
Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes


Problemi në Shqipëri dhe as zgjidhja nuk është sot për të bërë krahasimin mes ishqevrisjes Berisha me këtë aktuale të Edi Ramës,por problemi është se si duhet të largohet nga pushteti Edi Rama. Për këtë duhet parë nga e reja,e ardhmja dhe perspektiva si dhe nga mbështetja e përkrahja amerikane dhe jo nga e kaluara e shkuar që përbëjnë politikën dhe politikat e vjetra që nuk prodhojnë as ndryshim, as besim e as përmirësim. Në demokraci ndryshimin e bën rotacioni politik që ndëshkon keqpushtetin, por jo për të ricikluar të ndëshkuarit dhe dështakët e mëparshëm dhe as riciklimi në pushtet i politikës së vjetër; ndryshimin e sjell alternativa e re me energji e me vizion të ri ndryshimi; dhe ndryshimin nuk bëjnë foltorja me foltorexhinjtë antidemokratë, antiamerikanë dhe avokatë të korrupsionit. Është njësoj sikur sot në Kosovë të vijnë në pushtet Isa Mustafa e Hashim me kompani. Po tani që Lulzim Basha është i dorëhequr, çfarë po bën Foltorja. Tani as për zhurmë nuk po ka fuqi. Tashmë është vertetuar aleanca e komploti kundër Bashës i Rama-Berisha-Metës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, komplot i cili pati si qëllim humbjen e Partisë Demokratike me prapavijë e synim për ta detyruar Bashën që të largohet nga Kryetar i PD-së. Ky ishte objektivi i Berishës dhe foltoristëve, që me largimin e Bashës ata të uzurponin Selinë dhe Partinë Demokratike vetëm për ta përdorur atë si mburojë dhe avokati politike kundër SHBA, gjë per të cilën vetëm sa mashtrohen se e kanë arritur në rrugë joligjore. Është fakt se Basha ishte pengesa kryesore që ua pamundësonte grusht-shtetin foltorist, uzurpimin e Partisë Demokratike nga shoqata antiamerikane e antidemokratike e foltoristëve. Vetëlargimi i Bashës si kryetar i PD-së,Basha e bëri në funksion të bashkimit të demokratëve, por në fakt duket që kjo e ka dobësuar dhe përcarë akoma më shumë Partinë Demokratike, dhe këtë e bëri Berisha dhe foltoristët gjë e cila edhe pritej, pasi foltoristët nuk bënë as bashkim , as unifikim por vetëm sa e përcanë akoma me thellë PD-në, e madje edhe vetë brënda foltorexhinjve kanë filluar krisje e carje të thella.
Kjo periudhë “qetësie”, lirie e demokracie në PD-në zyrtare vetëm sa po i kthjellon e ndërgjegjson demokratët për qëllimin se përse filloi lëvizja foltore dhe cili ishte qëllimi i saj. Foltorja e Berishës ngjan me revolucionin proletar të fabrikimit të kauzave të gënjeshtërta si p.sh. antiamerikanizmi dhe lufta e zbulimi i armiqve të Partisë ,pra luftes së klasave, sic bëjnë foltorja e Berisha kundër SHBA dhe kundër Bashës. Tani kur konsumohen ato, atëhere edhe foltorja e revolucioni foltorist po venitet e shuhet. Foltoristët e dinë se ata kurrë nuk mund të vijnë në pushtet, sepse ata, organizatorët e saj janë indvidë të lodhur, konsumuar e të kalbur nga korrupsioni, dhe si të tillë po ata janë edhe shkaktarët e gjëndjes ku është sot PD-ja, si dhe po vertetohet që po prej tyre i kanë ardhur të gjitha humbjet Partisë Demokratike. Beteja e foltoristëve kundër Bashës në fakt ishte maska e betejës së tyre kundër SHBA-ve dhe kundër non gratës amerikane për Berishën. Tani ata nuk po flasin as për padinë e Berishës kundër sekretarit amerikan të shtetit, as nuk po vazhdojnë me peticione kundër ambasadores amerikane dhe nuk po duken akoma as protestat e tyre kunder Ramës megjithë gjëndjen e rëndë dhe katastrofike të vëndit nga dy krizat e shtuara, asaj ekonomike dhe ajo e çmimeve. Të gjitha këto vertetojnë se qëllimi i foltores zhurmuese ishte largimi nga drejtimi i PD-së i Lulzim Bashës, sepse Basha ishte proamerikan dhe besnik e partner i SHBA-ve, gjë e cila si fakt i bëri bashkë kundër Bashës, jo vetëm foltoristët por edhe Ramën e Metën.
Më të lexuarat


Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve me meritën dëmtojnë rëndë shoqërinë

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Vizioni i ri që pritet nga shqipatarët

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!

Atdhetarë... dhe tradhtarë

“Edhe pehlivani Ali Xhixha ra nga teli” e jo më IM

Mesazhe nga intelektuale të shquar për shkrimin “Zëri i Mekur i intelektualëve”, botuar te gazeta “Sot”, datë 13 tetor 2015
