BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Fjala e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Fjala e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Shoqatat nevoja të kohës në pluralizëm

Labëria është një nga trevat etnokulturore, të Shqipërisë Jugperëndimore, e cila ka dhënë një kontribut të shquar në historinë dhe kulturën kombëtare. Emri i saj lidhet ngushtë me banorët arbër, si dhe fiset ilirë të amantëve, kaonëve, mesapëve dhe elimëve, gjurmët e të cilave shfaqen në një varg vendbanimesh e toponimesh të përcjella nga ana arkeologjike deri në kohët tona. Në këtë bashkësi etnografike, shfaqen elementet e përbashkët etnikë ilirikë, me tradita, zakone, besime, histori e kulturë që është përcjellë në rrjedhën e kohërave me një vitalitet të jashtëzakonshëm përballë pushtuesve të ndryshëm: romakë, normanë, bizantë, sllavë, venecianë, otomanë e deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kundër pushtuesve nazifashistë. Ishin motivet patriotike dhe amaneti i të parëve tanë, që në fillimet e pluralizmit në Shqipëri të krijohej Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”. Shoqata Labëria, u krijua si një nevojë në pluralizmin e ideve në 12 Dhjetor të vitit 1991, nga një grup intelektualësh idealist të trevës së Labërisë, me cilësi të thella patriotike dhe të frymëzuar nga tradita e Klubit Atdhetar “Labëria”,i ngritur në 23 Tetor të vitit 1908 në Vlorë, ku President Nderi u zgjodh  Ismail Qemali, ndërsa Kryetar Xhemil Bej Vlora. Ajo lindi në dimrin e acartë të politikës shqiptare, ku partitë ishin kthyer në një kopsht me gjemba që çponin e helmonin njëra tjetrën me urrejtjen e kohës, ndërsa shoqatat ishin një kopsht kolor, që i bashkonin e vëllazëronin njerëzit pa dallime partiake, për të amortizuar valvulat e tensioneve të larta politike, që morën karakter antagonist.  Zëri, idetë, mendimet, vetëdija atdhetare, që u shqua shoqata Labëria, ishin mendimet dhe ndjenjat e njerëzve përparimtarë. Shoqata Labëria u krijua me mision për të transmetuar vlerat e larta patriotike, traditat, zakonet, kulturën, virtytet, si dhe historinë e lavdishme të trevës së Labërisë. Krijimi i saj ngjalli sa gëzim e shpresë në qarqet patriotike, aq dhe pakënaqësi e reaksion në qarqet reaksionare, antishqiptare. Fqinjët tanë jugor e pritën me shqetësim krijimin e këtij organizmi shoqëror, gjë që na kujton thënien e antishqiptarit të tërbuar Napolon Zervës, që “ Le të ketë një çik Shqipëri, por të mos ketë Labëri”. Nga ditëlindja e shoqatës, e deri më sot, që mbushen 32 vjet, jetë dhe aktivitet, ajo ka pësuar evolucion të fuqishëm, duke ecur mes baticave dhe zbaticave, për të përmbushur misionin e saj patriotik dhe  kulturor,për t’u ngjitur në majat e suksesit ku është sot, “Nderi i Kombit”.

Thesaret e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Kontributi dhe veprimtaria e Shoqatës “Labëria” u shpërblye në 21 Dhjetor 2015, ku vuri mbi krye kurorën e shndritshme“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.  Këtë nderim të lartë që bëri Presidenti e përligjin më së miri thëniet e korifenjve të letrave shqipe nga treva të ndryshme të vendit: Noli i madh shkruante se: “Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë” dhe “ kur të vdes të më përcillni me këngë labe”.

Akademiku  Rexhep Qosja: “gjatë një vizite që bëri në krahinën e Labërisë në përshëndetjen që i bëri Kuvendit të dytë të Shoqatës Labëria që u mbajt në Vlorë, në 21 Maj 2001, u shpreh se:  “Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë.  Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria. Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore, e kjo do me thënë Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare. Askund më bukur se me këngën labe, u binda vetë, nuk janë kënduar kosovarët dhe shqiptarët kudo qofshin ata. Në këto Kosova heroizohet më madhërishëm se në çdo këngë tjetër popullore të krijuar në trevat shqiptare. Dhe kjo është e kuptueshme. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash 100 vjet është faktor kryesor kombëtar që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë që është bërë thelbi shqiptar”.

Shkrimtari i shquar Dritëro Agolli, ka thënë: “Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha: “Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: “Trimëria, Patriotizma dhe kultura”. Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë : “Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndien këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria”, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar”. Kleriku dhe shkrimtari Shtjefën Gjeçovi në 1920, iku nga Elbasani ku bënte shërbesën fetare dhe shkoi e luftoi përkrah vlonjatëve. I mrekulluar nga patriotizmi vendas, i shkruante Kryepeshkopit të Shkodrës: “Imzot kur të vij në Shkodër do t’ju bëj të flisni labçe,  se vlonjati për Shqipërinë, fal pasurinë, djeg shtëpinë dhe jep fëmijën”.Artisti i madh Agim Krajka, në një tubim në Amerikë, është shprehur se: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria”. Këto thënie për Labërinë na bëjnë krenar, jo vetëm se përligjin patriotizmin e kësaj krahine, por edhe për faktin se asnjëri prej këtyre korifenjve të letrave shqipe nuk është lab, por nga krahina të ekstremit jugor dhe verior.Të harrojmë ç’kemi bërë, të mendojmë çfarë do bëjmë!...Labërinë, edhe në të ardhmen e presin sfida të mëdha, që duhet të përballet me to me tërë energjinë dhe potencialin e saj intelektual. Në fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Nderit, Akademikut Rexhep Qosja, në takimin që organizuam në Prishtinë për gjuhën dhe emrat shqip, ai u shpreh se këtë veprimtari kaq cilësore nuk e bën as shteti, por nuk duhet ndalur me kaq, por të organizohet një sesion shkencor me gjuhëtar nga gjithë trojet shqiptare në një Universitet të Labërisë. Këtë porosi do ta bëjmë realitet në 2023, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali “ të Vlorës. Njëkohësisht do organizojmë një sesion shkencor me ekspert të muzikës në Universitetin “Eqrem Çabej”  për të hedhur poshtë tendencat pro greke duke e quajtur polifoninë “isopolifoni”. Për gjumësinë dhe paaftësinë e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve historiko-kulturore, Lahutën na e mori Serbia, të rruajmë Polifoninë, të mos na e marrë Greqia.  Veprimtaritë e Shoqatës Labëria do jenë në koherencë me zhvillimet politiko-sociale të vendit.Në këtë fundviti, Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, i përshëndet dhe i uron të gjithë lebërit dhe shqiptarët kudo që janë, brenda dhe jashtë vendit, në Shqipëri, në diasporë, në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi, gëzuar Vitin e Ri 2023. Le të sjellë ky vit i ri, mbarësi, lumturi, e mirësi, në çdo shtëpi.