BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Fitorja mbi fashizmin, fitore e popujve përparimtarë të të gjithë botës

Fitorja mbi fashizmin, fitore e popujve përparimtarë të të

9 Maji i vitit 1945 shënon një nga arritjet më të mëdhaja të popujve të botës, atë të fitores mbi fashizmin. Historia e përbotshme ka njohur shumë luftra të mëdha, kryengritje skllevërish, luftra punike, kryqëzata në emër të Krishtit, kacafytje perandorish, revolucione e kundërrevolucione e deri në luftra lokale midis fqinjëve, por luftrat botërore sikurse ishe Lufta e Parë ose sikurse quhet “Lufta e madhe” e sidomos Lufta e Dytë Botërore, që për nga përmasat, shtrirja efektet shkatërruese, si dhe tragjeditë që pësuan popujt e botës do të mbahet mend në kujtesën njerëzore. Natyrisht, dikush mund të mendojë se kjo luftë ishte pasoje e ëndrrës së çmendur të A. Hitlerit dhe qarqeve reaksionare të Gjermanisë, apo pse jo dhe pompozitetit artificial gjithë poza duke u fryrë të B. Musolinit. Nëse do të gjykohej kështu, do të ishte një gabim i madh, sepse përgatitja e situatave luftarake dhe zhvillimi i luftërave bëhet në kushte të caktuara historike, zhvillohen atëherë kur diktati i politikës ekonomike të një vendi imperialist mbi një vend tjetër nuk zë më vend. Dhe në kësi rastesh diplomacia e fjalëve, ia lë vendin gjëmimit të topave. Në kushtet e zhvillimit dhe të kalimit të kapitalizmit në fazën e tij më të lartë në imperializëm, lindin dhe kontradiktat ndërimperialiste midis fuqive të mëdha për zona të influencës. Dhe termi “zonë influence” nuk ka të bëjë, aspak me dashamirësi të fqinjëve të mirë, por me prishjen e balancave ekonomike, me kërkesa për t’u futur me çdo kusht e mënyrë në hapësira dhe territore të reja, ose për t’ia rrëmbyer ato njera-tjetrës. Në këto kushte lindi fashizmi, që nuk është gjë tjetër veçse përfaqësuesja me tipike e qarqeve reaksionare të oligarkisë së madhe ekonomike e financiare që karakterizohet nga një agresivitet e tejskajshëm, për të nënshtruar politikisht ekonomikisht dhe ushtarakisht një vend ose një bashkësi të tërë vendesh. Gjermania e Kajzerit, së bashku me Austro-Hungarinë nga “lufta e parë” dolën të mundura teksa Anglia e Franca ishin ato vende që me anë të luftës e detyruan Gjermaninë të nënshkruante aktin e kapitullimit, akt ky që për “prestigjin teuton” ishte i papranueshëm, sepse Gjermanisë iu bënë shumë kufizime jo vetëm ekonomike, por edhe ushtarake Rusia e asaj kohe ishte e zënë me Revolucionin dhe u tërhoq nga lufta botërore. Kjo situatë doemos e gjunjëzonte Gjermaninë. Po a mund ta pranonte këtë imperializmi gjerman që Franca dhe Gjermania t’i diktonin asaj dhe t’i rrëmbenin influencën ekonomike në vende të ndryshme të botës sidomos ne Europë, në Afrikë e deri në Lindjen e Largët? Pikërisht këtu zënë fill ambiciet e “nacional socialistësve” gjermanë për të fituar prestigjin e humbur, për t’i treguar botës se imperializmi gjerman nuk puqet aspak me diktatin e Anglisë të Francës madje dhe të Amerikës. Në këto kushte erdhi në fuqi Hitleri me “Main Kampf”-in e tij që shërbeu si platformë e nazizmit. Shkallën e lartë të rrezikshmërisë së ardhjes në pushtet të nazizmit (në Gjermani) dhe fashizmit (në Itali) dhe këmbanat e alarmit për herë të parë i dha internacionalja komuniste, teksa Anglia dhe Franca mendonin se nazizmi lindi si një ideologji, e cila ishte tërësisht anti komuniste dhe si e tillë ata do t’i drejtoheshin me sulm vetëm Bashkimit Sovjetik. Natyrisht që nazizmi ishte kundër komunizmit sepse dhe “Pakti anti komitern” i nënshkruar në nëntor të vitit 1936 midis Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, kishte domethënien një “lidhje të çeliktë” midis këtyre vendeve nazi-fashiste, kundër B. Sovjetik në radhë të parë. Gjithsesi për interesat e veta Gjermania hitleriane nuk mund të rrinte indiferente ndaj vendeve si Anglia, Franca, Amerika apo dhe zonave të tyre ku këto vende kishin shtrirë influencën e tyre. Stalini dhe udhëheqja sovjetike e dinin mirë se një ditë do të sulmoheshin, e dinin mirë se industria e rëndë gjermane kishte marrë orientim ushtarak duke shumëfishuar me ritme të shpejta prodhimin municioneve dhe të armatimit si tanke, avionë, anije mbi ujëse, nëndetëse etj. duke shtuar me këtë rast dhe efektivat numerike që shërbenin në llojet e ndryshme të armëve. Me këto tregues kuptohej lehtë se sulmi ndaj B. Sovjetik ishte thuajse i pashmangshëm. Situata e krijuar e gjeti B. Sovjetik në disavantazh armatimi në raport me Gjermaninë, sepse ai synimin kryesor në atë kohë e kishte të drejtuar në rritjen ekonomike të vendit dhe në këto kushte për të fituar kohë nënshkruan në gusht të vitit 1939 “paktin e mos sulmimit”, ose sikurse quhet në histori “Pakti Molotov-Ribentrop”. Se sa të drejta ishin parashikimet e Stalinit për agresivitetin hitlerian e vërtetoi sulmi që i bëri Gjermania Polonisë, fill një javë mbas nënshkrimit të këtij pakti. Mbasi pushtoi Poloninë Hitleri nga 10 maji i 1940 deri në fund të qershorit të atij viti iu kthye Europës duke pushtuar Vendet e Ulta, Belgjikën, Luksemburgun dhe gjysmën e Francës sepse marshalli Pëtein kapitulloi duke nënshkruar pikërisht me 22 qershor në vagonin e turpit aktin e kapitullimit, akt ky që 12 vite më parë (1918) e kishin nënshkruar gjermanët nën diktatin francez.

Mbasi mbaroi punë me Francën dhe gjunjëzoi të turpëruar Peteinin Hitleri iu kthye Anglisë duke shkatërruar dhe iluzionet e Çambërlenit dhe politiken e përgjithshme angleze të lëshimeve sepse si Franca ashtu dhe Anglia mendonin se Hitleri do të godiste fillimisht B. Sovjetik të Stalinit. Ata ndiheshin entuziastë nga kjo sepse një luftë e fillimshme me sovjetikët do dobësonte Gjermaninë, por ja që nuk ndodhi ashtu. Hitleri kishte shumë nevojë për të nënshtruar Europën sepse industria e saj mund të përdorej shumë për militarizimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të Gjermanisë para se ta sulmonte URSS. Anglinë Hitleri nuk mundi dot ta pushtonte sepse britaniket i përballuan me sukses bombardimet dhe në këto kushte në fundin e pranverës së vitit 1941 pra më 22 qershor Hitleri urdhëroi vënien në zbatim të planit “Mjekërkuqi”( Barbarossa) duke shkelur paktin e mos sulmimit ne B. Sovjetik. Kundër Bashkimit Sovjetik në të gjithë frontin kufitar u vërsulën gati 200 divizione me një efektiv për 3,5 milionë ushtarë, gati 3500 tanke, 3000 avionë me mijëra mjete të motorizuara. Për të shfrytëzuar befasinë strategjike pak orë para sulmit ambasadori gjerman në Moskë i dërgoi notën e Ministrisë se Jashtme gjermane ku njoftohej qeveria sovjetike se meqenëse nuk i ishte përmbajtur paktit të mos sulmimit Hitleri po e sulmonte. Sulmi ndaj BRSS, por dhe fitoret e para të përkohshme të hordhive naziste bënë që në shumë vende të pushtuara krahas lëvizjes së forcave partizane të lindnin dhe kolaboracionistë e Kusislinge (Vidkun Abraham Kuisling, K/ministër i Norvegjisë, i cili u vu në shërbim të Hitlerit) sikurse mbas pushtimit u vu Horti i Hungarisë, Antonesku i Rumanisë, Shevqet Vërlaci i Shqipërisë qe u vu në shërbim të Italisë etj), por krahas b/punëtorëve Lufta e B. Sovjetik nën udhëheqjen e Stalinit u bë burim frymëzimi për popujt e gjithë botes. Veçanërisht edhe aleanca e fuqive të mëdha Angli-Amerikë-URSS i mobilizoi të gjithë popujt e botës kundër hordhive naziste. Edhe pse Anglia e Amerika kishin premtuar hapjen e frontit të dytë, ata po e vononin zbarkimin me trupa, duke u përqendruar te ndihma që i jepnin Stalinit në armatim dhe pajisje të tjera. Fatin e vendeve europiane të pushtuara nga nazi-fashistët e pësuan dhe vetë vendet ballkanike sikurse Greqia, Shqipëria, Jugosllavia etj. Popujt e botës në heroizmin, qëndresën dhe luftën e Ushtrisë së Kuqe shikonte shpresën dhe ëndrrën për fitore. Kur gjermanët nuk ishin më larg se 40 km nga Moska, disa udhëheqës i propozuan Stalinit të largohej nga kryeqyteti, por ai nuk lëvizi duke thënë se jemi këtu për frontin dhe për fitoren. Beteja e Stalingradit, e cila shënoi kthesën e parë historike të përmbysjes së “mitit të pathyeshmërisë” së nazizmit, ajo e Kurskut, e Kievit, ajo e Leningradit të rrethuar për 1000 ditë, zbarkimi në Normandi të Francës i Forcave Aleate etj. shënojnë procesin e pakthyeshëm të rrugës së fitores së popujve mbi bishën naziste. Kjo luftë me përmasa dhe tragjedi apokaliptike bashkoi popujt me njëri-tjetrin për herë të parë në historinë e njerëzimit. Si kurrë ndonjëherë beteja u kthye nga një çështje imperialiste, në një çështje të madhe të lirisë së popujve. Peshën kryesore të kësaj lufte e mbajti Bashkimi Sovjetik, paçka se tashmë kinematografia historia arti kultura europiane kërkon t’ia faturojë këtë fitore Amerikës, Anglisë dhe Francës, e cila si rezultat i tradhtisë kapitulloi brenda një jave. Francës se revolucioneve do t’i duhej nje gjeneral borgjez nacionalist si De Goli për të kundërshtuar Pëteinin.

Anglisë në vend të Camberleinit të iluzioneve me sy hapur do t’i duhej nje borgjez konservator si Çurçilli për të përballuar inkursionet aeronavale të “Rahjut të tretë” sikurse Amerikës do t’i duhej një burrë shteti si Rusvelti i cili dhe pse i paralizuar nga këmbët u ngrit në këmbë bashkë me popullin amerikan sigurisht e mbi të gjitha botës do t’i duhej një Stalin që ta fuste Hitlerin në bunkerin e vet për të kryer harakirin “alla gjerman” të ndryshëm nga ai i japonezëve. Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe me nënshkrimin e aktit të kapitullimit të Gjermanisë naziste, e cila u gjunjëzua para luftës së popujve. Veçse kjo luftë popujve u kushtoi shtrenjtë, shumë shtrenjtë. Prej fillimit të saj e deri në fund përfshi dhe të zhdukurit në kampet e përqëndrimit numërohen gati 60 milionë viktima. Sigurisht jo pak, por dhe një mësim i madh historik për të ngelur në ndërgjegjen e njerëzimit se imperializmi në momente të caktuara lind pjellën më të egër të vet, fashizmin që karakterizohet nga një tirani e pashoqe. Në luftën e fitores dhe në përpjekjet e tij për çlirim radhitet edhe populli ynë shqiptar, i cili u bë viktimë e parë e pushtimit të fashizmit italian qysh më 7 prill të 1939 dhe atij gjerman në vjeshtën e vitit 1943. Populli ynë nxori nga gjiri i vet bijtë e bijat më të mira, luftëtarët partizanë të udhëhequr nga PKSH-ja dhe komandanti i përgjithshëm Enver Hoxha, të cilët e çuan popullin deri në fitore. Dhe liria i ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve që ne nuk dhamë pak, por 28 mijë yje që ndritin dhe vezullojnë përherë në altarin e lirisë. Le të shkruaje një sahanlëpirës si Ardit Bido se Qemal Stafa Hero i Popullit na e paska një mit të paqenë se ai nuk na qenka vrarë në beteja! Ooo tempo e morres! Çfarë drejtori kanë institucionet tona. Kanë të drejtë kolaboracionistët, tradhtarët, bashibozukët, ballisto- zogistët dhe i gjithë llumi i bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët përjetojnë kohën e turpit të tyre, që me lyrën e vet duan të lajnë mëkatet ndaj këtij vendi.