
Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Folkmitomani, Nanon (e largoi) nga Kryeministria, por pastaj i dorëzoi ato që mori me dhunë!

Shkruar nga Besi Bekteshi 4 Korrik 2022

Një mitoman foklorik si Berisha me provokimet e tij do të arrijë dy gjëra! E para, të bëjë trimin e rrëzimit të pushteteve dhe por dhe trimin e sulmeve mbi shtetin “me dhunë dhe me armë” e që nuk i hyn ferrë në këmbë, në saj të drejtësisë frikacake dhe shtetit të molepsur e degraduar shqiptar! Por e dyta është se përgatit militantët dhe zjarrvënësit të bëjnë punën e tyre që në rastin e parë, kur të arrijë pika e vlimit, ti ndalojë ky me urdhër duke u bërë faktori numër një i frikës në Shqipëri! Nuk dua të shtoj se do ti tregojë Yuri Kim që nuk pyet për të dhe nuk dua të them se do ti tregojë State Department se nuk pyet për të, dhe nuk dua të them se ai është antiamarikan që në lindje në origjinë dhe formim të tij. Po pra, shkollim dhe profesion politik si sekretar komunist partie! Sali Berisha vazhdon me teoritë që sigurisht ai i di që nuk i zbaton dot dhe nuk i bën dot praktikë, por...!? Por ai është njëri i kërcënimit dhe provokimit me frikën! Në qoftëse Rama është njeri i provokimit politik personal, tashmë i rëndomtë në demokraci, Berisha është provokator dhune bolshevike dhe folklorike ! Por dhe friksimi dhe kërcënimi masiv! Berisha sigurisht përgatitit njerëz që të kenë skenar, por ai e di se ky skenar është jo kaq shumë sekret, sepse e para, të gjithë në PD shiten e dhe blihen dhe për më tepër dhe rreth rrotullakët e Berishës janë të shitshëm si dallkaukë dhe bashibozukë ( disa shqiptarët gjithmonë i kanë shërbyer me armë në perandorisë otomane brigantëve orientalë dhe i fundit sigurisht është Berisha) e padyshim e dyta çfarë ju ka barku jua “qet bardhaku dhe paraja”! Por ai mendon se ka viktima dhe të përdorshëm për zjarrvënie dhe sot për të përsëritur një 14 shtator! Nuk i ngjan skenarit që përgatiti para selisë së PD-së me Hajdarin, por prej tij çfarë nuk pritet! Prandaj dje tha se “Rama do tja mbathi nga Tirana” e si pasojë dhe nuk do qëndrojë në Kryeministri! Me këtë ai paralajmëron marrjen e saj! Selisë pra të Kryeministrisë, ose përgatitit njerzit e sherrit dhe shkatërrimit që të mbushen me molotovë dhe gurë zjarr dhe matrapikë apo dhe elementë të tjerë akoma dhe më të “sofistikuar”! Për provokim dhe sherr mundësisht me pasojë dhe brenda tyre për të pasur pastaj – devizë, arsye dhe mënyrë të qartë për dhunë! Mirëpo Berisha nuk ka më mundësi të marrë tanke që Nano ja la ti merrte!!? Berisha krenohet dhe sot e kësaj dite se ”Nano iku” atë ditë! Në fakt Nano nuk kishet luajtur mendsh ti rrinte Berishës si idiot aty duke pasur dhe tipin e tij të “gajretit” politik!! Por Berisha e dinte se Nano nuk kishte lindur në kullë si i ka takuar Berishës të lindë! Ai (Nano pra) nuk dinte se çfarë është dashuria për kullën si Berisha e di, megjithse e ka lëshuar atë në Tropojë deri kohët e fundit dhe ka formuer kullat në Tiranë. Ose më mirë Kullat politika dhe ato kriminale të mendimit të tij kullë! Berisha e di se mbase Rama për korrupsion e konkuron Berishën kryeministër por..? Por Berisha e di se si i ka lëshuar të gjitha institucionet e shtetit që mbasi i kishte përdhunuar në vitin 1997-të, i përdhunoi dhe në vitin 1998 në 14 shtatorin që e provokoi dhe ekzekutoi vetë me armë dhe të rënda! Ai përdhunoi Kryeministrinë dhe Parlamentin por dhe Televizionin Shqiptar dhe janë edhe sot e kësaj dite me në krye Berishën njerëzit përdhunues të shtetit e askush nuk ju ka bërë gjë! Pse? Po sepse janë malinj dhe derdimenë demokracie! Janë të korruptuar që dinë të kuppojnë njëri tjetrin! Por Berisha i dorëzoi dhe u mjaftua si Knjaz Nikolla me Shkodrën që e mori për disa ditë në 1913-tën për ta dorëzuar nga presioni i Fuqive të Mëdha! Mentaliteti i tij (Berishës) nuk ka asnjë ndryshim nga ai i armiqëve të asaj kohe për Shkodrën dhe Shqipërinë që ishin Mbretëria Malazeze dhe Serbe! Berisha është tipikisht si ato! Por ai dhe pse Nano iku i dorëzoi të gjitha (institutionet e shtetit që pushtoi) dhe pse i mori me dhunë! Kjo javë do të jetë me dhunën verbale të tij, kurse me datën shtatë, po e lanë do të ushtrojë dhunë fizike mbi shtetin! E sigurisht jo mbi shtetin e Ramës, por të shqiptarëve! Do ta bëjë, sepse ai nuk ndryshon si mentalitet dhe nga Essad pasha (sigurisht Essadi është shumë më i fisëm dhe shumë më i moralshëm se Berisha) që donte Shqipërinë e tij të formës së tij dhe kursit të tij politik të tij! Në Shqipëri ndodh kjo dhe përsëritet pothuaj gjithmonë që të korruptuarrit të fryrë me ethe pushteti largojnë njëri-tjetrin ose fusin shqiptarët në hall, ose djegin Shqipërinë për hatër të ambicjes së tyre. Më i keqi prej tyre tashmë historikisht është Berisha! Të gjithë të tjerët renditen mbas tij. Po po kushdo qoftë ai!
Më të lexuarat


Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Keqmeneaxhim qeveritar me vetëdije në 9 vite

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve me meritën dëmtojnë rëndë shoqërinë

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Vizioni i ri që pritet nga shqipatarët

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!
