BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fitorja e ekstremit të djathtë Italian në një botë ekstremesh

Fitorja e ekstremit të djathtë Italian në një botë

Vazhdon të komentohet ende në mënyra të ndryshme fitorja e “Fratelli D’Italia” dhe Giorgia Melone në shtetin fqinjë. Europa duket e shqetësuar, e trembur ngase kjo mund të shndërrohet në precedent, të përhapet në të gjitha vendet e kontinentit plakë, të rikthejë gjuhën e urrejtjes racore dhe të shënojë regres në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut. Teksa disa parti të spektrit të djathtë, kryesisht të Lindjes, (përfshirë Shqipërinë) e shohin këtë si një mundësi për revansh ndaj partive të majta apo të qendrës që udhëheqin në vendet respektive prej disa mandatesh. Ajo që ra në sy gjatë fushatës së Giorgia Melone ishte fryma antiestablishment, ku elitat e korruptuara shantazhohen nga të fuqishmit dhe e përcjellin barrën e krizave ciklike mbi shtresat e mesme dhe të varfra; iu mëshua gjithashtu frymës konservatore, familjes tradicionale, përkundër liberalizmit pa fre që shkatërron vlerat e përbashkëta, krijimin, vazhdimësinë e jetës si një proces kompleks midis dy sekseve të kundërta, burrë - grua. Europa duket se e legjitimon paranojën e saj, sapo etiketon fitimtarët si “neofashistë” të deklaruar, duke na sjellë në kujtesë dy Luftërat Botërore me kosto të pallogaritshme. Por analistë të ndryshëm nuk janë dakord më këtë qasje, e shohin më shumë si justifikim, që nuk e vë “gishtin në plagë’, kërkon të fshehë problemet aktuale, t’i ikë thelbit: të një ekonomie në recension, në kolpas ku shumica e ka të vështirë të sigurojë mjetet elementare të jetesës, teksa trustet, monopolet shumëkombëshe shtojnë pasuritë, ku prodhimi është horizontal, teksa grumbullimi, shpërndarja është vertikale, krijon një hendek të pallogaritshëm, një sistem hibrid ku rregullat e lojës nuk i përcakton tregu, kërkesë – oferta, por një grusht manjatësh, oligarkësh, bankierësh, njerëzish me pushtet të pakufishëm, të trashëgueshëm. Këta kanë krijuar një rreth vicioz, kanë bllokuar apriori me truke, makinacione, artifice ligjore, qarkullimin e elitave, janë shndërruar në bumerang për demokracitë. Historia na ka mësuar se partitë ekstremiste, të djathta apo të majta qofshin shfaqen dhe triumfojnë në kohë krizash të thella, të cilat nga ekonomike shndërrohen në kriza të besimit, të një gjendjeje shoku, paniku, që për të shpëtuar kapen edhe pas fijes së kashtës, ndërtojnë pritshmëri mbi “prurjet e reja”, larg çdo ndikimi ideologjik të së shkuarës. Tekefundit çfarë kanë për të humbur?! Në rastin më të pafat pranojnë të shkëmbejnë të keqen e madhe për një të keqe më të vogël! Në këtë kontekst fitorja e Giorgia Meloni nuk është rrufe në qiell të hapur! Kjo tendencë e fuqizimit të “esktremeve” ka filluar që pas krizës globale të 2008-tës, ku Europa e Bashkuar u shfaq më e përçarë se kurrë, e ngërthyer nga mosmarrëveshje dhe problemtika të shumta, pa asnjë lloj fryme koherence, solidariteti, ku Greqisë si vend anëtarë iu kërkua të shiste ishujt, të lëshonte sovranitet në shkëmbim të shlyerjes së borxheve. Kjo është periudha kur në skenën politike helene shfaqet si lidership Cipras, Lë Pen në Francë, komediani Beppe Grillo me lëvizjen “5 Yjet” në Itali etj., madje dhe në Amerikë fitorja e Trump pati të njëjtën rezonancë, të njëjtat prerogativa. Bota nuk ka qenë kurrë më e polarizuar se sot, dhe për shkak të tendencës globaliste për kontroll dhe rindarjen e zonave të influencës. Lufta në Ukrainë apo konflikte sporadike gjetiu, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që mund të shndërrohet në një betejë gjithëpërfshirëse, apokaliptike. Fitorja e Giorgia Melonit është reflektim i gjithë kësaj rrokopuje që mëton të zhduk arritjet e deri djeshme, të instaloj skllavërinë si në Mesjetë, të zhduk civilizimin, të ngjallë frymën e supersiticionit, të disfatizmit, të teorive konspirative se njeriu është qenie subkoshiente, instinktive dhe mbarëvajtjen, fatin e tij e përcaktojnë faktorë të jashtëm.