BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Folklorizmi bojkotues Kuvendi, i vetmi model “komunikimi” politik parlamentar!

Folklorizmi bojkotues Kuvendi, i vetmi model “komunikimi” politik

Çfarë po bëjnë socialistët në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë!? Po pra, çfarë dreqin po bëjnë!? Po justifikojnë demokratët dje!? Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate të forta sa i takon rregullores, duke bërë që mazhoranca të braktisë sallën. Teksa mazhoranca kërkoi që të respektohej rregullorja, përfaqësuesit e opozitës theksuan se po tentohej që të ndryshohej ligji. Pas shumë debateve, PS-ja u largua nga mbledhja, ndërsa opozita vijoi të qëndronte në sallë. Pas disa minutash, përfaqësuesit e maxhorancës u rikthyen sërish në sallë, ku zëvendëskryetari i komisionit, Toni Gogu tha se në komision po bëhet mbledhje partie. Ndërkohë, Alibeaj në debat me Lefterie Luzin, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së shërbimit në Kuvend, ka kërkuar ndërhyrjen e gardës, për të nxjerrë nga salla zonjën. Debatet në komisione janë të modelit “po bisedojmë, shamatohemi dhe grindemi me njëri-tjetrin dhe jo të modelit po punojmë sëbashku që të mbarojmë punën të cilën kemi marrë përsipër ta bëjmë”! Thjesht, komisionet kthehen në zona ku diskutohet rendi i ditës, rregullorja dhe “ti the kështu, unë ashtu” bashkë me kthimin në personale të diçkaje që është ligjore dhe shtetërore! E ky është folklorizëm akut shqiptar! Këta tipa edhe kur janë një mendje ngaqë janë folklorikë, “ndryshojnë mendje që të mos jenë një mëndje dhe grinden pastaj pse nuk janë një mendje”! Dakord! Janë (dhe kur duan të bëjnë punë parlamentare) adoleshentë politikë imagjinoni kur kanë plot hile dhe marrëzira hedhacake tipike mes tyre se çfarë realisht mund të ndodhi! Në fakt, të gjithë i “kuptova” vetëm diçka nuk kuptova! Çfarë aftësie detyre dhe njerëzore mund të ketë një zonjë shërbimi në Kuvend qoftë dhe si drejtoreshë që të urdhërojë mbylljen e mbledhjes? Këtë gjë kurrë nuk do ta kuptoj, sepse është e pakuptueshme! Çfarë tagri ka një drejtoreshë punonjëse kuvendi, që të urdhërojë anëtarët e një komisioni? Këta sot (administrata dhe drejtuesja e Kuvendit) mbase shpikin njëqind detyra dhe poste, por praktikisht nuk mund të ketë “drejtoreshë” nga mijëra e mijëra që ka Shqipëria, që të urdhërojë mbylljen e mbledhjes së një komisioni parlamentar! Jo nuk ka! Pastaj grindjet idiote për rregulloret dhe për provokimet dypalëshe apo njëpalëshe cilado qoftë ajo unë i kuptoj, sepse janë zakon i kësaj farë klase politike mitomanësh që bëjnë sikur po kuvendojnë, kur në fakt po “folklorizojnë” si zakonisht bëhet në mejhanet shqiptare ku nuk merret vesh “kush ha dhe kush paguan” dhe në mbledhjet idiote tipike folklorike, ku çdo gjë kthehet në marrëzi fjalësh dhe kunjash, barsoletash dhe mitomanësh fjalamanë apo dhe grindjesh që pastaj kthehen në personale! Por me largimet nga komisionet, sot çfarë duan të tregojnë socialistët! E kuptoj se duan të thonë se demokratët janë të padurueshëm dhe provokatorë dhe që duan të përfitojnë padrejtësisht kur kanë maxhorancën dhe shkelin rregullore e ligje, por... Por, po kështu thoshin dikur demokratët për socialistët! E pastaj merrnin vendim bojkoti ose largimi! Kur largohesh nga një tryezë apo komision apo kuvend, bën bojkot (në terminologji të huaj) dhe prandaj po i them, me një farë “buon sensi” pikërisht bojkot! Çfarë duan të demonstrojnë socialistët se paskan pasur të drejtë dje demokratët? Po pra që iknin deri sa ikën për fare! Duan të tregojnë se janë të pandreqshëm!? Po këta që janë të ndreqshëm (socialistët pra) pse nuk veprojnë si profesionistë të politikës dhe parlamentarizmit, por bojkotojnë si filozofi folklori shqiptar! E bëjnë personale dhe ikin! Kanë filluar ta përsërisin më shumë se sa mban pikërisht përsëritja e bojkotit nëpër mbledhje! Grinden me demokratët dhe ikin! Mezi i pritën të vijnë nga bojkoti dhe tani bojkotojnë këta vetë! Janë super hëëë?! Një diçka është e qartë! Janë folklorikë bojkotues! Ju kujtohet filmi “Skënderbeu”! Kur dy prej princave thanë: Na po ikim burra, na po dalim prej lidhjes!!!! Besoj se sot ka mënyra të tjera dhe për të duruar ose për të bërë mundësi pajtimi dhe fjalish që bëjnë vijim mbledhje pa acarim të kotë personal dhe kolektiv si në mes fëmijësh që nuk mbajnë rregulla loje në futboll apo çfarëdo loje tjetër, sepse duan të fitojnë mbi kurrizin e njëri-tjetrit dhe me hile! Vërtetojnë se mes tyre ka shumë hileqarë! Po por ky është folklorizëm fëminor, adoleshent dhe nuk ka të bëjë me një shoqëri të kultivuar dhe sidomos kur mendohet se kemi të bëjmë me një komision hetimor! Në fakt komisionet hetimore janë “gallata” e Kuvendit! Janë asgjë bërja e Kuvendit! Kështu e bënte dikur vetë Rama me megafon dhe kështu e ka bërë dhe një individ i jashtëm fare, si i biri Berishës dhe është toleruar nga socialistët paturpësisht ose nga Balla deri në fyerje të parlamentarizmit. Nuk ka as profesionalizëm as ndershmëri në komisionet e kuvendit! E për mua nuk ka dhe nuk ka si të ketë produkt normal dhe të drejtë. Aty njerëzit shkojnë të bëjnë gallatë ose të shëmtojnë njëri-tjetrin me fyerje apo me sharje të kota apo me grindje të kota dhe në fund dikush merr përsipër të bëjë bojkot. Janë për faqe të zezë. Tipikisht folklorikë bojkotues dhe grindavecë si i vetmi model komunikimi kuvendor në Shqipëri. Jem groteskë deri në infinit! Po po dhe nuk kemi kurrfarë shpresë të sillemi një ditë nga e mira ose nga profesioni politikan ose akoma më qartë ligjvënës! Jo jemi kapadainj dhe idiote rregulloresh e ligjesh. Unë them për kulturë apo etikë në gazetari “jemi” pikërisht në shumës! Në fakt, janë (ata në kuvend) dhe janë për turp e faqe të zezë. Janë ata që Kuvendin e kanë vetëm për përfitim dhe jo për punën që është krijuar! Kurse komisionet janë tallja më e madhe dhe që paguhet më shumë ose ekstra! Kjo pastaj është kulmi!