BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Opinion / Editorial

Folklorikët periferikë të Ballkanit që bëjnë sikur kanë derdhur gjak më shumë se Europa brenda vetes!

Folklorikët periferikë të Ballkanit që bëjnë sikur

Iniciativës (hahaha askush nuk e di kujt i vajti në mend të parit) së tre liderëve të Ballkanit ose Rama, Vuçiç dhe Zajev, forumet kryesisht të Vetëvendosjes i janë përgjigjur me një egërsi, e cila ka domethënien e saj. Po të kemi parasysh se PD-ja në Tiranë ia la ish-komunistit të parafundit në Kuvendin e Shqipërisë mbas Sali Berishës (Tritan Shehut) që të kritikonte, gati gati të mbushet mendja se kemi të bëjmë me një “nacional komunizëm” që kritikon Ramën. Mund ta bëjnë dhe kanë të drejtë, sepse si Vetëvendosja dhe pjesa ish-majtiste leniniste e PD-së në Shqipëri, këtë frymë kanë. Jo minishengeni, jo Europa, jo na ftuan, jo duam, jo ish-Jugosllavia dhe jo... Nejse nuk do Albini, po asgjë, ska gjë, nothing. Kur të dojë i ftuar është prej tyre dhe “gjelomania” që është te shqiptarët dhe retorika me tradhtarë dhe të shitur te Serbia dhe sidomos “rritja e por...ëve” të Serbisë, duke e bërë gjithmonë si krijuese dhe mbajtëse tradhtarësh shqiptarë janë dhe do të mbeten marrëzitë si në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Sigurisht që Serbia është shteti agresor në Ballkan dhe është shteti që ka vrarë shqiptarë dhe që akoma nuk ka kërkuar falje. Por shqiptarët kanë dhe diçka tjetër “vrasin njëri-tjetrin” pa pasur nevojë për Serbinë, por duke akuzuar njëri-tjetrin se i shërbejnë serbit. Por nuk është ky opinioni në shkrimin tim, ose tema e shkrimit. Tema e shkrimit është se ka faj Europa me vonesën e integrimit të Shqipërisë, Maqedonisë dhe sidomos të mos lejimit të shtetasve të Kosovës të jenë në Shengen. Albini dhe Vetëvendosja kanë vizionin e tyre, por në Shqipëri me Bojkenin tashmë besoj sa kanë mësuar se “nuk ngjit shumë si ide dhe parti”. Nuk ngjit, sepse shqiptarët boll kanë arrogant dhe cinik e “kokë me vete” Edi Ramën dhe një tjetër imitues të tij, do të ishte e tepërt dhe për arsye të një majtizmi disi të integruar me një nacionalizëm të fjalëve se sa të “ushtrimeve” që ka Albini. Në “iniciativat” Vuçiç, Rama dhe Zaev ku janë të ftuar të gjithë në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asgjë tjetër, por një “karshillëk” për BE-në, e cila nuk do dhe nuk ka për të dashur që ta pranojë Ballkanin sikundër është. BE, nuk do as myslimanët e Ballkanit, as ortodoksët e Ballkanit dhe as katolikët e Ballkanit, sepse nuk do ballkanasit fare. Ajo ose më qartë, një pjesë jo e vogël e saj nuk do dhe urren kulturën ballkanike. Europa urren kapadaillëkun ballkanik, urren mendësinë ballkanike të një ashpërsie malesh dhe vrulli lumenjsh, por dhe bukurie natyrore. Tashmë në Europën në ndryshim dhe të zhgënjyer në planet e saj, nuk ka vend për 20 milionë ballkanikë që realisht janë gjeografikisht në Europë, por këndojnë ndryshe saj dhe hanë ndryshe saj. Europa nuk i do ballkanasit, sepse mendon që nesër nuk do ta përfillin më me karakterin që kanë. Prandaj nuk është se i vonon, por nuk i do. Ua di kokën dhe nuk ka “kokë as kohë” për vete që t’i ndreqë apo zotësi e forcë t’i pranojë. E ky është problemi dhe jo Rama, Vuçiç e Zajv që sot janë, por nesër nuk do të jenë. Po të ishte Europa e zgjuar dhe e vendosur, nuk do të kishte nevojë për të tilla iniciativa foklorikësh ballkanikë, sepse do t’i kishte kryer punët vetë, pa pyetur as serbët as shqiptarët dhe as maqedonasit dhe liderët e gjatë apo të shkurtër të tyre. Aq më pak Albinin. Por ka dhe diçka tjetër, në ata që tashmë bëjnë si nacionalistë të Ballkanit në daç shqiptarë, serbë dhe maqedonas. Po pra po, se dhe në Serbi thonë se Vuçiç po ia shet Kosovën hahaha -Ramës. Marrëzira, sepse realisht nuk kanë në dorë të tilla gjëra as njëri prej tyre. Dhe një “këngë” e Trumpit që kujtonte se punët në Ballkan mbyllen me para ose me show në “Shtëpi të Bardhë” të lë të kuptosh shumë. Por “trimat folklorikë periferikë” nacionalistë majtistë dhe jo majtistë të Ballkanit, kujtojnë se pikërisht Ballkani ka derdhur gjak për toka dhe të drejta kombëtare dhe shtetformuese më shumë se Europa. Po pra, më shumë se Gjermania dhe Britania apo Franca dhe Spanja, Italia e Austria bashkë me shumë vende të tjera përreth tyre. Kujtojnë se kanë më shumë varre serbët dhe shqiptarët apo boshnjakët dhe malazezët se sa gjermanët dhe francezët bie fjala. Serbët kujtojnë se Austro-Hungaria ka vrarë më shumë në Serbi se sa Rusia në Poloni ose dhe të tjerë dhe Austria në Francë dhe Franca në Itali dhe Austri. Idiotët periferikë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, kujtojnë se e kanë fajin dhe kanë në dorë gjë Rama, Vuçiç dhe Zaev. As kanë pasur dhe as kanë leje që në fakt duhet të kenë, por janë aktorët e një skeme që nuk është ndërtuar as në Beograd, as në Tiranë dhe as në Shkup dhe nuk mund të “nacionalizohet për keq ose për mirë” as në Podgoricë, Sarajevë dhe Prishtinë. Faji sigurisht është në Europë dhe disa kancelari që janë sot për faqe të zezë dhe për probleme të tjera dhe imagjinoni sa duan sot pikërisht zgjerimin. Këto kancelari shpesh herë tallen me ballkanasit për vetë natyrën e tyre folklorike. Tallen, se e dinë se janë plot me nacionalizma të shëmtuar që i bëjnë keq vetes. Tallen për mënyrën se si e shikojnë botën ata. E dinë se “marrëzia serbe” me mos njohjen e Kosovës, nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç të mirës për shqiptarët, të cilët në mungesë të integrimit dhe mungesë të njohjes, do të fillojnë “projektin e tyre të madh kombëtar”, i cili nuk do të mund të ndalet dot në qoftë se Shqipëria dhe Kosova nuk integrohen në BE. Nuk do jenë Rama, Vuçiç dhe Zaev, por ato që do të jenë do ta bëjnë. Në këtë pikë, as që do iu isha lutur serbëve idiotë të nacionalizmit edhe akoma më idiotë politikë që kujtojnë se do të mund të shpërbëjnë atë që është bërë dhe që është shteti i Kosovës, i lirë dhe i pavarur. Se kujtojnë se do të vazhdojë gjithë jetën “flamuri i shtetit të Kosovës” dhe jo ai i kombit shqiptar. Po pra, duke mos kuptuar se dhe shumë miq të serbëve tashmë, e dinë se kjo gjë është e pamundur. Imagjinoni Serbia që të “sundojë” Shqipërinë. Kë, hahaha Shqipërinë e sotme që dikush trutharë në Shqipëri dhe Kosovë e di... kafshatë të lehtë për nacionalizmin serb. Imagjinoni kur nuk e gëlltitën me Enverin dhe Titon, kur nuk e gëlltitën me Enverin dhe Stalinin dhe nuk e gëlltitën me Enverin dhe kinezët dhe do ta gëlltisin sot me Amerikën. Po pra po. Gjithmonë nacionalistët e politikës dhe karriges së pushtetit, i pinë ilaçet o vonë në orare ose të skaduara. Gjithsesi karshillëku BE-së nga Rama, Vuçiç dhe Zaev shfaqjen e vet po e jep.