BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Fitorja mbi fashizmin nuk harrohet nga popujt dhe shtetet antifashistë!

Fitorja mbi fashizmin nuk harrohet nga popujt dhe shtetet antifashistë!

9 Maj i vitit 1945 është Dita e Fitores mbi Fashizmin e  Koalicionit të Madh Antifashist Botëror udhëhequr nga Stalini, Ruzvelti dhe Çurçilli! 9 Majin e vitit 1945 e kujton gjithë bota antifashiste, si shtetet e mëdha e të fuqishme, ashtu edhe shtetet e vogla e jo të fuqishme por anifashiste, të cilat u orientuan drejtë dhe iu bashkuan Frontit të madh Antifashist Botêror, duke i kontribuan atij me gjithëçka patën e mundën për fitoren mbi nazifashizmin, mposhtjen e Frankos, Duçes dhe Hitlerit, gjithë maqinës së tyre ushtarake pushtuese, vrastare, naziste! 9 Maji i vitit 1945 tregoi se fuqive të bashkuara të popujve dhe ushtrive të tyre çlirimtare nuk mund t'i bëjë ballë asnjë fuqi botërore antipopullore e fashistonaziste. Kurrë më parë si në Luftën e Dytë Botërore për mposhtjen e bishës hitleriane nuk është parë solidariteti i popujve dhe bashkimi i forcës së tyre drejt qëllimit të madh: çlirimit nga bisha nazistofashiste. Kohët kanë treguar se fitoren mbi nazifashizmin e kalojnë në heshtje dhe me heshtje shtetet e medjat që janë në shërbim të luftës, të fashizmit! Shqipëria e vogël, populli i saj dhe Ushtria Nacionalçlirimtare e tij, udhëhequr nga Enver Hoxha, u bënë pjesë e Koalicionit të Madh Antifashist Botëror dhe dhanë kontributin e tyre në mposhtjen e nazifashizmit. Hygoi i Madh i Francës thoshte se ai që lufton për lirinë e atdheut të tij edhe mund të vdesë, po kush nuk lufton për lirinë e tij është i vdekur! Jetët e dëshmorëve të Atdheut tonë, thoshte Enver Hoxha, na kujtojnë se liria e tij ka kushtuar shtrenjtë! Për të mbajtur pushtetin, borgjezia oligarkike është e gatshme të kalojë në fashizëm kundër popullit e popujve. Në të gjitha vendet ku fashizmi është gjallëruar, ai ka pasur mbështetjen e borgjezisë oligarike, antikombëtare. Popujt janë kundër fashizmit!