BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Flamuri i djegur shqiptar, përballë ekstremizmit helen

Flamuri i djegur shqiptar, përballë ekstremizmit helen

E gjithë Shqipëria ka ndjekur me kujdes ngjarjen në Bularat, e cila filloi si përvjetor dhe respekt për ushtarët grekë të rënë në Luftën italo-greke 78 vite më parë, (të cilët me marrëveshje midis shteteve janë varrosur në Shqipëri), në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues zyrtarë nga shteti grek, që u pritën me nderime dhe respekt, dhe nga ana tjetër ngjarjen e paprecedentë që ndodhi gjatë këtij përvjetori nga një ekstremist minoritar, i cili qëlloi disa herë me armë automatike, duke tmerruar dhe frikësuar të gjithë shqiptarë dhe minoritarë e grekë që morën pjesë në atë eveniment.

Evenimenti u harrua shumë shpejt sepse ndodhi një ngjarje tjetër e turpshme kur ekstremisti minoritar jo vetëm qëlloi kundër njerëzve dhe makinës së policisë por ishte i veshur me uniforme ushtarake jo-shqiptare dhe vazhdoi të shajë shtetin shqiptar, Shqipërinë, vëllezërit e tij shqiptarë si dhe të kërkonte lirinë e Vorio-Epirit. Veprimet e tij të pamenduara dhe dashakeqe përfunduan me vrasjen e tij për shkak të refuzimit dhe të kundërshtimit me armë kundër policisë shqiptare dhe RENEA-s.

Pavarësisht ngjarjes fatkeqe, historia që e dimë të gjithë, nuk mbaron me kaq. Përpjekjet për të manipuluar ngjarjen nga individë të politikës greke dhe të ndonjë deputeti të Parlamentit tonë, me qëllim që të heroizojnë një individ që nuk asgjë për t’u bërë hero, përpjekjet për të ngritur akuza ndaj policisë shqiptare gjoja sikur nuk kishte vepruar në bazë të ligjit ndaj një individi, i cili në fakt kundërshtoi me armë në dorë, madje përpjekjet e disa mediave për të mbajtur përtej normales copëza të ngjarjes duke përfshirë pjesën emocionale të familjarëve, ceremoninë e varrimit, ndoshta me qëllim që të ndezin atë që nuk mund të ndizet: armiqësinë e minoritetit ndaj popullit vëlla shqiptar dhe anasjelltas, akuzat e disa politikanëve grekë që nuk ishin në ngjarje, por që kërkonin të acaronin situatën me qëllim që të thonë se... ne nuk e kemi harruar `Vorio Epirin`,- treguan dhe po tregojnë se sa e thjeshtë janë përpjekjet për të tensionuar situatat dhe se sa e vështirë është që t`i tregosh dhe t’i mbushësh mendjen një ekstremisti apo grupi ekstremistësh nga shteti fqinjë- të vërtetën e thjeshtë dhe të dhimbshme njëkohësisht se si një individ nga minoriteti vëlla grek, mund të manipulohet aq lehtë me doktrina absurde dhe me racizëm kundër popullit vëlla fqinj. Madje dhe ta nxitësh atë për të luftuar me armë në dorë kundër vëllezërve të tij për ide të kota qoftë edhe për para.

Për fat të mirë, opinioni i shëndoshë grek dhe shumica e politikanëve grekë e kuptuan problemin dhe madje e akuzuan njërin nga tv greke për `Fake Neës`, duke miratuar veprimet e ligjshme të policisë shqiptare.

Zhgënjyes mbeten disa fakte këtu në Shqipëri:

Si ka mundësi që opozita nuk përkrahu policinë shqiptare, por heshti madje përdori dhe ndonjë batutë kundër qeverisjes dhe policisë?

Si ka mundësi ndonjë një deputet prej shumë kohësh në Parlamentin shqiptar që përfaqëson një parti të pakicave të sillet sikur të mos jetojë në Shqipëri por të përkrahë qoftë dhe heshturazi ekstremistët e ndaluar dhe që kanë hyrë nga Greqia?

Si ka mundësi që Presidenti të mos thotë asnjë fjalë qoftë dhe për të treguar se është President i një vendi sovran dhe jo i varur apo i detyruar nga të tjerët?

Si ka mundësi që kryetari i PDIU të mos prononcohet për ngjarjen?

Si do të reagonte shteti grek nëse në vendin e tyre do të hynin ekstremistë dhe do të qëllonin me armë e do të shanin Greqinë? Sigurisht që do të reagonin madje dhe shumë ashpër nëse do të ndodhte sidomos nga Shqipëria apo ndonjë vend fqinj.

Mund të shihet në një foto se Flamuri shqiptar po digjet nga disa ekstremistë. Ky është një turp dhe provokim i padëgjuar brenda tokës shqiptare nga disa ekstremistë të ardhur nuk dihet se si, nga Greqia. Shteti reagoi brenda rregullave dhe disa nga ata i arrestoi, por i liroi më vonë. Normalisht, këta persona nuk duhet të hyjnë më në Shqipëri qoftë me leje qoftë dhe ilegalisht.

Dihet se disa nga të ndaluarit si Babis-Harallabos është një ekstremist i Partisë ekstremiste të djathtë LAOS, Bejleri mbetet një anti-shqiptar besnik.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se krahas Karathanos, në pranga kanë rënë edhe tre minoritarë si Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Janë shoqëruar 14 persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit rrugës, por ata do të hetohen edhe për kalim të paligjshëm të kufirit dhe thirrjet raciste gjatë ceremonisë. (http://shqiptarja.com/lajm/bllokimi-i-rruges-gjirokasterkakavije-ne-hyrje-te-bularatit-burime-policia-e-shtetit-gati-arrestime-per-protestuesit-greke).

Kuptohet se personat që kanë hyrë në Shqipëri për funeralin e ekstremistit janë persona gjithashtu ekstremistë që kanë hedhur parulla për Vorio-Epirin edhe më parë dhe kanë hyrë e dalë në Shqipëri duke abuzuar me Lirinë dhe të drejtat e Minoriteteve dhe duke ngritur pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Për fat të mirë qeveria Greke e Cipras ka mbajtur qëndrim korrekt dhe ka bërë thirrje për qetësi. Vetë Cipras thase pavarësisht kësaj ngjarjeje, Greqia nuk ka ndër mend që të ndryshojë strategjinë e saj. “Në 28 tetor në varrezat e Bularatit u krye varrimi i eshtrave të të rënëve tanë në Shqipëri. Këto zhvillime kanë një vlerë dhe ne nuk duhet ti harrojmë. Dialogu me Shqipërinë duhet të vazhdojë. Duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që minoriteti grek në Shqipëri të ketë të gjitha të drejtat që i takojnë. Do zgjidhim problemet e vjetra".

I shkëlqyer ka qenë dhe vetë-përmbajtja jo vetëm e qeverisë shqiptare të kryesuar nga Rama, por edhe i popullit shqiptar i cili është me të vërtetë shumë më i kulturuar dhe i vetëpërmbajtur, dhe nuk reagoi nga këto ngjarje poshtëruese për shtetin shqiptar, megjithëse kishte të drejtën e Zotit të reagonte.

Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos të përsëriten më por e rëndësishme është që edhe Opozita dhe mazhoranca në ngjarje të tilla duhet të jenë në një linjë. Sigurisht lidhja vëllazërore që kemi me minoritarët do të vazhdojë, por keqdashësit dhe ekstremistët duhet të dënohen. Qëndrimi aspak ligjor dhe etik i ndonjë deputeti minoritar nuk duhet të kalojë në heshtje.

Nga Pirro PRIFTI