BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fisnikëria e një Frashëlliu në jetë

Fisnikëria e një Frashëlliu në jetë

Gjurmët naziste në memorien e një fëmije...

Në udhëtimin tonë të përditshëm na ndodh të takojmë njerëz interesant me të cilët biseda nuk duhet të mbarojë kurrë... I tillë është edhe një prej pinjollëve të familjes Frashëri, për të cilin meriton të shkruhet me gërma të arta. Ruzhdi Frashëri është sot 80 vjeç dhe si çdo bashkëmoshatar i tij lufton me sëmundjet e moshës. I lindur më 20 shkurt 1942 në Kagjinas, Kolonjë, fati i keq e solli që ai të përballej që në fëmijërinë e tij me vështirësitë e jetës. Në 6 korrik 1943, ai ishte vetëm një vit e gjysmë, kur trupat e Divizionit të Parë Malor të Ëehrmacht po udhëtonin nga Korça në drejtim të Janinës në Greqi, ata u përballën me veprime luftarake në dalje të Barmashit nga një pritë të organizuar prej njësitit partizan vendase të udhëhequra nga Riza Kodheli e Petrit Dume, si dhe nga çeta e Ballit Kombëtar. Gjermanët u kthyen prapa dhe ndaluan në fshatin më të afërt në Borovë, ku në shenjë hakmarrjeje vranë dhe masakruan plot 107 burra, gra, pleq e fëmijë. Po ashtu, forcat naziste duke ditur të gjitha lëvizjet në terren të forcave luftarake të njësiteve guerile shqiptare, evidentonin saktët dinamikën e lëvizjeve të dy çetave partizane dhe të Ballit Kombëtar, të cilat kishin qenë në përballje mes tyre në grykën e Barmashit. Pasi organizuan këtë goditje ndaj autokolonës gjermane forcat partizane e balliste u zhvendosën nga Borova dhe me flakë hedhës në fshatrat përreth duke ndjekur lëvizjet e tyre si në Gozhdarazhd, Kamnik, Sanjollas, Podë dhe Kagjinas, për të cilën pak flitet. Aty nazistët kryen dhe një masakër të ngjashme në mesin e popullatës civile, duke vrarë 11 njerëz të pafajshëm dhe djegur 11 shtëpi. Midis tyre ishte dhe Hamdi Frashëri, babai i Ruzhdiut dhe dy familjarë të tij. Të ardhur në Kagjinas rreth pesë vjet më parë nga Frashëri, nga një derë e njohur në mbarë trevën e Kolonjës, Përmetit dhe Skraparit, Hamdiu la jetim djalin Ruzhdi dhe dy vajza. Ky ishte fati i Ruzhdi Frashërit. I pyetur nëse kujtonte ndonjë gjë të veçantë nga fëmijëria e tij dhe nga ajo ditë ku nazistët i vranë babain dhe mbeti jetim kujton përmes një rrëfimi plot emocion se: kur erdhën gjermanët në Kagjinas unë rastisa të isha me nënën Bylyren në çezmën e fshatit për të mbushur ujë. Në atë moment nëna, nisur dhe nga gjendja ime pasi isha rreth dy vjeç më mbante në krahë. Më kujtohet dhe më ka treguar gjithmonë nëna se një ushtar nazist erdhi të më merrte nga krahët e nënës. Ajo më kishte shtrënguar fort në gjoksin e saj, duke qenë dhe e llahtarisur. Një ushtarak i lartë gjeneral apo kolonel, qëndronte hipur mbi një kalë dhe kishte ordinancë një ushtar. Ai kërkoi që djalin e vogël ta shpinin tek komandanti. Ushtari e mori nga krahët e nënës, zbatoi urdhrin dhe e shpuri tek komandanti i tij, ku qëndronte disa metra më tutje. I hipur mbi kalë, ai pasi e përkëdheli, e puthi në ballë, e ngriti lart me dy duart dhe duke pëshpëritur në gjuhën e tij. Më pas e ktheu tek nëna, e cila priste me gjak të ngrirë. Kur nëna shkoi në shtëpi, burrin e saj e gjeti të ekzekutuar. Babai i Ruzhdiut ishte natyrisht i pafajshëm dhe nuk kishte kryer dhunë kundër ushtrisë gjermane. Shtëpia u dogj nga zjarri nazist. E tillë ishte Lufta e Dytë Botërore me pasojat dhe dramat që shkaktoi. I mbetur pa baba dhe për më tepër duke patur dhe dy vajza të mitura Adile dhe Hanëme, nëna punoi për të rritur fëmijë dhe për të mbajtur familjen. I rriti dhe i martoi të dy vajzat, si dhe djalin Ruzhdi. Me punë, me mirësi, me dashuri dhe me virtyte fisnikërie të trashëguara Ruzhdiu përballoi me sukses luftën e klasave ndonëse rrethi i tij i afërt familjar u godit padrejtësisht.

Dora e Ruzhdiut është në veprat sociale të Ersekës

Sot Luko (Ruzhdi) Frashëri, kujton me mall dhe me emocione të gjitha punët që ka kryer pa shfaqur asnjë pretendim sado e vështirë apo e rëndë të ketë qenë puna që merrte përsipër apo i ngarkohej. Ai kujton me krenari punën e bërë në fillim në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Ersekë, duke ndërtuar disa nga ndërtesat sociale që janë dhe sot në Ersekë si spitali, hotel “Borova” dhe godinën e Komitetit Ekzekutiv, sot bashkia në qendër të qytetit. Më pas, pas martesës me Selvi Rakipi, punoi më pranë fshatit në furrën e nxjerrjes së gëlqeres në Borovë. Ai punoi me përkushtim dhe energji të pashtershme për disa vjet, për të vijuar më tej punën në sektorin e transportit në Novoselë ku punoi deri në fund të viteve 1980. Më pas, me ardhjen e demokracisë u zhvendos në Tiranë ku vijoi të punonte me të njëjtin përkushtim dhe cilësi dhe pse kishte dalë në pension. Duke u bërë padashje pjesë e rrëfimeve dhe mbresave nga shumë bashkëmoshatarë dhe të njohur të tij, nuk mund të mos evidentoj në këto rreshta fjalët e tyre të ngrohta dhe të sinqerta për të. Luko siç i thërrasin në shoqëri është zemërbardhë, i dëgjuar, askujt nuk i hyn në hak, shpirt njeriu, njeri që e mban fjalën dhe punëtor i madh, punëmbaruar. Ndonëse po të përshkruash fizikun e tij, ai është shtat mesatar, por nga fiziku i shëndoshë, ai kryente një volum pune të dalluar nga të tjerët. Gjatë gjithë jetës së tij nuk ka përtuar asnjëherë të ndihmonte këdo që i kërkonte ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, për punë më të specializuara, të cilat në shumicën e tyre i kryente falas, duke treguar një humanizëm të pashoq. Punëtore ka qenë dhe bashkëshortja, e cila ndonëse ka rritur shumë fëmijë, kurrë nuk i është shmangur punës dhe vështirësive edhe kur festuan përvjetorin e artë të gjysmë shekulli martesë, shijuan shëndetin dhe forcën e martesës së tyre. Kjo pasuri e paçmuar shpirtërore reflektohet sot nga qindra të njohur të tij si mësues, agronomë, ekonomistë, financierë, inxhinierë, doktorë, stomatologë, teknikë të ndryshëm ndërtimi, punëtorë dhe tregtarë të cilët flasin me shumë respekt dhe dashuri për Lukon, mikun e të gjithëve dhe mbështetësin e tyre në ditë të mira dhe të vështira.

Fisnikëri që transmetohet

Luko edhe sot tregohet modest dhe me buzëqeshjen e tij dallon dukshëm mirësinë e tij. Ai vlerëson dhe gëzohet kur djali i tij, i nderuar Kastriot Frashëri, është një studiues, publicist dhe avokat i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit me kontribute të shquara në historinë e demokracisë shqiptare dhe në themelimin e shoqërisë civile të vendit tonë. Ruzhdi Frashëri është 80 vjeç. Urime për jetë më të gjatë, ashtu si u ka hije heronjve të punës. Shekspiri si duket është shprehur për njerëz të mrekullueshëm që me gaz dhe me të qeshura le të vijnë rrudhat e vjetra. Jeta e tij e tillë ka qenë. Një hero i punës, i mirësisë dhe i traditave të derës së madhe të Frashërit, që vlerësohet jo vetëm në mbarë trevën e tij, por edhe më gjerë. Fakt që të njohur dhe bashkudhëtarë të tij flasin me respekt për fisnikërinë, cilësitë, vlerat, punën, veprat, por dhe për humorin e tij. Këta janë heronj të heshtur të ditëve të sotme, si Luko që e përkëdhelin me dashuri të njohurit e tij. Fisnikërinë e tij e mbajnë në gojë për mirë të gjithë nga Dangëllia, Kolonja dhe deri në Tiranë. Njerëz të tillë ka nxjerrë Dangëllia e Frashëllinjve që shkëlqejnë në heshtje me veprën e tyre, me punën e ndershme dhe humane, me emrin e mirë që lënë në jetë dhe pa përfituar kurrgjë.