BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

FMN në një linjë me rekomandimet e KLSH

FMN në një linjë me rekomandimet e KLSH

U bënë pak më shumë se një vit e gjysmë pas përfundimit të marrëveshjes trevjeçare të qeverisë sonë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku ky i fundit na dha një hua prej 377 milionë euro si Shtet dhe buxhet i Shtetit, me kusht që të forconim financat publike. Paratë erdhën si uji në shkretëtirë për financat tona publike, të batërdisura nga viti zgjedhor 2013. U arrit të paguheshin me to një pjesë e detyrimeve ndaj sipërmarrësve privatë. Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, vendi ynë tashmë i nënshtrohet kqyrjes nga ekspertët e Fondit, nëpërmjet procesit “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave qeveritare në ekonominë shqiptare. Misioni i dytë i FMN-së erdhi këto ditë dhe dje dha një konferencë për shtyp. Të bën përshtypje se, krahas konfirmimit të rritjes ekonomike për këtë vit dhe vitin tjetër, FMN paraqiti të njëjtat shqetësime dhe rekomandime si të Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me borxhin publik dhe partneritetet publik-privat. Fondi Monetar ndërkombëtar i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të mos pranojë më propozime të pakërkuara për PPP-të. KLSH ka disa vite rresht që kërkon që askush të mos marrë trajtim të posaçëm, kur bëhet fjalë për përfitim fondesh shtetërore. Ka kërkuar, njëlloj si drejtuesi i misionit të FMN-së në Tiranë në prill të këtij viti, ndërprerjen e përkohshme të kontratave PPP, për t’u hapur rrugë studimeve të thelluara për përfitueshmërinë e tyre. Të njëjtën gjë ka rekomanduar edhe Banka Botërore, thellimin në raportin kosto-përfitim në koncesionet dhe partneritetet publik-privat. KLSH ka kërkuar që këshillat profesionale të FMN-se të pranohen,  dhe jo anashkalohen. Ka rekomanduar që përballimi i risqeve fiskale të përmendur nga FMN, përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit për zbutjen e tyre të jenë përgjegjësi dhe detyra të menjëhershme dhe urgjente për institucionet e Shtetit tonë dhe jo përgjegjësi i një njeriu të vetëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Risqet dhe problematikat me borxhin publik, raportimin dhe menaxhimin e tij, me detyrimet e prapambetura që kanë rinisur të bëhen të rëndësishme, si dhe shumë të tjera të lidhura me koncesionet dhe PPP-të, e bëjnë imperative dhe të domosdoshme që Kuvendi të shikojë mundësitë për krijimin e një njësie të oponencës së përhershme e profesionale ndaj përgatitjes dhe zbatimit në praktikë të këtyre kontratave. Kjo strukturë të ketë specialistë të zotë, të pavarur nga qeveria, që të punojnë vetëm për llogari të Kuvendit. KLSH ka kërkuar praninë e një sekretariati pranë Kuvendit, i përbërë fillimisht qoftë edhe nga dy ose tre ekspertë, personalitete të fushës së financave dhe administrimit publik, një ekip i cili të funksionojë në vartësi të Kuvendit dhe të jetë i pavarur financiarisht nga Ekzekutivi. Kjo Njësi duhet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm financiar për të komisionuar ekspertë të fushave respektive për studimin dhe oponencën sipas koncesionit apo PPP-së që shqyrtohet, në emër dhe për llogari të Kuvendit dhe Komisionit parlamentar përkatës. Krijimi i  një strukture të tillë do të jepte sinjalin e parë se vërejtjet dhe sugjerimet e FMN-së, Bankës Botërore, USAID-it po dëgjohen. Shqetësimet e tyre profesionale janë në unison me gjetjet dhe rekomandimet e institucionit më të lartë të auditimit publik në vend dhe duhet të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për një llogaridhënie efektive të Ekzekutivit, kur vjen puna tek menaxhimi i borxhit publik dhe i pagesave të PPP-ve nga Buxheti, që në vitet e ardhshme priten të jenë një barrë jo e vogël për Buxhetin e Shtetit dhe për shanset tona të zhvillimit të qëndrueshëm.

Fatos Çoçoli