi edhe në mbledhjen e Asamblesë së PS. Ndonëse aty nuk u zbatua asnjë nen i statutit, por u dëgjua vetëm zëri i njëshit, siç ka ndodhur gjithnjë, çdo gjë u mbyll paqësisht. Nuk pati alternativa, por zgjedhjet e Ramës gjithmonë kanë qenë urdhëra për asambleistët. Vetëm në zgjedhjet për anëtarë të Kryesisë pati me sa duket ndonjë rrjedhje jashtë dëshirës së kryetarit. Edhe këtu, mbase kam qenë unë i pavëmendshëm, por mungoi sarkazma e Ramës për kundërshtarët, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, përveç asaj frazës së krahasimit midis dy Bashave. Rama u mor kryesisht me “shtëpinë e tij”, PS ku kërkoi me të madhe rritjen e besueshmërisë së saj në popull sepse meraku i tij janë dy zgjedhjet që janë në horizont, ato lokalet dhe ato të përgjithshme, ndonëse ende nuk është larguar aroma e këtyre që sapo mbyllëm. Përmes fjalës së tij ai edhe përcaktoi se deri kur do dëshironte ai që PS të jetë në pushtet dhe larg e caktoi afatin. Por pse kjo butësi në sjelljen e dy partive që deri tani kanë skërmitur dhëmbët me njëra-tjetrën? Asnjëherë nuk e kam dëshiruar sjelljen e një kolegeje që në çdo pjesëmarrje në ekranet televizive një e dy dhe deklaronte “sipas burimeve të mia të brendshme” duke i dhënë rëndësi më shumë se sa duhet lajmi që do thoshte, por sot do ta perifrazojë. Njëherazi do marrë edhe rolin e Alfred Cakos që dallohet për parashikimet e famshme të tij. Sipas burimeve të mia nga kanalet dhe tunelet e brendshme partiake mësohet se një Mukje e madhe po përgatitet për të mos thënë se është përgatitur dhe pret kohën të bëhet publike. Jo nën kujdestarinë e ambasadores amerikane, por nën komandën e Sorrosit të vogël që këto kohë e ka vizituar si shumë shpesh vendin tonë, madje ishte i pranishëm edhe kur erdhi këtu Dua Lipa e famshme, dy kryetarët e partive kryesore kanë firmosur një dokument të rëndësishëm që do të sjelli qetësi në politikën shqiptare, por nuk i jep zgjidhje demokracisë në vendin tonë. Sipas këtij dokumenti të Mukjes moderne, së pari bëhen dalje përfundimisht nga politika e dy nga protagonistët e saj në këto vite, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për të parën herë në praktikën politike të tij, Lulzim Basha ka pranuar të bëhet trim dhe të marrë vendimin për largimin e “babait të tij politik”, me bindje, por i sigurtë. Kurse Rama do ta shfrytëzojë Metën sa të mbyllë procedurat e çeljes së sesionit të radhës së Parlamentit dhe miratimit të tij si kryeministër dhe të ministrave të tij dhe pastaj do t’i thotë “lamtumirë”. Por nuk është vetëm kaq. Dy “kryepleqtë” e politikës shqiptare kanë rënë dakord që pas disa muajsh të bëjnë ndryshime të shumta dhe të rëndësishme në Kushtetutë. Nga ndryshimet kryesore do të jetë roli dhe detyrat e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë. Sipas këtyre ndryshimeve roli i tij nuk do të jetë thjesht honorifik, por ai do të ketë një rol vendimtar në politikën shqiptare. Ai do të jetë në një farë mënyre “tutor” i kryeministrit. Këto ndryshime do të bëhen siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, duke iu përshtatur edhe emrave konkretë që do të jenë në këto detyra. Basha dhe Rama kanë rënë dakort që ky i fundit, pas rraskapitjes në këto 8 vjet qeverisje të bëjë pak pushime dhe për një periudhë 7-vjeçare, nga 5 që është aktualisht, të strehohet në Presidencë. Kjo do të zgjerohet jo vetëm në strukturë, por edhe në vendimmarrje. Basha më së fundi do të marrë detyrën që e sheh në ëndërr këtu e 12 vjet, atë të kryeministrit. I bindur se Ramën ai nuk e mund dot në asnjë palë zgjedhje që do të zhvillohen në vendin tonë, ai ka dëgjuar këshillën edhe të miqve të tij shoqërorë e politikë për të ndarë pushtetin së bashku me Ramën. Por edhe këtu ai nuk do t’i ketë fuqitë si kryeministri i sotëm. Sipas kësaj marrëveshje, Basha vërtet do të jetë kryeministër, por qeveria e ardhshme do të jetë e ndarë 30% me 70% me socialistët. Këta jo vetëm do të ruajnë shumicën në qeveri, por edhe të drejtën legjitime për të mos miratuar në mbledhjet e qeverisë ligjet që nuk bëhen sipas oreksit të tyre. Interesi i Bashës dhe partisë së tij në këtë zgjedhje është se do të ketë 5-6 ministra dhe përmes tyre do të bëjë të mundur edhe punësimin e dhjetëra – qindra militantëve që deri tani janë sfilitur nëpër beteja elektorale dhe mitingje që dolën pa bereqet. Interesi i dy partive në këtë marrëveshje është fakti se do të ketë qetësi në betejën politike, do t’i japë përshtypjen botës që tashmë ata merren vesh përsëmbari dhe se nuk ka asnjë pengesë për pranimin e Shqipërisë në të gjitha organizmat europiane ku dëshirojmë të jemi pjesë. Do të jetë një qetësi e rreme ku më i fituar si gjithmonë do të dalë Rama, sepse Bashës gjithmonë i bie “letra me vrimë”. Më i humbur në këtë Mukje moderne do të dalë populli që si përherë do të marrë 30-40 mijë lekë asistencë dhe do t’i gëzohet rrogës minimale 300 mijë lekë ndërkohë që zengjinët do vazhdojnë ta mjelin këtë të mjerë Shqipëri.