BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fitorja e Albin Kurtit në kurriz të burgosjes së drejtuesve të UÇK

Fitorja e Albin Kurtit në kurriz të burgosjes së drejtuesve

Pavarësisht se fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e ditës së Shën Valentinit më 14 Shkurt ishte absolute në raport me partitë e tjera të shqiptarëve të Kosovës, kjo fitore duket qartë se është në kurriz të burgosjes së liderëve të UÇK, të cilët janë ulur gabimisht me urdhër të Gjykatës së Hagës, në karriget ku duhet të ishin të pandehur politikanët dhe ushtarakët serbë të cilët ushtruan genocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më e rënda është se akoma sot qeveria serbe nuk ka kërkuar të falur për ngjarjet tragjike dhe genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës.

E parë në retrospektivë fitorja e Albin Kurtit është si “fitoret” e Pirros së Epirit, pra me shumë humbje për politikën e Kosovës. Përse? Sepse kjo fitore përmbledh luftën e ashpër midis grupimeve politike kosovare për pushtet (një luftë e heshtur e cila ka filluar që herët mbasi Tito konfirmoi si Krahinë Autonome Kosovën, me universitetin përkatës dhe flamurin shqiptar) dhe u ashpërsua pas viteve ‘80 dhe ‘90, njëkohësisht me luftën për pavarësi të Krahinës Autonome të Kosovës. Kjo luftë e heshtur midis dy rrymave kryesore njëra paqësore, e cila kërkonte pavarësinë nëpërmjet bisedimeve dhe zbatimit të ligjit të pushtuesit dhe tjetra ajo e të rinjve që kërkonte luftë kundër okupatorit serb. Njëra e drejtuar nga Rugova, dhe tjetra me drejtues të ndryshëm luftarakë si Adem Demaçi (ndërsa Albin Kurti punonte në këtë zyrë), por më në fund të drejtuar nga drejtuesi politik Thaçi. Në këtë përplasje ndikuan shumë edhe problemet me minoritetet që zinin rreth 10% të popullsisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj, Albin Kurti si i ri luftarak u dallua për herë të parë në tetor të ‘97, si lider i protestave studentore dhe në ‘98 i u bashkua UÇK dhe është arrestuar disa herë dhe hera e fundit u lirua në 2001 për shkak të presionit ndërkombëtar, por mbeti jashtë partive politike deri në 2007 kur formoi Vetëvendosjen, duke kritikuar korrupsionin e madh, madje ka qenë edhe kundër UNMIK. Albin Kurti ka qenë anëtar i Parlamentit kosovar pas 2010 për tre legjislatura rresht. Është arrestuar nga policia rumune e UN në 2007 në protesta kundër planit Ahtisari. Në 2017 fitoi 32 vende në Parlament (200.000 vota) dhe në 2019 pas dorëheqjes së Haradinajt në zgjedhje fitoi 26.7% dhe u bë kryeministër deri në 3 qershor 2020 sepse u zgjodh Avdullah Hoti dhe tani më 14 shkurt 2021 fitoi zgjedhjet me 47.6% (378,550 vota) dhe u bë partia kryesore duke u bërë gjithashtu Kryeministër për herë të dytë.

Kurti ka deklaruar se “shqiptarët e Kosovës nuk janë pro unifikimit territorial dhe politik me Shqipërinë dhe në vend të kësaj kërkojnë integrim më Shqipërinë dhe BE nëpërmjet suksesit të shtetit të Kosovës”. Kurti ka deklaruar se prioritet ka luftën kundër korrupsionit, dialogun me minoritet në Kosovë dhe BE si prioritetin kryesor, duke vendosur në vend të fundit bisedimet me Serbinë. Aktualisht Kosova është njohur si shtet nga 98 vende në raport me 198 vende që ka OKB (në total 113 vende e njohën Kosovën si shtet, por 15 vende e anuluan njohjen) https://en.wikipedia.org/wiki/Albin_Kurti. Këtu mund të shpjegohet se fitorja plebishitare e Kurtit, përveç simpatisë ndaj tij që ka populli i Kosovës si njeri i “panjollë” përsa i përket korrupsionit, një patriot i vërtetë, por edhe në një farë mënyre radikalist i majtë, përsa i përket dëshirës për të zgjidhur problemet gjë që e ka treguar burgosja disa herë madje dhe hedhja e bombave tymuese në Parlament; ka patur si aleat të fuqishëm rënien gjithashtu spektakolare të dy partive të mëdha tradicionalisht të kundërta për nga strategjitë dhe taktikat për njohjen dhe ecurinë e shtetit të Kosovës: LDK (e cila mori 13% të votave dhe PDK 17.8% të votave).

Nëse LDK humbi simpatinë e shqiptarëve të Kosovës pavarësisht se ajo u krijua nga Rugova pacifisti dhe u vazhdua nga Bujar Bukoshi, i cili krijoi FARK. Humbja e simpatisë ka ardhur qoftë nga taktikat paqësore jo produktive që ndoqi Rugova dhe partia e tij, por dhe pjesëmarrja jo aktive në luftën kundër Serbisë, por dhe nga se NATO përkrahu UÇK, si dhe nga kontradiktat për miratimin e Rezolutës 1244 në OKB, si dhe në negociatat në Rambuillet në pranverën e 1999 ku Thaçi ishte kryenegociator dhe Rugova si zëvendës i tij. Edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, LDK nuk pati asnjëherë shumicën në votime. Një shkak tjetër i armiqësisë LDK-UÇK ka qenë edhe se kush ishte udhëheqës i luftës për pavarësi të Kosovës Ibrahim Rugova apo Adem Jashari. Të dy palët arritën t`iu ngrenë përmendore duruesit pacifist Rugova dhe heroit Adem Jashari, i cili luftoi me armë në dorë për liri. Një shkak tjetër ishte konflikti i ashpër me UÇK ku LDK akuzoi drejtuesit e UÇK për vrasjen disa anëtarëve të FARK-ut dhe simpatizantëve të tyre si drejtuesin e FARK, Tahir Zemaj, i cili u vra në 2003 së bashku me nipin e tij Hasan në Pejë dhe po në 2003 u vranë dhe Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj pjestarë të FARK-ut. Gjithashtu u akuzuan drejtues të UÇK edhe për vrasjen e Bardhyl Ajetit gazetar i “Bota Sot”, Bekim Kastrati në 2001, si dhe armiqësia midis familjeve Haradinaj-Musaj që u bë dhe emblematike si armiqësi midis UÇK (PDK) dhe FARK (LDK). https://en.wikipedia.org/wiki/Armed_Forces_of_the_Republic_of_Kosovo. Humbja e PDK në votimet e fundit ishte dhe më e rënda që nuk pritej dhe këtu ndikuan jo vetëm korrupsioni gjatë qeverisjes së PDK në pushtet, por edhe akuzat e përsëritura kundër drejtuesve të UÇK që pas çlirimit të Kosovës në 1999 nga ana e shtetit serb. Por akuzat më të rënda u formuluan për vrasjet e pas luftës në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritur në 2015, por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe 8 të tjerëve, se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme pas luftës (sipas tyre). Duket qartë se Serbia dhe BE nuk kanë qënë dakord që UÇK të drejtonte Kosovën për shkak sepse në krye të shtetit të Kosovës ishin drejtuesit e Forcave të Armatosura. Për këtë arsye Serbia në mënyrë të pareshtur ka akuzuar nëpërmjet prokurorëve të Hagës, drejtuesit e UÇK për genocid dhe kjo ka kaluar në heshtje nga BE, e cila duhej të vinte përballë Serbisë akuzën për Genocid dhe jo ndaj luftëtarëve të Kosovës, të cilët luftuan me aq sa mundën për liri. Duke qenë se akuzat kundër luftëtarëve të UÇK nga ana e Serbisë për “krime” gjatë luftës nuk pati shumë sukses edhe në opinionin ndërkombëtar, sepse është absurde fakti të akuzosh luftëtarët që duan lirinë e vendit të tyre dhe të mos akuzosh pushtuesit faktikë të këtij vendi-Serbinë. Për këtë arsye u aktivizua akuza e vrasjeve të pas luftës duke aktivizuar individë qoftë nga minoritetet, qoftë ish-spiunë të Serbisë qoftë duke shfrytëzuar armiqësinë midis FARK dhe UÇK. Në këtë pikëpamje drejtuesit e UÇK u vunë në shënjestër, e cila gjatë gjithë kohës duke u shfrytëzuar dhe pakënaqësia e viteve të drejtimit të PDK për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit në drejtimin e vendit, nuk patën mundësi të drejtonin si duhet apo edhe të mbroheshin si duhet sepse goditja ndaj tyre erdhi nga vetë individë shqiptarë apo minoritarë në Kosovë, të cilat mendohet se janë nxitur edhe nga vetë shteti serb. Madje për këtë arsye me presionin serb në 2010 Këshilli i Europës akuzoi guerriljet e UÇK për vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politikë etnikë shqiptarë dhe nga minoritetet në Kosovë (https://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo_Liberation_Army). Ky presion i madh mbi UÇK dhe pjesën politike të PDK shkaktoi humbjen e rëndë të klasës politike të vjetër dhe lindjen e një partie të re hibride të drejtuar nga një ish-anëtar i UÇK si Albin Kurti dhe nga një ish-anëtare e LDK Vjollca Osmani. Fitorja e Albin Kurtit jep shpresa për një të ardhme më të mirë të Kosovës, e cila do të shihet në ditët e ardhme, por ka akoma rezerva në këto drejtime, për sa i përket drejtimit të shtetit të Kosovës: Mungesa e përparësisë në bisedimet më Serbinë; Mungesa e dëshirës nga ana e të dy drejtuesve politikë që fituan zgjedhjet e “Shën Valentinit” si Kurti dhe Osmani, për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë si vendi amë; E kaluara “radikaliste” e Albin Kurtit në zgjidhjen e problemeve; Mungesa e dëshirës për të mbrojtur luftën e UÇK dhe popullit të Kosovës kundër pushtuesit serb; Dyshimet se armiqësia e vjetër e dy rrymave politike njëra properëndimore dhe tjetra pacifiste me ngjyrime pro-turko-islamiste, mund të vazhdojë nëpër ulluqe të tjera, gjë që mund të dëmtojë edhe lidhjet ndërkombëtare por mund të dëmtojë seriozisht edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, politikanët e të cilës gjithashtu janë të ndarë përsa u përket problemeve politike dhe mënyrës së zgjidhjes së tyre në Kosovë. Le të shpresojmë se popullariteti pragmatist i Kurtit dhe feminiteti politik i Osmanit do të qetësojnë Kosovën dhe do ta drejtojnë atë drejt BE.