BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Fjalët mbas akuzës dhe mos veprimit institucional, janë një “show fantastik” në vazhdim!

Fjalët mbas akuzës dhe mos veprimit institucional, janë një

Sigurisht që ish-Kryeprokurori Llalla nuk ka “se çfarë të humbasë” tani që e ka të sigurtë burgun! Ai padyshim që do të ankohet, duke akuzuar ambasadorë dhe duke “trembur” politikën se ka fakte dhe akuza plot, materiale plot. Në një intervistë, ish-Kryeprokurori i sigurisht PD-së, qartësisht i anuar politikisht tha: Ka materiale të bollshme. Do ishte mirë që për ato materiale të bollshme të ishte nisur një hetim ose të kishte një ekzekutim që në atë kohë, por e rëndësishme është që materiale ka të bollshme. Vetë kjo fjali të bën të kuptosh se nuk është problem kaq shumë animi i tij politik, sepse është i kuptueshëm, por karakteri i tij jo vetëm “meskin në palcë”, por dhe “fakte mbledhës - mbajtës” kur të ketë nevojë personale apo dhe rrezik politiko- profesional. Kuptohet qartë dhe “profesionalizmi” që paska ndjekur kur Sali Berisha e ka vendosur Kryeprokuror, mbasi kishte kryer dhe detyrën e “kontrolluesit të pasurive” sigurisht po politikisht. Ky individ i drejtësisë shqiptare tashmë ka “materiale” dhe kujton se i bëhet kujt shumë qederi në qoftë se ai i nxjerr! Kujton se është hall i madh i shoqërisë shqiptare, i yni, në qoftë se ai tashmë flet për fakte materialesh që mund të trondisin politikën shqiptare!? Tani kur foli kështu është poshtërsi në qoftë se nuk i nxjerr! Tani pra kur po shkon në burg! E para mbrohet politikisht pse thotë që “Vllahutin më tha arresto Berishën dhe se Lu paska pasur pothuaj të njëjtin qëndrim për Metën”! I thotë për konsum jashtë dhe lart në politikë, sepse në shoqëri askujt nuk i “plas” për të tilla marrëzi folklorikësh që Berisha i caktonte për Kryeprokurorë të këtij vendi të mjerë! Imagjinoni kur shkon puna që politikisht një përfaqësuese e diplomacisë europiane i “sugjeron” Kryeprokurorit të “bëhet burrë me famë” dhe të arrestojë njeriun që e ka bërë kryeprokuror!? Po ku ka më shumë se kaq folklorizëm! Për ta vërtetuar duhen shkresa dhe në fund fare përgjime, sepse mjafton juridikisht fjala e zonjës Vllahutin përballë fjalës së Llallës, që kjo e thënë të bëhet nul! Por plepizmi (si mentalitet profesional i një dore shtetarësh së drejtësisë) i drejtësisë shqiptare kaq ka dhe kaq mban! Plepizmi mjaftohet të nxjerrë deduksione me fjalinë - Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë. Kaq pastaj kuptohet dhe pse – Berisha! Ish-Kryeprokurori si shefi i tij Berisha e bëjnë DASH-in në Amerikë, një institucion me “varësi nga portale ose politikanë shqiptarë të së majtës” dhe ky është folklorizmi tjetër i jashtëzakonshëm i një plejade tashmë në ikje masive dhe radhë të gjatë, nga zyrat dhe politika e shtetit të lodhur tipikisht me marrëzi të tilla! Tashmë Llalla kërcënon dhe nuk bën keq! Ai duhet të kërcënojë dhe bën mirë që të mos luajë si dikur kur ishte Kryeprokuror që vetëm - “luante njeriun e rëndësishëm të pushtetit në aktorllëkun që kishte mësuar me sa duket mirë”! Po pra atë të sjelljesh së jashtme! Po e fusin në burg, pra dhe kjo është koha, që ai duhet të hapë letrat, jo të kërcënojë për hapje letrash! Është kollaj me Vllahutin-en dhe fjalët e tilla, problemi është te hapja e materialeve! Është kollaj që dhe kur je nën akuzë të sillesh politikisht po ashtu sikur sillesh në rastin Llalla – them, kur ishte Kryeprokuror i Republikës!? Është kollaj të përmendësh çantën e zezë të Brahos dhe pastaj të bësh ti vetë – çantë-ziun e Llallës me materiale plot! Nuk ka asnjë ndryshim! Kryeprokuroria e dikurshme e Llallës, sigurisht ka pasur materiale plot, për shumë elementë si bie fjala “21 Janari” apo Gërdeci, por sigurisht është marrë me “ruajtje” materialesh për sot! Llalla ka plot materiale kush ka vrarë dhe si ka vrarë, por nuk i duheshin atëherë për të akuzuar dhe bërë drejtësi – i duhen për sot (jo ato se sa disa që ai thotë se janë materiale) që të mbrojë veten mundësisht nga drejtësia! Prandaj them – o burra nxirrini të shkretën, të shohim një “show fantastik” në vijim të drejtësisë së re, apo politikës së re, apo dhe mundësisë së re për drejtësi pikërisht të re!?

Ku ta marrin këtë fat të madh dhe këtë atraktivitet “politiko-drejtësi” të madh! Do të ishte dhe një ndihmë e madhe për shoqërinë dhe do të dilte dhe “një hero i madh” i parimeve të drejtësisë së “kulluar” në këtë vend! Një individ, që nuk është se po “shantazhon ndonjë parti, apo politikë apo ambasadë”, por thjesht po vendoset në dispozicion të drejtësisë, për të folur me materiale (që ka plot) që drejtësia dhe politika të vijnë në rrugë të mbarë! Ja ky mund të jetë zoti Llalla nesër! Mbase heroi “dëshmor” (dëshmor për dënimin e prezumuar të padrejtë - them, ) i drejtësisë, prokurorisë shqiptare, i cili me faktet e tij do të “trondisë” si politikës dhe reformën në drejtësi! Po pra gati gati një “kolosal film hollivudian” që duhet të prenotojmë për nesër kur Llalla të hapë materialet! Ne nuk presim më shumë se asgjë tjetër se këtë “mirësi” që do t’i bëjë vendit të tij ish-Kryeprokurori Llalla, pa vizë amerikane, me dënimin me burg për korrupsion – pasuri (kur kontrollonte pasuritë e të tjerëve) dhe me materiale të shumta për të tronditur politikën shqiptare si me kërkesën e Vllahutin-it për të arrestuar zotin Berisha! Kjo do të ishte fantastike! Superlative do ishte dhe do të na nxirrte përfundimisht nga ky “pasivitet dhe mungesë provash për burrat dhe gratë me faje” të demokracisë shqiptare! Do ishte realisht një mrekulli! Po presim me padurim!