
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Firmave të rrugëve nacionale në Sarandë pas asfaltimit, ju humbasin sinjalistikat

Shkruar nga Bardhyl Bejko 13 Nëntor 2023

Pas një periudhe kohore shumë të gjatë, segmenti prej dy kilometër i Qafës së Gjinos, pjesë e rrugës Kardhiq - Sarandë, u zgjat pothuaj sa hapja e tunelit të Skërficës. Edhe pse pluhuri shoqëronte qindra automjete dhe udhëtarë, ndërtimi i një pjese kaq të vogël rruge zgjati pafund. Edhe me mjete rrethanore, me kazma e lopata, do kishte përfunduar në një periudhë shumë më të shkurtër. Jo më me tërë ato mjete që zotëron firma e ndërtimit të rrugës. Duke parë zvarritjen e përfundimit të kësaj pjese rrugore, e cila bashkon dy skajet e rrugës pranë fshatit Shelegar, na nxiti në emër të shpejtimit të përfundimit të saj dhe problematikave që krijonte mospërfundimi i saj, të shkruanim vëzhgimin në gazetën “sot”, “Qafa e Gjinos, si qafa e patës”, duke u nisur nga relievi kodrinor që ka vërtetë formën e qafës së patës, por edhe si simbolikë për vetë formën e lakuar të rrugës e ngjashme me atë të qafës së patës. Pas vëzhgimit, firma u mobilizua të përshpejtojë punimet dhe më në fund u asfaltua. Si radhë pune pas asfaltimit dhe mureve mbrojtëse, normalisht duhet të vijoj puna për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe ato vertikale. Pikërisht pasi kaluan muaj dhe sinjalistika mungonte, u telefonuam përfaqësuesve të firmës për t’u interesuar kur do të vendosej sinjalistika, pasi ky segment rrugor ka një fluks të lartë mjetesh që udhëtojnë, jo vetëm gjatë verës, po në çdo kohë. Nga përfaqësuesi i firmës na garantuan se shumë shpejt sinjalistika do vendoset dhe rruga do marrë pamjen e një rruge nacionale me sinjalistikë horizontale, me vendosjen e gradiolave mbrojtëse,me vijëzimet për të ndarë korsitë dhe e bëjnë rrugën të aksesueshme edhe gjatë natës. Sipas firmës do pritej të kalonte sezoni veror dhe të lehtësohej lëvizja e mjeteve. Kanë kaluar muaj nga shtrimi i rrugës, por ende asnjë ndërhyrje për vendosjen e sinjalistikës. Duket sikur firmës i kanë vjedhur bojën e bardhë fosforeshente dhe tabelat orientuese. Po kështu nuk ka gjetur ende mbrojtëset anësore. Ka një Drejtori të Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministri përkatëse, të cilat kanë detyrimin ligjor të ndjekin afatet kohore dhe cilësinë e punimeve të çdo rruge. Po mungon kontrolli dhe tabelat ku përcaktohen të dhënat, data e fillimit, kostoja e punimeve,investitori dhe firma ndërtuese, po këto tabela informuese humbasin çdo kuptim dhe përmbajtje. Pothuaj bëhen pa asnjë vlerë përderisa nuk zbatohen ato që shkruhen në to. Në segmentin rrugor Shijan- Sarandë, kujt i ka rënë fati të udhëtojë natën, ka kaluar si në një tunel të pandriçuar. Askush nuk e di se cilin ka përballë, kush e parakalon, cila është korsia e tij, a është i pozicionuar saktë apo udhëton në boshllëk. Dhe e tërë kjo vështirësi e shoqëruar me rrezik për ngjarje të rënda dhe përplasje fatale, që shoqërohen me humbje jete, nuk i shërbejnë firmës së ndërtimit të kësaj pjese të rrugës, duke e lënë si një shteg pa asnjë sinjalistikë. Nuk është ky segment rrugor, i vetmi ku nuk ka sinjalistikë. Që lihet në harresë për ta përfunduar tërësisht se rruga nuk mund të konsiderohet e përfunduar thjesht me hedhjen e shtresave të asfaltit. Nuk është e vetmja rrugë pa sinjalistikë. Nuk mund të numërojmë rrugët e tjera në tërë vendin pasi shembuj të tillë janë jo pak. Këtu po flasim vetëm për dy- tre segmente në territorin e Sarandës. Përfundimi i asfaltimit të segmetit rrugor, Ura e Bistricës, Krane- Vagalat deri ku ishte përfunduar rruga nga Qafë Bota qysh prej vitit 2010 e papërfunduar në pritje prej 14 vitesh është zgjidhje e mirëpritur dhe e vlerësuar. Edhe pse pas një pritje të gjatë pa asnjë kusht teknik i shërbeu drejtuesve të mjeteve. Pas përfundimit të asfaltimit të këtij segmenti shumë të rëndësishëm që lidh Shqipërinë dhe qendrave të banuara me Greqinë përmes Qafë Botës si edhe me rrugët e tjera ende nuk është shoqëruar me vendosjen e sinjalistikës. Edhe ky segment rrugor prej afër njëzetë kilometër ka shumë mundësi të mbetet për një kohë të gjatë pa sinjalistikë. Rrugës i mungojnë vijëzimet e bardha, tabelat orientuese, sinjalet anësore fosforeshente dhe gjithçka kërkohet për t’i dhënë asaj përmasat e një rruge cilësore, aq më tepër që është një segment shumë i rëndësishëm, jo thjesht kombëtare, por edhe ndërkombëtare. I mbetet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, supervizorëve dhe vetë ministrisë përkatëse të kontrollojnë kryerjen e të gjitha fazave të punëve për t’i dhënë përdoruesve rrugë cilësore me të gjitha parametrat e nevojshëm. Nuk është normale dhe është e patolerueshme që një rrugë të fillojë të mbetet rrugëve dhe të zgjatet pa fund përfundimi me tërë parametrat e nevojshme. Qytetarët vlerësojnë veprat e përfunduara me tërë parametrat e nevojshme me cilësi dhe sipas projekteve të miratuara. Është domosdoshmëri kontrolli i zbatimit të kritereve të nevojshme dhe mbi të gjitha zbatimi i çdo detaji deri në vënien e rrugës në shërbim të përdoruesve të saj. Një rrugë gjysmake, aq më tepër pa sinjalistikë është thjesht një shteg pa asnjë parametër inxhinierik dhe kërkesave të ligjit. Rruga pa sinjalistikë është sikur mos të ketë fare rrugë. Firmat e ndërtimit të segmentit rrugor të Qafës së Gjinos dhe asfaltimin e segmentit Ura e Krane- Vagalat kanë përgjegjësinë ligjore që buron nga kontratat me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të vendosin urgjent sinjalistikën horizontale dhe atë vertikale. Ndryshe nuk mund të pretendohet se rrugët janë përfunduar. Përgjegjësinë për këtë e ka jo vetëm firma ndërtuese, po së pari institucionet përkatëse. Le të presim mbase do shikojmë reflektim për të realizuar detyrimet kontraktore dhe kjo vlen edhe për sinjalistikën urgjente në dy segmentet rrugore Qafa e Gjonos dhe Krane- Vagalat.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
