BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

“Foltore Konservatorëve” të PD  u pëlqen raporti i gazetarëve pa kufij “miq” të Sorosit!  

“Foltore Konservatorëve” të PD  u pëlqen raporti

Ja pra që Shqipëria, sipas “Gazetarëve pa kufij”  është rrëzuar 20-të vende në klasifikimin që ky organizëm OJQ bën prej vitesh! Shqipëria sipas “Reporters Without Borders” renditet mbas shtetit “Fiji” por dhe mbas Togos dhe Angolas, mbas Madagaskarit, Kongo Brazavilit dhe Guinea Bisaut, mbas Lezotos dhe Gjeorgjisë ose mbas Malawit! Sigurisht që unë nuk e besoj dhe nuk kam kurrfarë logjike timen dhe të miqve të mi gazetarë që të pranojmë se jemi më pak “të lirë” se bie fjala gazetaria dhe shtypi në “Afrikën Qendrore”! Jo se jemi kaq “të bukur”, por dhe kaq jo të bukur sa bën “Gazetarëve pa kufij” nuk besohet!   Kjo as nuk mund të kapërdihet me asgjë.   Tani sigurisht që ato vende që përmenda nuk janë demokraci fare dhe janë pothuaj jashtë kontrollit demokratik të botës demokratike,  por në fund të fundit,  këto janë dhe “raportet” shumë shpesh të diskutueshme të një organizate gazetarësh që sigurisht në shumë kohëra dhe vite, por dhe tani financohet ose ndihmohet nga “Open Socety” si bashkëpunim  apo nga fondet e George Soros!  Në raportin e tyre mes të tjerave thuhet: Mediat private shqiptare më me ndikim zotërohen nga një grusht kompanish që kanë lidhje me politikanë. Gazetarët përballen me trysni politike që u përkeqësua në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë së COVID-19. Klasa politike, thuhet në raport, kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike dhe se gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë ata dhe kanë vështirësi t’i qasen informacionit publik.  Në fakt media te ne ka problem të madh me autocensurën dhe punësimin formal se sa me lirinë dhe sigurisht me arrogancën personale të Ramës që nuk mund ti rrijë as goja dhe as dora kur shkruan me nervozitet,  kundër një sistemi mediatik që edhe për vete është nervoz në Shqipëri. Por liria jonë nuk ka lidhje me Madagaskarin që është në fund të botës dhe ne në fokus dhe në mes të Europës!  Nejse! Po si dreqin ky raport po i pëlqeka Vokshit dhe  Foltores së Berishës! “Konservatorëve”  Trampistë të Berishës,  po pëlqejnë një OJQ që është mike e madhe e Soros!  Morpo a janë në vete këta! Ky raport nuk i pëlqen “New Trampistit” Rama dhe po ju pëlqeka trampistave të vjetër të Berishës!? A kanë pyetur aty ku duhet për raportin e “Gazetarëve pa kufij”   apo ja fusin kot,  mjafton që shahet Rama dhe qeveria e tij!  Hahahaha janë kryevepra politike gjithsesi. Shfrytëzojnë çdo rast dhe kur jua jep “armiku i madh” i tyre Soros!  Në fakt “Gazetarëve pa kufij”   është kritikuar shpesh ndër vite. Craig Turp-Balazs dikur shkruante: Kanalet pro-qeveritare Romania TV dhe Antena 3 shkelën etikën bazë gazetareske në mbulimin e tyre të protestave në 2017 dhe 2018 duke përfshirë informacione të rreme të krijuara për të sugjeruar, për shembull, se filantropisti miliarder amerikan me origjinë hungareze George Soros ishte prapa protestave dhe se ai u përpoq të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2016-ës. Kurse në Hungari prej nga ku është Soros thoshin: Reporterët pa Kufij ka përditësuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror, duke e renditur Hungarinë tre vende më poshtë se vitin e kaluar dhe duke e përshkruar gjendjen e lirisë së medias të Hungarisë si "model alternativ, represiv" i BE-së. Zyrtari qeveritar Zoltán Kovács reagoi ndaj renditjes në Twitter, duke e përshkruar OJQ-në si një "grup të financuar nga Soros" që bën "pretendime të rreme, idiote". Po pra kurse raporti për ne shkruante: se ndërsa pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak i medias, integriteti fizik i gazetarëve cenohet nga krimi i organizuar, nga dështimi i shtetit për t’i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore. Raporti vë re se e ashtuquajtura paketë anti-shpifje, e cila do t’i jepte shtetit pushtet mbi përmbajtjen e mediave online dhe do të përforconte autocensurën, ende nuk është hequr qartazi nga agjenda politike, megjithëse versioni i saj fillestar është kritikuar nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria dëshiron t’i bashkohet dhe nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Në fakt Rama nuk ka mundur, ose nuk ja mban ta bëjë këtë paketë!  Pastaj raporti thotë:  Vetëcensura është e përhapur, por pavarësisht këtij kërcënimi ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediat krijuan një platformë për vetërregullimin etik, e para e këtij lloji në Shqipëri. Këtu jam dakord me Ramën në fakt sepse “vetrregullimi etik” është një bufonadë idiote  që nuk do të bëjë asgjë përveçse për të qeshur!  Pastaj raporti thotë: në vitin 2021, gazetarët që mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan disa akte të dhunës policore. Tani sigurisht që ka pasur disa marrëzi të policisë por që të jetë kjo modë apo mënyrë pune e policisë në Shqipëri,  kjo nuk është e vërtetë. E neveris Ramën për arrogancën dhe marrëzinë artistike të tij me median, por që të dojë të rrihen gazetarë këtë nuk e bën sepse nuk i ngjan Berishës! Them sepse në fund të fundit është i rrahur vetë i regjimit të tij.  Gjithsesi po vazhdoj me peshën e Soros në “Gazetarët Pa Kufij” .Në 2005 disa gazetarë dhe shkrimtarë kanë kritikuar financimin e RSF-së nga fondet amerikane, grupet e shtypit, Institutin e Shoqërisë së Hapur të George Soros, Qendrën për Kubë të Lirë dhe Bashkimin Evropian. Zbulimet e bëra në maj 2005 treguan se RSF financohej gjithashtu nga Departamenti i Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara nëpërmjet National Endowment for Democracy, një shoqatë që financon pothuajse tërësisht Qendrën për një Kubë të Lirë. RSF kundërshton rëndësinë e këtij financimi dhe deklaron: Duke hequr dorë, ne do t'u jepnim meritën këtyre shpifjeve të bazuara në antiamerikanizmin e sëmurë dhe simpatinë e pakuptueshme për regjimin e Kastros. Ky vend vjen menjëherë pas Kinës për nga numri i gazetarëve të burgosur në burgjet e saj. Po pra po e shpallnin si pro amerikane antikastriste.  Në vitin 2007, disa gazetarë ose shkrimtarë (Hernando Calvo Ospina, Maxime Vivas, Salim Lamrani, Thierry Meyssan) kritikuan financimin e RSF-së nga fondet amerikane, grupet e shtypit, Institutin e Shoqërisë së Hapur George Soros, Qendrën për Kubë të Lirë dhe Bashkimin Evropian. . Sipas gazetares së Figaro, Marie-Christine Tabet, burimet e këtij informacioni "vijnë kryesisht nga mediat kubane". Sipas Marie-Christine Tabet, fushata e Reporterëve pa Kufij kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore në Kinë në vitin 2008 ringjalli "thashethemet" për financimin e saj nga Amerika anti-Kastro dhe e djathta ekstreme; thekson se këto thashetheme vijnë kryesisht nga mediat kubane, apo nga personazhe konspirativë si Thierry Meyssan. Imagjinoni si dhe pse e akuzojnë OJQ e gazetarëve pa kufinj në 1999 kur bombarohej Beogradi!!! Gazetari Ignacio Ramonet denoncon papërmbajtshmërinë e RSF-së ndaj objektivave të caktuara, duke treguar kështu përafrimin e OJQ-së me qëndrimet politike të qeverisë amerikane. Përkundrazi, ata akuzojnë RSF-në se është shumë e heshtur kur bëhet fjalë për sulmet ndaj lirisë së shtypit apo integritetit të gazetarëve në disa vende. Kështu, gazetari Pierre Rimbert thekson se në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, RSF nuk ka specifikuar në raportin e saj vjetor se 18 gazetarë janë vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s në ndërtesën e televizionit serb dhe ambasadës kineze, edhe pse RSF kishte raportuar sulmin në televizionin e Beogradit. I pyetur nga Dominique de Montvalon për Le Parisien në 2008, Jean-Luc Mélenchon (kandidati i djeshëm përballë Makron) , atëherë senator i Essonne, deklaroi se "RSF ishte një organizatë e lidhur me betejat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës" dhe se "Ai është i interesuar për shkeljen e lirisë së shtypit midis armiqve të Shteteve të Bashkuara. Rrallë diku tjetër”. Po pra nuk paskan thënë se janë vrarë gazetarë serbë kur bombardonte NATO dhe USA!!!  Gazetarët pa Kufij kanë marrë donacione nga Soros sigurisht! Donacionet nga kompanitë private përfaqësojnë mbi 20% të burimeve të OJQ-së. Përfitoi nga sponsorizimi i kompanive Sanofi Aventis, Benetton dhe CFAO. Sipas Maxime Vivas, në vitin 2008 ai mori gjithashtu mbështetje nga Fondacioni de France, Instituti i Shoqërisë së Hapur George Soros , Sigrid Rausing Trust,  Fondacioni Overbrook, Fondacioni Ford. Donacionet nga kompanitë private arrijnë mbi 20% të burimeve të OJQ-së. Përfitoi nga sponsorizimi i kompanive Sanofi Aventis, Benetton dhe CFAO. Sipas Maxime Vivas, në vitin 2008 të Moors gjithashtu nga Foundations of  France, Instituti i Shoqërisë së Hapur George Soros,  Sigrid Rausing Trust, Fondacioni Overbrook, Fondacioni Ford etj etj Po pse ju pëlqen raporti i sorosianëve të “Gazetarëve pa Kufij” Vokshit dhe Foltores kjo nuk kuptohet! Ose kuptohet se janë dhe vetë sorosianë por kanë leje që të thonë jemi – kundër!!! E kanë leverdi se duhet të shpallen medemek – sovranistë konservatorë.