
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Fitorja në Kukës nuk ishte e “pastër”ama humbja ishte plotë shkëlqim

Shkruar nga Bardhyl Bejko 29 Shtator 2023

Zgjedhjet në Kukës u paraprinë nga një entuziazëm i shfrenuar dhe lëvizje butaforike, marshime në rrugën e Kombit, shou në salla,rrugë, siç ishte ajo e shëtitjes nga Tirana në qytetin e dasmës zgjedhore të 24 shtatorit në qytetin verior të Kukësit. Shpura e krushqve nxitoi për të dhënë sihariqin e madh të fitores së pritshme shumë më parë se kutitë e votave të hapeshin dhe vullneti i qytetarëve të qytetit verior të lexohej e numërohej. Të gjithë foltoristët brohorisnin fitore - fitore! Si në çdo parafushatë zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve, steka për një fitore plebishitare u ngrit aq lartë sa thua ishte në prag fitorja ja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rotacioni i pushtetit, duke fituar opozita në mënyrë plebishitare. Kukësi ishte thirrur në ballafaqim të parakohshëm për proçkën që u la në derë socialistëve Gjici. Me këtë barrë mbi shpinë gara dukej e vështirë. Përballë hynerit të Gjicit ishin foltoristët, iliristët dhe bardhistët. Një amalgam i tërë laraman pa formë e pa përmbajtje. Llogaritë e foltoristëve ishin për një rezultat spektakolar, pasi askush nga krushqit e Tiranës që u strehuan në Kukës për ca ditë bashkë me makinat e luksit, bij të këtyre zonave, po të tjetërsuar dhe me plot shkëlqim, të cilët i kishin llogaritë të përfunduara dhe fitoren në xhep nisën pelegrinazhin në të cepat e bashkisë. Premtimet vërshuan lumë. Zyrtarët e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” garantuan jo thjesht fitore, po edhe madhështore. Kështu vijoi si në çdo zgjedhje këtë dekadën e fundit zhurma për fitore të garantuar, ku pritej vetëm dita e madhe e festës, e cila do ta shndërronte Kukësin në kryeqytetin e vendit dhe do vërshonin me urrejtje e mllef fyerjet: Se mazhoranca e krimit, banditët në pushtet, partia e skandaleve mori fund. Se demokracia po hidhte rrënjë, se tanimë kërkoheshin zgjedhje të reja padiskutim. Paraditja e të dielës u shoqërua me plot entuziazëm dhe besim të palëkundur se fitorja ishte në përqindje të pabesueshme se kuksianët do ndëshkonin njerëzit e krimit, se Rama do merrte nga të djathtët prej bastionit kuksian përgjigjen që meritonte. Nga mesdita moti politik nisi të ndryshojë dhe në qiellin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nisi rrebeshi dhe tronditja,pasi numrat e parashikuar të votuesve ranë në masë të ndjeshme. Në qendër të akuzave u vunë drejtorët, të cilët akuzoheshin se ishin intimiduese të votuesve, sikur qytetarët kuksianë të ishin ca numra dhe individë pa ndërgjegje dhe të brishtë, që mund të kthejnë mendje e ndryshojnë bindje nga disa drejtues sikur ata të ishin Çirçja që ndryshon të gjithë duke i prekur me shkopin magjik. Pasmesnata ndryshoi gjithçka. Bastionet e konsideruara si baçja e kopshtet e selisë së foltoristëve ranë si kështjella me rërë dhe shifrat e diferencave në disfavor të koalicionit “BF” morën vërtetë goditje fatale. Kukësi rivalizoi edhe me Shkodrën. Dhe veriu i burrave dhe grave krenarë tregoi se nuk janë disa simbole që i trajton si të duash, po largpamës dhe fshikullues të pamëshirshëm kur bëhet fjalë për të ndëshkuar ata që kapardisen si kokoshët majë plehut dhe kujtojnë se kanë në dorë ndërgjegjen dhe mendjet e qytetarëve. Shqiptarët nuk mund të hipotekohen se nuk janë pronë e askujt. Në se shkohet me idenë se këtë qytet e kemi tonin në kupë, kjo është vërtetë e papranueshme. Nuk jemi në vitin zero. Po postzgjedhjet në Kukës flasin për një problematikë shumë të thellë. Jo pak zëra realistë nga brenda PD analizojnë me realizëm si dhe pse ndodhi që edhe pas skandalit dhe burgosjes së ish -kryebashkiakut për një vepër që nuk e pranon qytetaria dhe krenaria kuksiane dhe jo vetëm të mundej kandidati i “BF “ kaq thellë. Dhe vënë pikën mbi i. Thellojnë analizën dhe nxjerrin përfundimet se ajo ngjarje nuk barazohet me veprimet e atyre që kanë tri dekada që gënjejnë, mashtrojnë dhe tallen me qytetarët. Që sot bëjnë engjëllorët, po deri dje i nxinë jetën shqiptarëve deri në kockë me bëmat e tyre. Kuksianët nuk janë pronë e liderëve që deklarojnë luftë me aleatët tanë strategjikë. Që pa menduar dy herë kërkojnë të nënshtrojnë një trevë të tërë dhe të deklarojnë se këta në pushtet nuk e duan veriun. Koha tregoi se jo vetëm e duan po vet veriu foli me votë se i preferon edhe pse kanë pakënaqësi. Po të ndjekësh analizat e zërave realistë,mëson shumë të vërteta, si dhe pse humbja në Kukës ishte kaq dramatike. Mëson atë që di tërë populli ynë, i cili është më i mençur se politikanët tanë. Që orientohet më së miri. Të do, po edhe të jep ujë me bisht të lugës. Po vetë kryekrushqarët, ata që u ranë daulleve të triumfit, Berisha, Meta, Gazmend Bardhi, Kalorësi i fjalës së lirë, Edi Paloka dhe ish -ministri i brendshëm, Nard Ndoka çfarë thonë? Dikush bën sikur s’ka pas zgjedhje në Kukës. Dhe e përtyp turpin me bukë. Bashkoalicionisti Meta flet për “listën e zezë “dhe që rezultati tregoi se Rama ka në dorë votën. Kandidati i “BF” foli për fitore jo të pastër që duhet studiuar. Analistët pranë oborrit të “Rithemelimit” që Rama mbrohet nga amerikanët dhe nuk çohet në bankën e të akuzuarve me ish -agjentin e FBI-së sikur të ishte ortak me të. Fatkeqësisht ata që kanë në dorë analizën serioze të shkaqeve pse është katandisur opozita në këtë derexhe, vetëm sa justifikohen dhe bëjnë viktimën e pafajshme. Do ishte shumë mirë për klimën politike që rezultati të ishte ndryshe. I përmbysur me qëllim që edhe mazhoranca të ndjente lëkundjet nën këmbë për t’u pozicionuar më mirë në punët e shtetit dhe betejat kundër krimit. Të ndjejë se mbi kokë ka një alternativë që i kërcënon pushtetin. Në mënyrën sipërfaqësore si analizohet humbja e zgjedhjeve të Kukësit nga “ BF” është përfundimi se fitorja e mazhorancës nuk ishte e pastër. Me sa duket duhet të ishte njëzetë mijë me zero në favor të Halilajt. Edhe mundet. Veç ajo që ndriçon është përfundimi se: Humbja ishte vërtetë plot shkëlqim!
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
