BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Foltorizmi kino-komedia e lëvizjes "kultiste", që po rrezonon modelin e së keqes

Foltorizmi kino-komedia e lëvizjes "kultiste", që po

Lëvizja e azdisur e foltorizmit brenda PD së ndarë më dysh, i ngjan filozofisë "kultiste" që adhurojnë djallin, nëpërmjet sakrifikimit të mbështetësve të mashtruar prej 30 vjetësh prej tyre. Kjo kino-komedi qesharake, që po trumbetohet aq shumë nga drejtuesi i saj, po baltos jo vetëm vlerat e politikës në tërësi, por në mënyrë të veçantë të opozitës. Në mendësitë e foltorizmit që po rrezonon modelin e së keqes, po shfaqet edhe një herë motoja e drejtuesit të saj, me postulatin e shumë viteve më parë: "Ju bëni çfarë të doni, ky është ligji im". Kjo moto e kësaj lëvizje, që ka për subjekt broçkullat e ish-kryetarit të PD Sali Berisha, nuk kanë asnjë vlerë për politikën përveç egos së tij personale. Postulatet e tij në këto foltore janë shprehje e filozofisë kontaminuese në mjedisin shqiptar, ku mund të flasësh gjithçka për vete, por kurrë për problemet emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Ato përbëjnë ligjërimin publik të një opozite tashmë të përçarë, por edhe të degraduar dhe defiguruar plotësisht. Gjendja vajtuese e saj po tregon se ka rënë në honet më të thella, të degjenerimit politik e moral. Duke analizuar faktorët e kësaj rënie pikiatë, të çojnë tek papërgjegjshmëria e ish-drejtuesit të saj, i pareformuar dhe pa u zhveshur nga sloganet e komunistit të pandreqshëm. Strategjia që ka ndjekur gjatë gjithë karrierës në krye të partisë dhe shtetit, nuk ka qenë e ndërtuar mbi parimet e demokracisë liberale, por mbi egon e tij personale, duke mos iu nënshtruar asnjëherë analizave të përgjegjësisë. Divergjencat brenda PD që kanë vegjetuar pa u analizuar për 30 vjet, i ka çuar palët e të dy grupimeve në një përplasje titanike. Kjo përplasje për motive personale, nuk ka asgjë të përbashkët me analizën e dështimit të këtij formacioni, që po kërkon të ngrihet mbi themelet e vjetra, duke mos i lënë hapësira frymës së re që kërkon rilindje të PD. Në këtë përplasje doktrinash është bërë aleat edhe linçimi mediatik i njëanshëm, i cili po i bën jehonë kësaj kino-komedie qesharake, ku protagonisti kryesor brenda saj, ka dalë jashtë limiteve dhe kornizave demokratike. Është për të ardhur keq që kësaj lëvizje, i janë bashkuar deputetë dhe ish-funksionarë të asaj partie, pa dhënë asnjë kontribut për modernizimin e saj. Demokracinë liberale që personifikon shtetin e së drejtës, ata nuk e trajtuan kurrë si të tillë, por e lanë në rrjedhje të lirë ku për pasojë vendi u mbulua nga anarshia. Me sjelljet dominuese të paprecedenta, duke mos nxjerrë përgjegjësitë për dështimet, u bënë bartës dhe stimulues së keqes, arkitektë të konflikteve të egra, pa përfillur asnjë ligj dhe normë të demokracisë liberale, që po mundohen me të gjitha mjetet ta rrokanisin. Ky grup njerëzish që mblidhen rreth foltoreve, janë inspiruesit e ideve të mbrapshta shkatërrimtare, që karakterizohen nga gjithfarë ndjenjash agresiviteti të demonstruara në çdo protestë. Agresiviteti dhe urrejtja që kanë akumuluar në vite, po orientohet jo vetëm ndaj kundërshtarëve brenda llojit, por mbi të gjitha kundër aleatëve strategjikë SHBA e BE. Deklarimet e papërgjegjshme në këto foltore, të lënë të kuptosh se këta inspirues dhe demonstrues të modelit të së keqes, po përgatiten për një apokalips si ai i vitit 1997. Ky grupim që po rrezonon duke mbjellë kaotizëm, ka formatuar pozicionin defaullt në të gjitha drejtimet, ku kryetari i tyre si protagonistë i kësaj kino-komedie, ka si alternativë të trashëguar mosbindjen civile. Filozofia e varfëruar e këtij grupimi politik të rrugës, që vetëm i ka marrë shoqërisë shqiptare dhe nuk ka çfarë t'i japë, nuk pranon bashkëpunim dhe dialog politik, por vetëm dhunë dhe shfaqje destruktiviteti. Me këtë strategji foltoresh ky grupim, kërkon të shkaktojë shkëputje transversale jo vetëm brenda PD, por edhe në tërësi në politikën shqiptare duke mos përfillur as këshillat e faktorit ndërkombëtar. Dalja e tyre në këto foltore, si përfaqësues të ekstremizmit të djathtë, po bëjnë diferencën brenda tyre, duke e ndarë shapin nga sheqeri. Ideja e tyre në këtë lojë foltoresh ka si qëllim, të shpëtojë lëkurën e prijësit nga akuzat e DASH për krimin ekonomik, Por jo vetëm kaq sepse, e gjithë retrospektiva e viteve të mëparshme, përshkohet nga 50 prapaskena, ku përfshihen: mashtrime, afera, krime politike e shtetërore. Vënia e tij para këtyre akuzave, i kthyer tashmë si një etalon i antivlerave, është një goditje jo vetëm ndaj opozitës, por edhe për mjedisin politik shqiptar. Prijësi i këtyre foltoreve që po përjeton aventurën donkishoteske, mendon se ka ardhur ora e historisë për t'u kthyer në krye të partisë dhe të shtetit, por harron që sofizmat e tij janë djegur përgjithmonë. Duke bërë spektralizimin e këtyre pasioneve instiktive, për t'u rikthyer në pozitat e humbura të djeshme, që i ka marrë porropia kur thotë populli, po behët gjithnjë edhe më agresiv për sigurinë dhe qetësinë publike. Në optikën e arsyes psikoanalitike, vetvetiu lind pyetja: A mund t'i besohet pushtet këtij njeriu nën akuzë, i karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij nga autoritarizmi dhe gjuha e Satanait? E megjithatë brenda kësaj ushtrie të shpartalluar, dëgjohen thirrjet dëshpëruese: "Shpëtoni ushtarin Brajan, Saliun". Por jo shumë larg tij, nën hijen e kësaj lëvizje me motive qesharake, qëndron "nëndetësja" e presidentit Meta, i cili pret që pas gjithë kësaj aventure të marrë frenat e opozitës, që ka investuar jo pak për këtë mision, megjithëse me bëmat e tij rreshtohet pas Saliut. Por e gjithë kjo ushtri e shpartalluar, që as vetë nuk e dinë çfarë kërkon nga gjenerali pa grada në krye të tyre, janë bërë si krimba zorrësh siç shkruante Hobsi, që kërkojnë shkatërrimin e institucioneve dhe dështimin e integrimit. Fobia e këtyre hijeve që përgatiten për revolucionin e tipit Leninist, të kujtojnë Rajshtagun Gjerman, që duke sajuar dhe improvizuar një akt të ngjashëm me të, të justifikojnë lojën e drejtuesit të rënë nga fiku. Kjo praktikë e autoritarizmit të djeshëm, nuk duhet lejuar që të kthehet në model i politikës destruktive, që solli aq shumë shkatërrime duke dëmtuar jo pak standartet demokratike. Detyra imediate e kësaj PD e ndarë më dysh, nuk është të ndjekë këtë lëvizje degraduese të vlerave të saj, por të rindërtohet e riformatohet nga e para, duke bërë modelimin progresiv të të djathtës, për të lënë pas më neveri teknologjinë e prapambetur të autoritarizmit. Iu del për detyrë forcave progresive që nuk mungojnë brenda dhe jashtë tyre, për të ndërtuar një parti moderne, me vizion vlerash dhe strategji ndryshimi, për ta çuar Shqipërinë në rrugën e të ardhmes europiane.