BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Folklorizmi filozofik shqiptar u bindet sundimtarëve dhe i “harbohet” demokracisë!

Folklorizmi filozofik shqiptar u bindet sundimtarëve dhe i

Kur Maximilian Vandeleuer shkruante se kudo ka korrupsion në shtet, por në Shqipërinë Monarkike ka “korrupsion absurd” nuk e kishte thjesht për stilin e drejtimit të Zogut. Jo, ai e dinte dhe e kuptonte një person si Ahmet Zogu mjaft mirë. Më tepër se sa drejtimin në shtet një person “kult” si Vandeleuer e kishte për shoqërinë shqiptare pothuaj “antishtet”. Ajo shoqëri që kishte dalë nga periferia Otomane e “hyqmetit”, kaluar në pushtime dhe sheshe lufte apo coptime fqinjësh armiqësorë dhe mbas Kongresit të Lushnjes në përpjekjet për shtet modern shqiptar. Korrupsioni dhe absurdi në pasurim të tillë ishte dhe momenti që na dallonte nga të gjithë. Në filozofinë tonë politike, pak hyjnë të mëdhenjtë e botës urbane apo të qytetëruar. Pak hyn Aristoteli dhe Platoni apo pak hyn Volteri dhe Zhan Zhak Ruso. Kulturat perendimore të shtet formimit. Pak hyjnë njerëzit e filozofisë perendimore, sepse në filozofinë tonë politike folklorike tonat hyjnë mitet, të fortët, bajlozët, shpatarët luftëtarë dhe bajraktarë e bashibozukë që u kanë shërbyer sundimtarëve pa iu bindur urbanitetit dhe rregullave. I vetmi rregull ka qenë vullneti sundimtarit, sidomos në kohë të pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës dhe i vetmi kod ai i Kanunit në veri dhe pjesërisht në jug. Rregullat e Monarkisë nuk patën kohë të gjatë për t’u zbatuar dhe pastaj kemi vetëm sundimtarë pushtimesh me italianë dhe gjermanë dhe padyshim kulmin me kryesundimtarin Enver. Ai i cili fshihej mbas ideologjisë, por ishte një Ali Pasha veshur si francez. Të iluminuarit romantikë të Rilindjes sonë Kombëtare përveç se ishin pjesë kulturore e orientit dhe të dashuruar me Perëndimin, por dhe pjesë e perandorisë kanë bërë të mundur pavarësinë si kryevepër e tyre dhe luftën e madhe për të, por asnjëherë nuk arritën të bëjnë shtetin shqiptar. Në këtë pikë folklorizmi shqiptar në shoqërinë pikërisht të tillë ka filozofinë e bindjes ndaj sundimtarit. Ne kemi prijës sundimtarë. Kush nuk është i tillë bie fjala si Fan Noli në të famshmin “revolucion demokratik” nuk e ka të gjatë në pushtet. Kush nuk di të sundojë mbi shoqërinë folklorike shqiptare, e ka të shkurtër jetën e tij politike në krye. Ai që nuk sundon nuk respektohet, nuk i binden dhe nuk votohet sidomos në të ashtuquajturën demokraci. E ky është dhe problemi i madh joni. Problem i madh që kanë kuptuar dhe ndërkombëtarët dhe tanimë kanë hequr dorë nga kërkesat e mëdha për demokraci të kulluar dhe të “bukur” në Shqipëri. Prandaj as që duhet besuar se ata do të merren shumë me demokracitë e brendshme apo me filozofinë e bindjes ndaj rregullave në demokraci. Asnjë institucion europian në Shqipëri nuk e kërkon realisht më këtë “utopi” në tranzicionin shqiptar nga diktatura në demokraci. Figura e madhe e Ahmet Zogut ishte se kishte aftësinë për sunduar mbi shoqërinë folklorike shqiptare. Biles nganjëherë kur tentonte të bënte ndonjë përmirësim me qëllim filozofik si “jo sundimin” nuk i bindeshin më dhe e sabotonin. Por kur u jepte folklorikëve sigurinë e njeriut të fortë sipër tyre i shkonin pas dhe ato që nuk i bindeshin, shpalleshin armiq të monarkisë shqiptare dhe luftoheshin ashpër. Enver Hoxha figura tjetër sundimtare dhe ideologjike është “kryevepra” e folklorizmit anti urban shqiptar si shoqëri. Ai kishte mendimin e tij gjenial për sundimin me anën e ideologjisë duke ruajtur tiparet e sundimtarit pikërisht oriental. Pjesa më e madhe e shoqërisë i besuan si i gjatë, i pashëm dhe figurë e fortë në krye të partisë dhe shtetit. E besuan kur iu mori tokat, pronat dhe kur i futi në kooperativa, duke shpallur armiq ata që nuk donin dhe që ishin sigurisht shumë, por jo shumicë. E besuam kur vriste shokët e vet që i shpallte armiq të partisë dhe të shtetit dhe nganjëherë edhe të popullit. E duartrokitën më fort atëherë kur i linte pa ngrënë dhe të zbathur për idealet e tij të sundimit të shoqërisë folklorike shqiptare që i bindej atij që ka “kalanë” ose sundimtarit. Mbas 1990-s besuan te Sali Berisha, ish-sekretari i partisë së PPSH-së se ishte “pëllumbi i paqes” së demokracisë. I besuan folkorikët dhe ata më pak folklorikë Berishës për fuqinë e tij të fjalës së lartë si audio dhe sundimit të tij të fortë në parti. Biles kur largonte shokët bashkëthemelues besonin se ai i “bën zap” ata në parti dhe qeveri. Folklorikët e shikonin si pasuesin e fortë në demokraci të atyre që ishin sundimtarë dikur si Zogu dhe Enveri. Pra besonin se kishin gjetur sundimtarin në demokraci. Besuan dhe kur plasi ‘96-ta me zgjedhje të vjedhura, kur plasi ‘97 me piramidat dhe luftën civile dhe kur merrte shtetin me dhunë në ‘98-n. E besuan për të përmirësuar (doktorin) dhe në 2005 dhe kur bëri 21 janarin dhe Gërdecin. Për folklorikët politikë në shoqërinë shqiptare që po zvogëloheshin, por vazhdonin shumicë - Berisha ishte më i miri dhe e meritonte të sundonte. Po pra të jepte urdhra dhe të himnizohej apo mitizohej si i tillë. Ai u zëvendësua nga një mit tjetër post modernist dhe padyshim sundimtar i fortë që nga koha e pashallëqeve dhe monarkisë, por dhe me partinë që kishte ndryshuar emrin PPSH. Tanimë ishte Rama njeriu modern sundimtar që në raport me folklorizmin e shoqërisë shqiptare, mund të prosperonte dhe mund të zgjidhte problemet e hallet e Shqipërisë që ai kishte ndër mend. Si ai perceptonte zgjidhjen e – halleve. E padyshim pjesa më e madhe e shoqërisë folklorike i beson atij dhe jo Bashës që nuk ka as “stofën” as karakterin dhe as zotësinë jo të sundimtarit, por as të shtetarit dhe politikanit normal në sy të shqiptarëve. Shoqëria filozofikisht folklorike shqiptare i bindet plotësisht sundimtarit, por ajo i “harbohet” demokracisë. Ajo e dhunon demokracinë, duke shkelur rregullat dhe normat e saj. Shoqëria filozofikisht folklorike shqiptare nuk është “kompatibël” me demokracinë, nuk e kupton atë dhe në shumë raste e lufton, sepse e urren. Kjo shoqëri (shumica në fakt) nuk u bindet ligjeve të saj ose ju harbohet, duke i shkelur, sepse nuk kupton ligjin, por sundimin, urdhërin e sundimtarit. Ajo nuk percepton shtetin, por Ramën në krye të tij. Po njësoj si dikur Enverin, apo Zogun. Si kur e duan shumë dhe kur e urrejnë shumë. Ky është problemi i madh, që do të vazhdojë me dekada në këtë shoqëri. Në këto tre dekada tranzicion ka ndodhur që ka rënë dhe arsimi dhe kultura, dy baza të qytetërimit dhe akoma më keq ka luajtur në mënyrë të dëshpëruar prona padrejtësisht. Ka munguar drejtësia dhe sigurisht në këto kushte, mbetet vetëm sundimtari të bëjë si të dojë. Kaq, asgjë më e komplikuar se sa kaq nuk ka në proceset shtetformuese dhe demokratike në Shqipëri.