BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Firmëtarët e marrëveshjes së detit kërkojnë ta faturojnë tradhtinë

Firmëtarët e marrëveshjes së detit kërkojnë ta

Guri i hedhur në lumë nga ish-qeveria e Sali Berishës, për marrëveshjen e detit me Greqinë, ka përfshirë politikën, diplomatë, mediat, specialistë të fushës së ujërave dhe kufirit detar. Kjo ngjarje që e ka zanafillën në 2009, është kthyer në një telenovelë banale, ashtu si shumë të tjera gjatë kësaj epoke të gjatë tranzitive. Kjo marrëveshje në çdo prizëm që ta analizosh, si nga veprimet diplomatike ashtu dhe në përmbajtje bie erë tradhëti kombëtare. Por ata që gatuan dhe krijuan këtë konflikt artificial, në këto përmasa, po bëjnë ç’është e mundur t'i shmangen apo t'ua faturojnë pasardhësve të tyre në qeveri. Historikisht kombit tonë mallkimi biblik i tradhtisë kombëtare, nuk i është ndarë deri në ditët e sotme. Për këtë fenomen flasin faktet dhe ngjarjet e shumta, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Por tradhtia më e madhe qëndron në elitat politike, të cilat në vend që të bëhen epiqendra e unitetit kombëtar, fatkeqësisht ato janë dhënë pas interesave personale, partiake, që kanë nxitur përçarje, urrejtje e deri në hakmarrje politike. Historia e kombit tonë ka arkivuar jo pak akte tradhtie, por që nuk është bërë e mundur parandalimi i tyre. Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti që mbrojti për 25 vjet krishterimin europian nga invazionet otomane, duke folur për tradhtinë thoshte: "Nëse magjistari, ushtari, kleriku janë mashtrues dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtylla në vëndin e krimit, ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm". Themeluesi i shtetit të parë shqiptar Ismail Qemal Vlora, duke folur për këtë fenomen do të shkruante; "Pa vrarë tradhtinë, nuk mund të bashkohet Shqipëria". Nëse do të nisemi nga insertet e kësaj natyre, do të përmendnim atë të vitit 229 para Krishtit, kur ushtritë romake me 200 anije, u nisën kundër ilirëve në drejtim të Korkyrës. I ngarkuari i mbretëreshës Teuta, Dhimitër Fari, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ua dorëzoi qytetin romakëve. Më pas romakët invaduan Apoloninë, Dyrrahun, duke kaluar edhe më në veri kundër Isës dhe Farit. Por Dhimitër Fari nuk u mjaftua me kaq, sepse sipas dokumenteve historike, ai u dorëzoi romakëve edhe flotën ilire. Imazhin e kombit tonë si trashëgues i etnotipit të veçantë në Ballkan, e kanë përdhosur jo pak tradhtarë të mëvonshëm duke filluar nga i pabesi Hamza Kastrioti. Megjithëse ishte nip dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit, më 1457 kaloi në anën e osmanëve, duke udhëhequr këta trupa në betejën e Ujbardhës, ku u zbulua edhe tradhtia e Hamzait. Pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemal Vlora, do të veçojmë tradhtinë e Esat Pashë Toptanit, i cili jo vetëm nuk e quante veten më shqiptar, por ishte i lidhur me mbretëritë fqinje nga të cilat edhe paguhej. Por aktin e poshtërsisë së tij e vulosi me dy plumba, djaloshi trim patriot e atdhetar i flaktë i kombit tonë, Heroi i Popullit Avni Rustemi. Më 13 Qershor të vitit 1920 para hotel Kontinental në Paris, ai e shtriu për tokë Esatin bashkë me tradhtinë e tij. Por ky mallkim nuk mbaron këtu, sepse edhe më pas do të vazhdonte me Ahmet Zogun, që disa nostalgjikë duan ta ngrehin lart figurën e tij, i cili erdhi në krye të shtetit shqiptar me ndihmën e bajonetave serbe. Me vetëshpalljen e tij mbret i shqiptarëve, ai e vuri Shqipërinë bashkë me Bankën Kombëtare Shqiptare, nën kontrollin plotë të Benito Musolinit. Mori nga rezervat e shtetit shqiptar 3 kv flori dhe iku nga sytë këmbët, duke e lënë Shqipërinë nën pushtimin fashist. Por akti i fundit është ai i vitit 2009, kur ish-qeveria e Sali Berishës firmos marrëveshjen e shitjes së detit Greqisë, nga ministri i tij i Jashtëm Lulzim Basha. Kjo intrigë diplomatike e firmosjes së kësaj marrëveshje, ka krijuar një valë të nxehtë diskutimesh, të cilat po e mjegullojnë më shumë çështjen se sa po e sqarojnë atë. Hedhja poshtë e kësaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese, nuk u përfill nga qeveria e atëhershme, e cila e ka bërë edhe më të nxehtë këtë çështje. Ky akt i paprecedentë i qeverisë Berisha, ishte një iniciativë pa patur një platformë, një strategji përgatitje për të hyrë në bisedime, por bëhet në mënyrën më të paskrupullt e hipokrite. Diplomacia foshnjarake e kësaj qeverie, i hyri kësaj çështje qorrazi, pa marrë parasysh asnjë dokument të mëparshëm, që evidenton kufijtë tanë tokësorë e detarë, si dhe dokumentet historike të Ministrisë së Jashtme. Ky akt përbën copëtimin e tretë të Shqipërisë, pas atij të Kongresit të Berlinit më 1878, ku Mali i Zi shpërblehet duke i dhënë dy krahinat tona Plavën dhe Gucinë. Kurse Serbisë ky kongres i jep zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës dhe Leskovacit. Copëtimi i dytë i Shqipërisë u bë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, kur u lanë jashtë Shqipërisë Kosova dhe Çamëria. Më pas Ahmet Zogu për të shpërblyer serbët, për ndihmën që i dhanë duke e sjellë në pushtet, u dhuron Shën Naumin. Nga ky naivitet i diplomacisë së qeverisë Berisha, Greqia pretendon se duhet të marrë 12 milje nga deti Jon, Kjo marrëveshje që u bë pa ekspertizë, pa përvojë, ra në kurthin e grekëve, të cilët e nënshtruan qeverinë e vitit 2009 të PD, e cila nuk ishte në gjendje ta kundërshtonte atë. Më keq akoma kur një vend antar i NATO-s dhe BE, përfitoi nga naiviteti i diplomacisë shqiptare, që nuk pati guximin ta kundërshtojë këtë akt, por firmosi qorrazi duke treguar inkompetencë, inferioritet e paaftësi. Kjo diplomaci nuk përfilli aleatët, të cilët ofruan ekspertizë, por qeveria nuk denjoi t'u bindej atyre, kështu Greqia po shfrytëzon të gjithë arsenalin diplomatik, duke futur në lojë si gjithnjë edhe qarqet ortodokse, të cilat janë pjesë e vendimmarrjes së tyre politike. Nëse Shqipëria ka një akt juridik ku duhet të bazohen patjetër bisedimet, Greqia pa patur një akt të tillë, vazhdon t'u bjerë kambanave, duke patur parasysh firmën e ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha. Këtë çështje pala greke e ka shtruar që në vitin 2007, e cila ka kërkuar bisedime për shelfin kontinental, por delegacioni shqiptar i paaftë, e ka transformuar objektin e bisedimeve nga shelfi kontinental në kufirin detar. Pavarësisht se Shqipëria ishte e kushtëzuar për anëtarësim në NATO e MSA, që duhej të arrihej në një kohë rekord, strategjia e negocimit, modalitetet dhe elementet e tjerë të karakterit teknik jo vetëm mungonin nga qeveria Berisha, por ato nuk ju bënë kurrë të njohura publikut. Sipas specialistëve në bisedimet e ardhshme, pala shqiptare nuk duhet të bjerë në këtë lojë hipokrite, por duhet të mbështetet tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010. Ajo duhet të trajtojë dhe të bëjë objekt diskutimi dy çështje, siç janë shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive. E gjithë kjo histori e turpshme me pasoja kombëtare, ngarkon me përgjegjësi firmëtarët, të cilët nuk duhet t'ua faturojnë të tjerëve, duke u fshehur pas gishtit. Ata duhet të përgjigjen ligjërisht para sistemit juridik shqiptar, për të gjithë pasojat që rrjedhin nga kjo marrëveshje që mban erë tradhti.