Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Folklorizmi patetik si "marsh indietro" te një lider politik pa marshe fare!

Postuar: 20/09/2019 - 07:18

Nuk mund të ketë më folklorizëm patetik, më fantastik, se sa kur një lider politik shkon në një tubim sindikate "të pavarur" në vendin (Shqipëri) ku sindikatat janë jo vetëm politikisht të stërvarura nga politika, por pa asnjë peshë në jetën e vendit dhe punonjësve! Në asnjë vend tjetër të Ballkanit, përfshi dhe Kosovën (e cila i ka sindikatat shumë më të përgjegjshme) nuk ka sindikata më të përfshira politikisht dhe më pa "gojë e zë" se sa tonat, si ajo e "pavarura" dhe " e djathta", por dhe ato "konfederata" të majta! Në asnjë vend të Ballkanit, nuk ka punonjës kaq shumë të pasiguruar, kaq shumë të keq paguar, kaq shumë të dhunuar si nga shteti dhe privati, duke mos shqetësuar pikërisht dy sindikatat e famshme shqiptare që janë BSPSH dhe KSSH! Sindikatat shqiptare e sidomos ajo ku ishte dhe lideri "i madh Basha" si një folklorist, sepse asnjë lider i djathtë në Evropë nuk thirret dhe nuk shkon të përshëndesë sindikata ngaqë menjëherë njerëzit aty do të thonin se "sindikata është një vegël e politikës" - janë keq të paragjykuara dhe absolutisht keq të menaxhuara në këtë vend! Sindikatat e Shqipërisë nuk kanë detyruar asnjë qeveri shqiptare të mbrojë punën dhe punonjësin, jo thjesht me fjalë, por me ligj dhe me programe welfare! Asnjë sindikatë nuk është e zonja të paralizojë çfarëdo qeverie në Shqipëri sepse të dy sindikatat janë të politizuara dhe njëra është dhe akoma më keq, e akuzuar për përvetësim pronash dhe abuzime me to si dhe me fonde! Por Basha përveç se është folklorik që ka nevojë të ulërasë marrëzira kot në tribuna, është dhe patetik, sepse flet dhe akuzon duke qenë një person që ka vepruar dikur në pushtet dhe nuk ka realizuar asgjë nga ato që sot akuzon! Sindikatat në Shqipëri u bënë vegla të politikës që në fillimet e tyre dhe janë edhe sot e kësaj dite po ashtu! Ato vetëm punonjësit shqiptarë nuk mbrojtën dhe as që morën peshën e madhe të sindikalizmit botëror, për ta bërë një flamur demokracie në vendin që ka dalë i fundit në liri! Përkundrazi iu lëpinë keqas politikës, i shërbyen asaj dhe sot janë dy puthadorë të PD dhe PS, duke lënë në baltë, mirë punonjësit, por dhe idealet sindikaliste botërore! Kurse lideri patetik dhe folklorik, Basha ju thotë se " rroga minimale është përtej çdo kufiri të pranueshëm", duke harruar se është pikërisht ky (Basha vetë) që ka pasur një rrugë minimale më të vogël se sa kjo e papranueshmja për të cilin ai sot akuzon! Po ku ka më patetizëm se sa kaq! Më delir dhe folklorizëm sindikalist i modelit të shekullit të 19-të, ku sindikatat ishin pjesë e politikës! Ai thotë se "biznesi i vogël është në kolaps nga taksat dhe tarifat, por dhe kostot" dhe harron se ato sindikata asnjëherë nuk janë çuar kurrë, nuk kanë bërë asgjë si në kohën e qeverisë së tij dhe po ashtu në kohën e qeverisë së këtij sot! Janë fajtorë që nuk janë përballur njëherë të vetme me qeveritë e këtij vendi! Asnjëherë dhe pa bërë një herë "gëk mëk" as në media, apo me organizime, që me të vërtetë të trondisin vendin dhe të bëjnë figurën e sindikatave si në botën e qytetëruar! Basha biles shkon deri aty sa të thotë se "të rinjtë kanë si aspiratë kryesore largimin nga vendi sa më shpejt që të munden"! Po mirë, si ka mundësi që vetëm 30% e të rinjve mund të kenë shpresë se "Basha dhe Sindikatat" do ta rregullojnë këtë vend, gjithmonë si logjikë përqindjesh tip Basha?! Sepse, në qoftë se Basha dhe partia e tij, sëbashku me sindikatat ku ai flet nëpër tribuna, po të ngjallnin shpresë, nuk do të ishte kjo llahtar dëshire për tu larguar nga ky vend! Nuk do të mund të ishin 70% e të rinjve për të ikur nga ky vend, në qoftë se Lulzim Basha do të ishte një lider i të ardhmes së tyre, i nxitjes së tyre për të qëndruar dhe u lumturuar në këtë vend, në qoftë se BSPSH do të ishte organizata që nuk iu lëpinte prapanicën demokratëve dhe socialistëve në pushtet, të rinjtë nuk do të donin të largoheshin nga Shqipëria! A e kupton ky njeri se çfarë flet në fakt? Jam i bindur se ai është në një botë tjetër dhe flet absolutisht si për atë botë, ku vetë ai jeton dhe - "lulëzon"! Idiotizmi i një folkloriku të tillë ishte kur tha: zonja e zotërinj, vendi ka mbetur me marshin indietro! Pra dikush ja paska futur më përpara marshin indietro dhe vendi paska mbetur te ai marrsh! Ose në 2013-ën Basha dhe mjeshtri i madh i tij, Berisha i kishin futur marshin indietro dhe Rama (që nuk ka as patentë njësoj si Berisha) nuk ja ka hequr fare indietron dhe vendi udhëton mbrapa në saj të marshit të shpikur nga Luli!? Ky njeri është fantastik! I madh dhe i jashtëzakonshëm në marrëzinë folklorike dhe patetike që zotëron për të thënë dhe vepruar anapulla, në kohë dhe momente të rëndësishme të saj! Ky ishte momenti për të folur në tubime sindikatash që janë akoma më keq se partitë me veprime dhe qëllime, por dhe abuzime dhe përvetësime fondesh, pronash dhe pse jo, delire në administrim! Në vendin ku sindikata mund të jetë bashkëpronare me privatin dhe që ky i fundit vendos dhe emra hotelesh - Kalaja, pa pasur qoftë dhe një kala afër si rasti i Pogradecit! Në vendin ku sindikatat janë si miza dhe bëjnë pikërisht një "m..t" të madh si miza! Ja sa sindikata kemi: Në Shqipëri, ka 224 sindikata të regjistruara ligjërisht. Ka 10 sindikata brenda arsimit, shëndetësisë, policisë, naftës, minierave, ndërtimit, transportit urban e transportit të mallrave, hekurudhës, transportit detar e ajror, taksive, fasonerive, energjisë, ushqimit, pensionistëve, artit e kulturës! Edhe brenda Cirkut të Tiranës, Operës e Baletit dhe Estradës së Tiranës, ka nga 4-5 sindikata paralele! Në shumë zona ndesh absurdin, që edhe brenda një shkolle zone me 15 mësues, ka nga 2-3 sindikata! Psh: në sektorin e art-kulturës janë 21 sindikata, në sektorin e transportit urban janë 13 sindikata, në krejt sektorin e transporteve janë 82 sindikata, në polici e burgje janë 8 sindikata, në tekstile-fasoneri janë 51 sindikata, në ujësjellësa janë 9 sindikata, në ushqim, bujqësi e miell-bukë janë 22 sindikata, në arsim e shëndetësi janë nga 10-12 sindikata! Çfarë bëjnë këto sindikata? Çfarë kanë bërë për punonjësit në Shqipëri?! Asgjë, në mos po kanë bërë pakte "puthadore pushtetit", e pikërisht për këtë shkon dhe folkloriku patetik Basha, për ti pasur të gatshëm për nesër kur ai mendon të vijë në pushtet dhe ti përdorë kundra punonjësve si i përdorte dikur kur ishte në pushtet! Ai e ka kollaj, sepse në fakt nuk ka as marsh indietro dhe as para, ai është lideri politik pa marsh fare! E kjo është dhe e ardhmja e Shqipërisë politikisht, në qoftë se drejtësia nuk fillon punën e saj mbi të kaluarën korruptive të politikës dhe sindikatave shqiptare, lidhur "b..th e krye" bashkë në korrupsion me njëra-tjetrën!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron