BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Fitore për Jonson dhe ndërtimet e Asllanit!

Fitore për Jonson dhe ndërtimet e Asllanit!

Kemi dy fitore të mëdha që realisht të bëjnë të ndjehesh disi i habitur, por dhe i qartë me atë çfarë ndodh në Europë dhe botë dhe në Shqipëri sidomos në Durrës! E para, ishte fitorja e Boris Jonson në Britani, por për mua jo e habitshme, kur shikoja se çfarë rruge kishin marrë laburistët e kryesuar nga Jeremy Corbyn. Njeriut që në 750 km nga Gllazgou në East End të Londrës thoshte se "po ju sjell një mesazh të shpresës" dhe bisedonte vetëm për shërbimin shëndetësor, atë arsimor, asistencën sociale, shtetëzimin dhe kombëtarizimin e ekonomisë, transportet publike dhe "si tju marrin paratë të pasurve dhe tju a japin të varfërve" kurse për Brexit asnjë fjalë. Corbyn pra që pyeste: Duhet të jetoj në Doëning Street? Gjithçka me parulla ultra majtise, gati gati të një "Marksizmi" jo me "update" të shekullit 21. E në fund të fushatës, asnjë fjalë për Brexit, një qëndrim dhe një model se si, apo pse. Premtoi të bashkonte vendin me të tilla slogane dhe pyetja e madhe që shtroi ishte: Nga cila anën do të qëndroni? E sigurisht britanikët ju përgjigjen se "do të rrinin nga ana e Boris Jonson", që me qenin e tij shkuan në votime pothuaj të sigurtë në rezultat, nga mërzitja e madhe e njerëzve nga zgjatja pa fund e Brexit dhe nga "majtizmat" e Corbyn, që nuk arrinte as të ngrinte peshë realisht të majtën laburiste në ishullin e famshëm që ka shpikur kapitalizmin, por dhe që ka mbajtur Marksin dhe nga ku ka dalë - "Kapitali" i tij. Corbyn nuk ishte i zoti të shfrytëzonte "youthquake" e të rinjve në vitin 2017-të dhe nuk diti të bënte një fushatë në këtë drejtim pikërisht me pasion! Corbyn u duk qartë dhe nga bashkëpunëtorët se është "armik" i kompromiseve, duke qëndruar në një ideologji të majtë mësuar në lice, pikërisht kur ishte një adoleshent. Po me të njëjtat slogane dhe batuta. U luajt jo bukur dhe pse britanikët ishin mërzitur dhe nuk ju intereson më Brexit, mjafton ta hidhnin mbas shpine e këtu po luanin me zarar dhe konservatorët, por tashmë u pa qartë se interesi u ngushtua mes përfundimit të Brexit dhe pastaj krijimit të kushteve për të bërë më të mirën, por sigurisht jo më një person që nuk mbush më mendjen dhe nuk krijon entuziazëm në Britani. Në fakt edhe ekstremi i të majtës ishte krejtësisht antagonist dhe u barazua si problem me ekstremin e të djathtës jo euroskeptike, por anti europiane, duke bërë pastaj dhe punën e tyre në mënyrë indirekte. Gjithsesi Jonson fitoi një maxhorancë e cila sipas Bill Emmott ose ish-drejtorit të Economist, mund ta bëjë dhe një populist si Jonson, një njeri me një fytyrë prej të moderuari. Sigurisht BE-ja është më e dobët, por dhe më e qetë, sepse tashmë largimi i Britanisë me "letra në rregull" është çështje e realizueshme dhe ndoshta nga Brukseli (kancelaritë e mëdha europiane) është luajtur dhe karta e fshehtë e mbështetjes për Jonson, që pikërisht kjo të ndodhte sa më mirë dhe sa më shpejt. Biles kjo është pothuaj e sigurtë se ka ndodhur. Kurse te ne ka ndodhur një tjetër rrëzim përveç atyre pallateve që po rrëzohen përditë mbas tërmetit të rëndë. Po kryesisht në Durrës, apo simboli i ndërtimeve pa mëshirë me shumicë dhe kot, të shëmtuara, të dobëta dhe kriminale, po të kemi parasysh formën dhe përmbajtjen e tyre. Një mik imi vjen nga Durrësi dhe më thotë se kishte pyetur në plazh për çmimin e banesave dhe po ashtu në Durrës. Më thotë diçka që nuk e besova në fakt. Po, çmimin më të ulët të një apartamenti ja kishin dhënë më poshtë se 200 euro dhe pse ndërtimi nuk ishte i dëmtuar dhe po ashtu disi në qytet, por diçka më shumë. I them: Ik se ti tregon shumë barsoleta! Por ai më thotë se: Jo jo se nuk po tallem, është e vërtetë. Por më shtoi se kur kishte pyetur te pallatet që kishte ndërtuar Muho Asllani i kishin dhënë një shifër prej 800 eurosh dhe që "nuk diskutohej"! Po po më tha dhe këtu fillonte "barsoleta" sepse pallatet ndaheshin në dy kategori, nga "firma Dako" e demokracisë dhe nga Muho Asllani. Pra nga pasiguria në siguri. Sigurisht në fatkeqësinë që i ka gjetur njerëzit, qytetarët e mirë të Durrësit, kjo është një gjë që dhe të vendos padashje buzën në gaz nga një e vërtetë e trishtë dhe tepër inatçore. Duke treguar anën më negative të një kapitalizmi idiot, ç'njerëzor, anti demokratik dhe anti shtet. Një marrëzi ndërtimesh që e shikon më shumë se kudo në Durrës dhe plazhin e tij. Një fatkeqësi e themeluar mbi betonin e hedhur pa rregull, pa plan dhe pa standarde. Kjo marrëzi jo vetëm politike, administrative, por dhe shoqërore i dha "frytet" e saj me tërmetin e 26 nëntorit dhe kjo ishte një nga marrëzitë tragjike të fundit. Sot njerëzit janë dëmtuar, kanë mbetur pa shtëpi dhe ju është zhvlerësuar pasuria në mënyrë të menjëhershme. Kjo është e pafalshme dhe akoma nuk duket në horizont se dikush realisht do të mbajë përgjegjësi dhe do të paguajë për një grabitje dhe marrëzi të tillë! E në qoftë se nuk mbahet përgjegjësi si zakonisht bëjmë ne si shtet dhe shoqëri, një fatkeqësi tjetër do të vijë në një formë tjetër, mënyrë tjetër, por përmbajtje të njëjtë. Durrësi ose qyteti fantastik i vegjëlisë time, i bukurisë në vitet ‘60-të dhe ‘70-të, i krenarisë kulturore dhe ndërtimore, vjetërsisë antike, e cila u mbulua me beton pa kualitet në demokraci, vuan shumë. E kjo është e jashtëzakonshme. Ai është shembulli më "par exelance" se çfarë bën kapitalizmi pa rregulla, pa ligje dhe me korrupsion galopant në Shqipëri. Po, është një fatkeqësi!

Nga Besi BEKTESHI