BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Flasim për dekomunistizimin kur promovojmë kriminelët e regjimit komunist dhe kulturën komuniste

Flasim për dekomunistizimin kur promovojmë kriminelët e regjimit

Korani i “OPINION” nuk largohet prej misionit të promovimit të kuadrove më të lartë te diktaturës dhe kulturës komuniste të shkrimtarëve dhe artistëve. Dje 18 janar 2022 në emisionin “OPINION”, Korani, kishte vrasjen e Mehmet Shehut. Sot pas 40 vjetësh ku janë thënë e stërthënë të gjitha për vrasje-vetëvrasjen e Mehmet Shehut, dhe gjatë këtij emisioni mjaftë të dobët nuk pati asgjë të re apo të rëndësishme përpos thashethemnajës… Sot është jashtë kohës dhe fare i parëndësishëm për atë çka po kalon Shqipëria nga një politikë e korruptuar e kapur nga krimi, pastrimi parasë ilegale dhe një media të korruptuar të lidhur me qeveritë krim të radhës në shërbim të grabitjes së pasurive kombëtare, ku në TOP është OPINION i KLAN-it për KLAN-KLANET, pra vrasja apo vetrasja e një krye-krimineli si Mehmet Shehu si luftë brenda llojit të një regjimi kriminal komunist nuk është fare e rëndësishme sot. Qëllimi këtij emisioni është largimi vëmendjes dhe një lloj inkoshienti nostalgjie dhe kamuflimi për shërbimet si KORAN para 90’ dhe OPINION pas 90 ndaj regjimeve kriminale politike. Blendi Fevziu e fillon emisionin me prezantimin e librit të Qemal Lames, ish Drejtor i Përgjithshëm i Hetuesisë së Republikës Socialiste të Shqipërisë që nga prilli i vitit 1982 fill pas vrasjes së Mehmet Shehut, deri në vitin 1992. Një Heinrech Himmler shqiptar që në periudhën kur erdhi Q. Lame, hetuesia e drejtuar nga ky ka dënime të panumërta për agjitacion e propagandë, tortura fizike psikologjike të ndaluara nga neni 7 i kodit procedurës penale të kohës por zbatuar rëndom në birucat e Hetuesisë së shokut Qemal Lame. Blendi Fevziu, pasi i promovon librin “Kur shembeshin themelet” format i librit të shokut Enver “Kur hidheshin themelet”, shoku Qemal Lame vetpromovon në ekranin e KORANIT, librin e tij të fundit “miq dhe armiq” të botuar tetorin e fundit sipas tij. Fevziu I kërkon direkt Q.Lames, -në qoftë se do të ketë mundësi në javët e ardhshme te bëjë nje bisedë, në qoftë se Lame do të pranoj, për trajtimin e ngjarjeve te periudhës nga viti 1982 deri ne 1992 për krimet e komunizmit. Është njësoj sikur Himlerit të Gestapos Naziste ti kërkonin të tregonte krimet e Nazizmit!!! I cili helmojë veten me “Cianur Potasiumi” pasi ishte kapur nga aleatët më 23 Maj 1945. Ndërsa Himleri shqiptar Qemal Lame, del banak me banak televiziv duke u promovuar për gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe duke na e paraqitur si luftëtar të lirisë për demokracinë në Shqipëri, Drejtorin e Përgjithshëm të Hetuesisë së Përgjithshme të Republikës Socialiste nga viti 1982-1992 ne periudhën me të errët të dënimeve politike, pushkatimeve, torturave, internimeve. Ky njeri në vend që të jetë ne bankën e të akuzuarve promovohet nga KORANËT e mediave si shërbëtorë të trungut kallëzimeve dje. Turpi i ka kaluar kufijtë e turpit jo vetëm nga këta KORANÈ por edhe nga mosreagimi i opinionit publik. Unë i kam lexuar librat e Qemal Lames “Kur shembeshin themelet” dhe “Dritë hijet e kohës”. Kam shkruar dy shkrime për gënjeshtrat dhe manipulimet e këtij njeriu të paskrupull dhe i pa pikë reflektimi moral për një akt pendese për përgjegjësinë e tij për krimet e hetuesisë komuniste drejtuar nga ky për 10 vjet. Faji nuk është i tij por i shoqërisë shqiptare e pa ndërgjegje dhe e pamoral për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.