BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Fjalim qeveritar përpara kusarëve shqiptarë

Fjalim qeveritar përpara kusarëve shqiptarë

Të nderuar kusarë! Është në nderin tonë, por dhe të qeverisë, që mblidhemi sot këtu, për të përcaktuar programin e ri të punës, taktikën dhe strategjinë që duhet të ndjekim për të patur rezultate sa më të larta. Të vjedhësh nuk është vetëm një akt, por mbi të gjitha është një art sepse jo kushdo mund të arrijë rezultatet e ëndërruara. Dihet historikisht se një nga mënyrat më të preferuara të kusarisë është rrëmbimi ballë përballë, sikurse bënin dikur lebërit e hershëm. A mund të merrte nuse një lab nëse nuk vidhte? Kurrësesi jo kaq ta bënte dhëmbin sepse Labëria e kishte kod të moralshëm dhe kur ky kthehet në kod do të thotë se të gjitha veprimet e mosveprimet që rezultojnë me vjedhje janë vepra të ndershme. Po ajo kohë për Labërinë tashmë ka perënduar. Le te fryje sytë labi dhe ta kuptojë se ka kusarë mbi kusarë dhe kjo që ju deklaroj nuk është thjeshtë një konstatim por një realitet, madje ne u hakmorëm ndaj zakonit lab që vjedhjet e kopeve i bënin natën. Jo kusarë të nderuar, perëndoi ajo kohë, ngaqë ne i bëjmë ato në çdo kohë ditën, natën, ne shi, dëborë ne det e në ajër. A nuk e vodhëm Vlorën dhe gjithë Shqipërinë në vitin 1997 ? E vodhëm që ç’ke me të! Pa do pyes ndonjë nga salla...po pse pikërisht Vlorën? Zgjodhëm Vlorën për t’i treguar këtij qyteti rebel se ka kusarë mbi kusarë, se s’mund ta ketë vetëm Labëria të drejtën ekskluzive të vjedhjeve. Tashmë demokracia na hapi horizonte të mëdha, duke i thënë “JO” njëherë e përgjithmonë diktaturës, të cilët për një kuintal rrush po ta vidhje të futnin brenda. Unë nuk po sjell fakte, sepse këtu midis nesh kemi plot kusarë që kanë vjedhur që në kohë të socializmit. Pa do thotë dikush nga të persekutuarit politikë, se ç’punë kanë kusarët ata dhe pse u dashkan te jenë të persekutuar politikë? Jo zotërinj, jo, madje ata që kanë vjedhur në kohë të socializmit janë heronj të vërtetë, sepse ata e sabotuan ekonomikisht socializmin (duartrokitje frenetike nga salla dikush çohet në këmbë dhe brohoret: Rrofshin kusarët e socializmit !) Por përpara nesh në situatat e krizës së madhe ekonomike duhet jo vetëm të bashkojmë radhët tona por dhe t’i shtojmë ato. Ka ardhur koha që aktet dhe nën aktet e vjedhje tona shtetërore t’i kombinojmë me ato private. U duhet t’u japim licencë dhe privatëve sepse ndryshe si mundet ta mbajmë shtetin në këmbë?! Ja një shembull: U miratuan nga ana jonë inceneratorët? Sigurisht që po u miratuan, do miratohen portet e aeroportet? Sigurisht qe dhe ato. Po kush do i ndërtojë Marika? Ne, ku do i gjejmë gjithë ato para? Do u kërkojmë një pjesë bankave të huaja, një pjesë privatit dhe i gjithë ky operacion për ndërtimin e këtyre veprave gjigante kërkon dhe shpërndarjen e fondeve. Unë e kuptoj që shumë nga ministritë tona duan sa më shumë. Në operacionet e kusarisë ka një divizë e cila na mëson se “ Në vjedhje bej kujdes të madh dhe shpejtohu ngadalë” që do të thotë jo derr në thes, se nuk është bërë deti kos dhe ministrat apo nën ministrat tanë, apo drejtorë dhe sekretaret bythë lëvizura të marrin lugën madje disa nuk duan as lugë por me garuzhde. Joooo, kështu jo! Perëndoi koha e Berishës që vidhte hapur aq sa i plasi në dorë dhe bomba e Gërdecit. Ju e patë vet se si u ngrit populli me të drejtë në 21 janar. Përse u ngrit e dini pse?! Sepse hajvani Ilir jo që nuk vidhte me marifet por doli hapur me para në dorë dhe sikur të mos kish mjaftuar kjo ai dhe në vitet 97-te mori mushkat nga Skrapari dhe ngarkoi arkat me flori, aq sa habit dhe vet djali i Ahmet Zogut, Leka jo zotërinj kusarë jo kështu nuk vidhet, kjo është e pafalshme, jo që këtë s’ta fal as populli. Ju besoj i kini ndjekur lajmet nga “EURONEËS”-i. Ju besoj i kinin ndjekur lajmet nga Euroneës-i (një i përgjumur nga salla: Paskan dalë euro të reja ?!... qeshje dhe gallatë në sallë ) që flasin për rreth 30 eurodeputetë e ministra te Brukselit të përfshirë në korrupsion. E ç’jemi ne para tyre? Asgjë një hiç ! Korrupsioni është fjala e moderuar që përkthehet vjedhje. Ka patur te drejtë ai Klosi i ish SHIK-ut,kur më tregoi një rrëfenjë dhe ja se si: “Penicilina” dmth ai surrat Sali spiuni, që sot mungon në sallë) pat organizuar takim në “Shtëpinë e Lirisë” me një spiun tjetër që ju e dini se ai ish Meta. Kur Sala i pat dhënë dorën Meta me marifet i vodhi unazën dhe kur Saliu e kuptoi se Meta ish ai që e kishte vjedhur e deklaroi hapur se jam treguar hajvan i madh, ngaqë unë e dija se kush ishte Meta, në daç me zë në daç dhe me figurë, teksa ky i fundit ja pat kthyer: O Xha Sali, lere unazën ti po shiko Pallatin e sportit “Partizani”te unaza. Pra të dashur kusarë ordinerë e qeveritarë nuk është asgjë nëse dikush ju vjedh madje dhe t’i futë paratë dollarë apo dhe florinj në tubë të halesë që dihet se është e pistë, ama dhe dihet se dhe atje valuta e floriri shkëlqejnë dhe kotë e thonë se na “qenka punë m...i”, është turp i madh që një kusarë ordinere te vjedhë shtetin dmth raste të rralla që populli të vjedhë Qeverinë. Kjo nuk na lejohet kurrën e kurrës. Një zë nga salla: Me leje, me leje, me leje ?! Hë more fol çfarë kishe? Më vodhën sy për sy orën “Roleks”. Nuk kemi kohë, por padite te SPAKU! Po unë i SPAK-ut jam, ku ta padit tjetër ?