BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

“Flakadanët” dardanë babë e bir, simbole të identitetit shqiptar...

“Flakadanët” dardanë babë e bir, simbole të

...Ishin miq edhe në Qytetin e Korçës! Kështu i quajnë shkrimtarët Shyqyri Fejzo dhe Hasan Qyqalla, “Flakadanë”, biznesmenin shqiptar përtej kufirit, Xhelil Musa, në librin e tyre “Magjistari që gërshetoi Lindjen dhe Perëndimin”, që ndriçon e mban ndezur ndjenjën e atdhetarizmit, bashkë me djalin e tij Sami Musa, aktualisht Deputet në Parlamentin e Landit të Hamburgut, Gjermani. Çdo epokë, prodhon heronjtë e saj dhe nxjerrin personalitete të përmasave epokale. Trualli shekullor i Dardanisë, ka dhënë dhe vazhdon të japë “flakadanë” të lirisë, pavarësisë e përparimit shoqëror, të kujtesës e kulturës. Flaka e tyre, ka ndriçuar dhe ndriçon sipas etapave dhe situatave, vendet shqipfolëse. Këtë radhë, po njihemi me Xhelil Musain, i cili radhitet kështu midis shumë “flakadanëve” të tjerë, që ka nxjerrë kombi shqiptar, këtej e përtej kufirit. Sepse të dy, babë e bir, gjithmonë kanë bërë gjënë e duhur në kohën e duhur e përtej kësaj, kanë hedhur urat e miqësisë e bashkëpunimit midis dy popujve të Lindjes e Perëndimit me pikësynim, kauzën shqiptare. Intelektualët e shumtë të ardhur nga të gjitha bashkitë e Qarkut të Korçës, krerë të pushtetit vendor, shkrimtarë e artistë, aktorë e gazetarë, përfaqësues të mediave vizive e të shkruar, mbushën sallën e Bibliotekës së Korçës. Nuk munguan pjesmarrës të shumtë nga trevat shqiptare, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Kosova, nga universitetet e Shkupit e Tetovës, etj. ku jo vetëm shprehen fjalët më të mira për këta personalitete, por edhe mësuan shumë nga eksperienca dhe aktiviteti i tyre në shërbim të çështjes kombëtare, që i bëjnë nder Shqipërisë në të dy anët e kufirit... Jo vetëm në faqet e librit, të shkruar me aq mjeshtëri nga autorët e lartpërmendur, por edhe po të shfletosh faqet e shtypit gjerman, suedez e më gjerë, do të njihesh me të vërteta të shumta të këtyre intelektualëve, prindër shembullorë, politikanë e atdhetarë klasi, patriotë të lindur, humanistë të mëdhenj, që në zemër mbajnë ndezur flakën e miqësisë e dashurisë midis popujve, lumturinë që i ka sjellë suksesi i shumë bizneseve të tyre prej afro pesëdhjetë vitesh në Hamburg e kanë parë të pashkëputur me lumturinë për shqiptarët kudo që ata janë, siç shprehet edhe vetë Xhelili: “Lumturia, nuk mund të gjejë strehë, as në prona, as thasë me para... ajo, as nuk mund të shihet e shkëputur nga mirënjohja që vjen përtej familjes dhe vendlindjes me aq sa mundësi kemi”! Më së shumti, kjo lumturi, ka “banuar” përherë në shpirtin human të këtyre shqiptarëve të mëdhenj. “Punën, aktivitetin, suksesin dhe humanizmin, unë, thotë Xhelili, ia dedikoj bashkëshortes time gjermane, Silvia”, që Xhelili, emrin e saj gjerman, e përkthen në shqip Selvi... Sa të drejtë kishte Margaret Thatcer, kur shkruante: “Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë, nëse kërkon vepra, pyet një femër”. “Rruga, vazhdon ai, për t’i bërë për vete njerëzit, kalon përmes bisedave dhe depërtimit në zemrat e njerëzve për ato që ata kanë nevojë, për gjërat që ata i shqetësojnë”! Me të drejtë, kolegët e tij të shumtë shprehen: “Ai, nuk ka zemër zogu, por zemër kau”. Humanizmi i tyre, babë e bir ka tërhequr edhe vëmendjen e organeve më të larta shqiptare. Me kërkesën e Parlamentit shqiptar, nga ana e ish-Presidentit të Republikës i është akorduar atij Dekorata e Lartë “Shën Tereza”. Atdhetarizmi dhe patriotizmi, janë pjesë e shpirtit të tyre duke punuar me moton “Njeriu fisnik, i bën për vete njerëzit dhe mbështetet tek ata”! Po kush është Xhelil Musa? Ka lindur ne fshatin Pozharan të Komunës Viti në afërsi të Gjilanit. Ishte djali më i madh, njëherësh edhe “hallemadhi” i familjes prej njëmbëdhjetë fëmijësh. I bie barra e madhe për të ndihmuar prindërit për rritjen e vëllezërve dhe motrave. Fill mbas mbarimit të shkollës së mesme detyrohet të punojë më shumë se tre vite në Krahinën e Vojvodinës në kushte tejet të vështira në bujqësi duke punuar mbi dhjetë e pesëmbëdhjetë orë në ditë ku ushqimin e përditshëm kishte bukë e dhallë. Vështirësitë e shumta ishin shkolla e tij e parë dhe shkolla e madhe e jetës derisa u realizua ëndrra e tij e madhe ajo e emigrimit në Hamburg të Gjermanisë në vitin 1970, në moshën 20-vjeçare, bashkë më dy shokë të tij. I përvetësoi shprehjet popullore që qarkullonin në zonën e tij të lindjes, që “Fati qëndron krah për krah me trimin” dhe “Njerëzit, nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan”. Vështirësitë, ishin të shumta duke filluar qysh nga mësimi i gjuhës. Mbas katër muajve qëndrimi në Hamburg Xhelili njihet dhe bashkëjeton me një vajzë gjermane, Silvia Boger, e cila mbas pesë vitesh do të bëhej bashkëshortja e tij. Së bashku hapin një restorant të thjeshtë të quajtur “Adria Grill” me të cilin vepruan deri në vitin 1988. Më pas vazhduan me “Opatia Grill” deri sa morën firmën e plotë “Hotel und Restaurant Baj Musa” afër Hamburgut, e në vitin 1994, e arrijnë të kenë deri në dymbëdhjetë lokale të tilla e shumë hotele ku kryesisht janë punësuar shqiptarë. Në çdo hotel të Xhelil Musajt, valëvitet flamuri shqiptar. Çdo hotel i tij fillimisht fillon punë në gjigantin gjerman “KRUPP” si tornitor, bën kurset përkatëse për shofer dhe kalon me sukses të gjitha provimet duke punuar edhe si shofer autobusi. Vullneti dhe jo vetëm kaq, por çdo lokal i tij është edhe një “Kuvend” për çështjen shqiptare. Njeriut të buzëqeshur, i janë hapur të gjitha dyert. Mbi gjithçka ai i drejtohej Nënë Terezës: “Folu butësish njerëzve. Tregoje mirësinë në sy, në fytyrë, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore. Jep, jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën”! Kjo e bëri Xhelilin aq të dashur në këtë vend të madh, i cili fitoi zemrat e të gjithëve në shoqërinë e re. Këtë respekt e dashuri për njerëzit, Xhelili e kultivoi edhe tek pasardhësit e tij djemtë Adrianiti dhe Samiu. Ishte respekti dhe dashuria që ka krijuar në shoqëri Samiu, i cili ka mbaruar shkollën e lartë për Hoteleri Turizëm, me rezultate të shkëlqyera, ishte puna e tij plot pasion që në zgjedhjet Parlamentare për Landin e Hamburgut në Shkurt të vitit 2020, të zgjidhet edhe deputet i SPD, ku aderon. Patriotizmi kombëtar dhe kultura janë konsideruar gjithmonë në krahinën e tij si kudo në Kosovë, gurrë themeli prandaj edhe nga gjiri i kësaj krahine, kanë dalë shumë kuadro e patriotë të nderuar që shërbejnë me përkushtim në fusha të ndryshme. Babai i tij, Mehmeti, i fliste shpesh për patriotët e mëdhenj e midis tyre për Hasan Prishtinën, i cili në vitin 1904, në fshatin e tij, Pozharan hapi shkollën e parë shqipe. Të njëjtën gjë bëri edhe Xhelili në vitin 1976 në Hamburg. Sapo ai filloi të sigurojë disa ardhura me punën e tij duke mos njohur orar, hap shkollën e parë dhe të vetme në Metropolin e Hamburgut, për mësimin e gjuhës së nënës në vitin 1978, vetëm tetë vite mbas emigrimit, në vitin 1970-të. Meqë jemi në këtë temë, aktualisht Xhelil Musa u mëson gjuhën e nënës, nga dy orë çdo ditë 600 fëmijëve të familjeve shqiptare që banojnë në këtë metropol, i cili me të ardhurat e tij, paguan personelin e mësimdhënës dhe ushqimin e nxënësve. Dhe jo vetëm kaq, por herë pas here, ai pret e përcjell studentë, nxënës, politikanë shqiptarë që kryejnë shkolla apo kurse të ndryshme duke i trajtuar ata në bizneset e tij. Të flasësh për humanizmin dhe bujarinë e tij, ato janë të përditshme që bën ai duke filluar qysh nga njerëzit në nevojë e deri tek pritjet e përcjelljet. Po sa shumë kontribut ka dhënë për sportin, për ekipet tona të futbollit që nga skuadra Kombëtare e deri tek Shpresat, e cila kjo, është një temë më vete. “Unë, thotë ai, kam aq sa nuk më tepron asgjë”! Kjo ka bërë që edhe vetë shtypi gjerman, të shprehet: “Xhelili, jep mirësi më shumë nga sa duhet dhe merr krenari, më pak nga sa i takon”! Edhe për Xhelilin, emigracioni në ditët e sotme, në të dy anët e kufirit është një gangrenë, një fenomen shqetësues, por ai nuk e sheh këtë me syrin e politikanëve dhe as të partive që ata drejtojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si fajtorë të këtij fenomeni. “Përtej fjalëve, thotë ai, duhen vepra, duhen investime, duhet mirëqenie”, të cilat këto “duhet” ai i ka bërë realitete, të prekshme, të kapshme e të kohës. Xhelili, emigroi si shumë të tjerë dhe kjo është e vërtetë, por është po kaq e vërtetë sa ajo që ai “edhe kokën, edhe këmbët i la në vendlindjen e tij”! Emigracionin, Xhelili kurdoherë e ka konsideruar si “trampolinë” për të shkuar e kontribuar në vendet e huaja e më pas “shqiponjat të kthehen në folenë e vet” të japin kontributin e tyre në vendin e vet. Ai, ka zbatuar mësimin e madh të Johan Volfang Gëtes, i cili shkruan: “Shkoni në vendet e huaja dhe kjo do t’iu mundësojë të arrini të njihni gjërat e mira që i keni në Atdheun tuaj”! Edhe më pas, Xhelili, nuk iu nda gjeniut të letrave gjermane, Gëte: “Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje... Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda”! Dhe Xhelili, këtë porosi ka zbatuar, pikësynimi i të cilit ka qenë që të bëhet promotori e të verë në lëvizje shumë të tjerë për të investuar në vendlindjen e tyre, në Kosovë e Shqipëri, sepse siç shprehet: “Vajtimi i shumë njerëzve, na prek zemrat, për të cilën mendoj që kudo që jemi, të hedhim një dorë e një fjalë të mirë”! Puna që Xhelili ka bërë me sakrificat e tij e të familjes për vendlindjen edhe Këshilli i Komunës së Vitisë, e ka nderuar atë me medaljen “Qytetar Nderi” i Komunës. Mbi të gjitha Xhelil Musa, është bërë urë lidhëse midis Shqipërisë në të dy anët e kufirit dhe Gjermanisë. Dekoratat e akorduara atij, janë të shumta. Federata e paqes Universale, në emër të Këshillit Shqiptar të Paqes, për Gjermaninë, në mbledhjen e datës 20 dhjetor 2020, zotit Xhelil Musa i akordohet Titulli i Lartë, Ambasador i Paqes së Përhershme. Ky titull i Lartë, është shpërblimi më i mirë dhe më i gjetur për këtë person, Simbol i Kombëtares, apo “qershia mbi tortë” e gjithë veprimtarisë patriotike, humanitare e shoqërore e tij... Nëpërmjet bizneseve të tij ai ka dhënë një ndihmesë edhe për gjermanët, banorët e Hamburgut, të cilët shohin tek ai një biznesmen korrekt, një shqiptar të vërtetë që shtypi gjerman me të drejtë shkruan që “shqiptarët, ndihmojnë gjermanët” apo shtypi suedez, i cili shkruan: “Z. Xhelil Musa, jeton në vend të huaj dhe ndihmon vendin e huaj”. Por Xhelili, ka edhe “shqetësime”! Ai, ka sfiduar kohën. Lindën dy djem dhe punën e vajzave ia plotësojnë djemtë dhe nuset e tyre aq të dashura për prindërit. Kërkesën e tij, për të kaluar në moshën e tretë, nuk do t’i miratohet asnjëherë as nga “këshilli i familjes” dhe as nga shoqëria, sepse “nuk plotëson asnjë kusht” jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. “Shqetësimin” e fundit të tyre, për t’i shprehur vlerësimet dhe falënderimet, stafit të gazetës “SOT” si lexues të rregullt të saj, e mora përsipër unë duke i shprehur se këtë “shqetësim” do ta marr përsipër unë duke u dhuruar atyre edhe librin “Magjistari që gërshetoi lindjen dhe perëndimin” të autorëve Shyqyri Fejzo dhe Hasan Qyqalla.