BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

“Foltorja” me ish-kryetarë të dështuar, PD me anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale

“Foltorja” me ish-kryetarë të dështuar, PD me

Reforma zgjedhore dhe territoriale janë kushti themelorë për të ardhmen e zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe integrimin në BE. Mbas zgjedhjeve të kontestuara nga PD të 25 Prillit, opozita dhe PD filluan një debat me rëndësi politike në parlament me mazhorancën, duke iu larguar rrugës dhe duke debatuar politikisht vetëm në parlament. Ata që e akuzojnë opozitën dhe PD-në për “pengje” dhe “besëprerje”, sot janë drejtuar protestave kundërqeveritare. Në të vërtetë protestat janë një formë politike për të kundërshtuar qeverisjen e një vendi siç është Shqipëria me shumë problematika në të gjitha planet, ekonomike, politike dhe sociale por për një vend që kërkon integrimin në BE, reformat e vërteta janë të detyrueshme. Me datën 27. Qershor. 2022 anëtarët e PD-së për reformën territoriale, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj dhe Andia Ulliri nisën konsultimet nga Shkodra me demokratët dhe specialistët e fushave të ndryshme. Z. Enkelejd Alibeaj deklaroi: “Kryetari i bashkisë të ketë mundësi që të dijë çfarë ndodh në territorin e vet, çfarë hallesh konkrete, ato hallet e vogla të jetës së përditshme që kanë njerëzit. Nevoja e dytë pse duhet bërë një reformë e tillë demokracia. Dhe së treti nevoja pse duhet bërë një reformë e pushtetit lokal është funksionaliteti. Duhet të arrijmë autonomi. Ne duhet të kemi sot bashki dhe kryetar të cilët në krye të punëve të mos i shohin çfarë lëmoshe i jep kryeministri kur bën buxhetin” dhe përfundoi: “Ose do ta korrigjojmë Reformën Territoriale siç ne pretendojmë, ose do të ngelet kështu siç është”. Kurse dje më datën 28 Qershor, për kundërvënie të institucioneve legjitime, në selinë e Foltores në Tiranë Lorenc Luka dhe Voltana Ademi mblodhën të gjithë ish-kryetarët e Bashkisë Shkodër në vite për të diskutuar për reformën territoriale. Të gjithë këta ish-kryetarë Bashkie i kanë bërë “gjëmën” në 30 vite me drejtim “shkel e shko” demokratëve dhe mbi të gjitha Shkodrës 2400 vjeçare. Duhet shkruar që në fillim që ish-kryetarët e Bashkisë së Shkodrës, kanë qenë vegla të non-gratës Sali Berisha. Sali Berisha në 30 vite ka patur një ndikim të madh dhe shumë të veçantë në përzgjedhjen dhe kontrollimin e tyre. Së pari Berisha ka përzgjedhur personalitetin e tyre të cenueshëm për ti përdoruar për interesat personale në dëm të demokratëve dhe shkodranëve. Së dyti i ka përzgjedhur, mbasi mund të kenë patur një të kaluar të dyshimtë në vitet e diktaturës dhe iu ka plasur në fëtyrë “dosjet” dhe korrupsionin në Bashkinë e Shkodrës kur ata e kanë drejtuar!  Dje kujtova me disa miq përzgjedhjen e kryetarit të Bashkisë në vitin 2002, duke eleminuar një grua me shumë dinjitet dhe mjeke të njohur Ariana Bekteshi. Sali Berisha përdori të gjitha mjetet dhe format antidemokratike, për të fituar kandidatura e tij duke manipuluar procesin e votimit. Me të njëjtin model mbas O. Rusit, Berisha i ka përzgjedhur të gjitha kandidaturat, nga A. Haxhi, L.Luka, V. Ademi dhe së fundi B. Spahia. Në këta 30 vite këta modele të cënueshëm, të pa talentuar për politikë kanë qenë “peng e mafias dhe të fortëve” të Shkodrës në shërbim të Berishës dhe në dëm të demokratëve dhe mbi të gjitha shkodranëve. Për ironi Berisha i mbledh në vitin 2022 në selinë e Foltores (PD-së), me anë të Lorenc Lukës që nuk ka kaluar vetingun politik të PD-së dhe amerikanëve në vitin 2021 dhe ka patur probleme me deklarimin e pasurisë. Pa përmendur në këtë shkrim dëmin shumë të madh që i bërë Voltana Ademi në këta 7 vitet e fundit Shkodrës dhe demokratëve. Të gjithë këta modele nuk i ofrojnë asgjë të re demokratëve dhe shkodranëve jo vetëm për reformën territoriale por do të mbajnë peng Shkodrën dhe ndryshimin e qeverisë së Rilindjes, Edi Ramës. Ky model ka punuar dhe punon në dëm të Shkodrës dhe në favor të oligarkisë dhe të “fortëve” të qytetit 2400 vjeçarë.