BREAKING NEWS

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top
x
BREAKING NEWS

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja
x
BREAKING NEWS

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas
x
BREAKING NEWS

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel/ Gazetari i njohur reagon me tone të ashpra: Ministri Bledi Çuçi duhet të vendoste gishtin

Sulmi i rëndë ndaj  Top Channel/ Gazetari i njohur reagon me tone
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon analisti dhe tregon arsyen e vërtetë të përçarjes së PD-së

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor i jep goditjen e radhës Berishës

Kolegji Zgjedhor i jep goditjen e radhës Berishës
x

Opinion / Editorial

“Fjalor nga e folmja e Bulqizës” i Agim Demirit, një vepër që pasuron gjuhën e bukur shqipe

“Fjalor nga e folmja e Bulqizës” i Agim Demirit, një

Në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u bënë disa seminare dhe u prezantua puna e shumë autorëve të njohur në fushën e gjuhës shqipe. Gjuhën e pasurojnë dialektet e saj, që ruajnë fjalë të veçanta e mjaft të rralla, autoktone, nga shumë fusha të jetës. Në këtë kuadër, me vlerë është edhe “Fjalor nga e folmja e Bulqizës”, i autorit Agim Demiri, punimi studimor i të cilit jo vetëm është unik për zonën verilindore të vendit, por ai është vlerësuar mjaft mirë nga kritika për pasurinë gjuhësore nga e folmja e një krahine të veçantë në zonën e Dibrës, sikurse është Bulqiza, si dhe për shpjegimin profesional të fjalëve.

Kush është Agim Demiri?

Agimi ka lindur në Fushë-Bulqizë më 1957, shkollën 8-vjeçare e ka kryer në fshatin e lindjes. Ka kryer shkollën e mesme të Kulturës në Tiranë, në degën regjisor-Masovik (1973-1977). Shkollën e lartë e ka kryer në ILP “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në degën Gjuhë shqipe-Letërsi (1979-1982). Specializimin pasuniversitar për Pedagogji-Psikologji e mbaroi në vitet 1987-1988. Në fillim ka punuar si përgjegjës në Shtëpinë e Kulturës në Okshtun të Dibrës, e më pas mësues dhe drejtues shkolle në Fushë-Bulqizë deri në vitin 1992. Në vitet 1992-1998 ka punuar si psikolog në Komisariatin e Policisë në Kurbin e nga viti 1998 emigroi dhe u vendos me banim në Itali. Ka botuar shumë artikuj në gazeta të ndryshme. Është autori i romanit “Njeriu me maskë”, e tash së fundmi i fjalorit të rrallë nga e folmja e Bulqizës.

Përmbajtja dhe rëndësia e fjalorit

“Fjalor nga e folmja e Bulqizës” është një vepër e rrallë. Janë 4250 fjalë që mbartin vlera të mëdha në kuadër të gjuhës së kësaj zone e për rrjedhojë në fushën e leksikologjisë e fonetikës së gjuhës shqipe, fjalë që shënohen, shpjegohen dhe pajisen me shembuj për herë të parë. Fjalët e paraqitura janë frut i lëndës së mbledhur prej shumë vjetësh si mësues i gjuhës shqipe në atë krahinë dhe këshillimi me shumë fjalorë shqiptarë dhe të huaj. Bazë kanë qenë shpjegimet e zanatçinjve të fjalëve, që kanë përdorur bujq, blegtorë etj. Janë ndeshur edhe fjalë që janë përdorur në këngë, vaje, përralla etj, por shpjegimi për to nuk ka qenë i qartë nga përdoruesit. Kuptimi i këtyre fjalëve është bërë duke u këshilluar me enciklopedi të ndryshme nga vende të ndryshme, si dhe duke ndjekur përdorimin kuptimor në vepra të ndryshme letrare të autorëve të shkrimeve të para si Buzuku, Budi, Fishta, Xoxe, Stërmilli etj. Pasuria gjuhësore e kësaj krahine përfshin pothuajse të gjitha fushat e jetës. Janë shënuar e përshkruar me fjalë që paraqesin dhimbje të një fatkeqësie (ejjja, morekujej etj), gëzimi (ofmedet), emërtime burimesh (cik, gurrec), emra vendesh (gjeksajna, gurrshkamja, humujt), emërtime bimësh, kafshësh, apo gatimesh (lakuriq, buknor, talakuq etj), madje dhe emërtime të organeve gjenitale (vete, n’vete, purmjerrs etj). Ka dhe fjalë përrallash që zëvendësojnë figurat mitologjike si psh. xhingalloz dhe xhingallozi i Bulqizës është i njëjtë me Ciklopin. Paraqiten edhe fjalë për emërtimet e tokave, ngjyrave, lojërave, profesioneve etj. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar disa fjalëve që janë shënuar njësoj në fjalorët e gjuhës letrare, por kuptimi i tyre në krahinën e Bulqizës ndryshon. Interesant në “Fjalorin” e Agim Demirit është edhe shpjegimi rreth anës fonetike të kësaj krahine. Në fjalor ka një rubrikë të veçantë "Shpjegime” ku jepen sqarime për disa veçori fonetike. Duke mos u ndalur në detaje, kujtojmë që “Fjalor nga e folmja e Bulqizës” është një vepër unikale në fushën e gjuhës, dialektologjisë së shqipes dhe padyshim një arritje e madhe e autorit. Tani gjuhëtarët e rinj në trevën e Dibrës e më gjerë, kanë një mundësi të pasurojnë shkrimet e tyre me fjalë të vjetra nga e folmja lokale, por në të njëjtën kohë fjalori i vlen gjuhës shqipe në tërësi. Ndaj, këshillojmë institucionet akademike dhe departamentet e gjuhës të fakulteteve tona që ta kenë pranë tyre këtë fjalor të veçantë, që e nderon dhe e pasuron gjuhën shqipe.