BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Forma, përmbajta dhe shprehja patologjike e politikës

Forma, përmbajta dhe shprehja patologjike e politikës

1. Kathleen Reardon dhe patologjia politike.

Politika ka përmbajtjen dhe shprehjen e saj. Forma e politikës ndikon shpesh tek përmbajtja e zhvillimeve politike. Elementët formal të politikës, si gjuha, korrupsioni, konkurrenca e pandershme, mafia politike, mungesa e rregullave të lojës çojnë në patologji politike. Patologjia politike shpreh origjinën, natyrën, klimën dhe rrjedhën e vetë “politikës patologjike”.

Gazetarja amerikane, Kathleen Reardon, ka studiuar elementët patologjikë që shfaqen në politikën në disa organizata politike amerikane. Reardon mendon se aktualisht studime dhe shkrime për “politikën patologjike”, janë  të dobishme për opinion publik. Ajo ka studiuar se si funksionon politika dhe ka këshilluar disa organizata politike për një kohë të gjatë në Amerikë. Në SHBA funksionon shumë mirë këshillimi politik. Reardon mendon se mendimet politike të rëndësishme për organizatat dhe qeverinë, mund të vënë në dukje vetëm disa nga ato “ndodhi” që kanë ndodhur në Washington D. C. Reardon shkruan se politika ndryshon me “egërsi”, si ndryshimet e klimës. Politikë e butë, e moderuar, e lartë dhe patologjike që është shkalla më e lartë e saj që çon në “reaksion” politik. Në Shqipëri kemi patur “zhvillime patologjike” politike në vite, 1997-1998, 2012, 2013.

Gjërat janë bërë kryesisht nga rregullat në një klimë “minimale” politike të biznesit dhe qeverisë në Amerikë, shkruan Reardon. Ka shpesh mungesë besimi të grupeve dhe organizatave politike nga brenda dhe grupeve nga jashtë. Duke lëvizur përgjatë vazhdimësisë, arenat politike të “moderuara” janë të ulëta në konflikt dhe veprojnë në rregulla relativisht të mirëkuptuara, të sanksionuara zyrtarisht, që zbatohen pothuajse të gjitha. Politika ekziston në arenat politike të “moderuara, dhe është më konstruktive se sa llojet shkatërruese “patologjike politike”, mendon Kathleen Reardon.

Reardon vazhdon më tej në analizën e saj se: “Ndërsa neve lëvizim në klimë “shumë politike”,  formalisht rregullat e sanksionuara politike, përdoren zyrtarisht vetëm kur janë të përshtatshme. Në grupe të caktuara dhe jashtë grupeve politike, janë të përcaktuara qartë dhe shumë tema janë tabu dhe neve, opinioni publik duhet të dimë se cilat janë këto tema politike, nëse shpresojmë të mbijetojmë. Neve nuk mund ta dimë se çfarë është  më e rëndësishme dhe si komunikimi politik është penguar nga kufizime të qarta, se kush lejohet të flasë dhe të heshtë. Kemi gjithashtu llojin më të keq të “mjedisit politik – patologjik”. Këtu ndërveprimet e përditshme janë shumë të ngjashme me ato në klimat e larta “shumë politike”, por konflikti është i shpeshtë, i rrënjosur dhe shpesh afatgjatë. Në këtë rast ka shumë mosbesim mes palëve.

2. Organizatat patologjike kanë tendencë të vetë-shkatërrojnë

“Organizatat patologjike” politike kanë shpesh tendencë të vetë-shkatërrojnë, por para shkatërrimit të shumë njerëzve dhe burimeve të mira në një shoqëri. Rrethi i brendshëm bëhet më i vogël dhe më i vogël gjatë fazave të fundit, pasi besimi zvogëlohet më tej. Nëse procesi i vetë-shkatërrimit që karakterizohet nga klimat më patologjike nuk ndihmohet së bashku, mund të marrë një kohë shumë të gjatë dhe do të bëjë dëme të pashpjegueshme”, shkruan Reardon.

Reardon në studimin e saj, ka përpiluar një listë të shkurtër të patologjisë politike” ose “Shenjat treguese të Patologjisë kulturore në organizata”:

-Frekuentuesi i shpeshtë i atyre që janë në pushtet (p.sh., "njeriu më i mençur që kam takuar ndonjëherë").

-Masazhimi i informacionit. Kur askush nuk thotë ndonjë gjë që mund të “shkundë anijen”, ju mund të jeni të sigurt se organizata po bëhet patologjike (p.sh., "Kush do t'i tregojë atij për stuhinë politike?!").

-Helmimi dhe shpikja e informacionit negativ për njerëzit e tjerë (p.sh. identifikimi i agjentëve të CIA-s).

-Helmimi nga maja. Këtu ka indiferencë të ftohtë. Askush nuk vlerësohet me të vërtetë dhe kështu ata sakrifikohen me lehtësi. Zbutja bëhet mjeti parësor i mbijetesës (p.sh. sakrifikimi i Kolin Powell).

-Ekziston një strategji e "majtë e rreme, duke shkuar djathtas", duke udhëhequr të tjerët në drejtimin e gabuar në mënyrë që të duken vetë mirë (p.sh., fajësojnë organizatat lokale, pastaj marrin përgjegjësi).

-Mund të kemi shembuj të tjerë. Një gjë është e sigurt, nëse nuk jemi “dëshmitarë” të patologjisë politike, neve po dëshmojmë diçka shumë të afërt”, përfundon Reardon.

Për më tepër informacion lexuesi mund të ndjekë shkrimet e gazetares Kathleen Reardon në Twitter: www.twitter.com/kathreardon.

3.Politikanë me sjellje, të menduar dhe shprehje patologjike

Krahas përmbajtjes patologjike të politikës, ka edhe shprehje dhe manipulime patologjike politike, që luhen shumë mirë nëpër botë dhe në këto 27 vite në Shqipëri. Shprehja politike, deklaratat politike  e përgatisin patologjinë politike, ku gjuha dhe media kanë një rol të veçantë. Në historinë e politikës, sidomos në sisteme diktatoriale ka patur politikanë me sjellje të menduar dhe shprehje patologjike, p.sh. Hitleri në Gjermaninë naziste dhe Milloshevici në Serbi. Imazhi i tyre ishte pjesë e sjelljes, të menduarit dhe shprehurit “politik patologjik”. P.Sh., në historinë e politikës nuk ka patur gra me “shprehje politike patologjike”, mbasi pavarësisht sistemit politik, gruas nuk i shkon kjo lloj “performance patologjike shprehje”.

Kam pak respekt për “politikanët patologjikë”, mashtrues, që me sjelljen dhe shprehjen e tyre, kur bëjnë sikur gjoja po sulmojnë komunizmin ose ndonjë ide tjetër. Sinqerisht nuk e kuptoj, se mos ndoshta janë të bindur me sjelljet, shprehjen dhe “teatrin” e tyre, apo nuk e kuptojnë veten. Nuk mendoj se janë kaq të aftë të krijojnë dy fytyra në mënyrën më të përsosur.  Pavetëdijshëm, ndonjë “mbështetës” i tyre ose individë që nuk e “kuptojnë” lojën e tyre, magjepsen me sjelljen, shprehjen dhe fjalët e tyre. Në realitet, ato lozin shumë mirë rolin e tyre me politikën “sikur po bëjmë opozitë ose pozitë” dhe në të vërtetë i gjithë qëllimi i tyre është mbijetesa e klanit të tyre dhe bizneseve të tyre. Të më falin lexuesit, por sinqerisht nuk kam ndërmend t’i përmend me emra në këtë opinion, por po shkruaj për fenomenin që tashmë i ka “dalë boja”. Ose e kanë me të vërtetë dhe nuk kuptojnë “patologjinë e tyre ekspresive”, të menduarit dhe sjelljen e tyre të pakontrolluar.

Në Shqipëri, këto 27 vite, ka disa politikanë dhe politikane që kanë patologji personale dhe pastaj e shprehin në patologji politike. Zonja Theçer nuk bërtiste, çirrej  dhe nuk shante me “të parë e të mramë” laburistët opozitarë gjatë qeverisjes së saj. Ajo nuk e “trashonte zërin” si burrë dhe prandaj e kanë quajtur “Zonja e hekurt”. Imazhin e “Zonjës së hekurt” e ka fituar me perceptimin e saj psikik, imazhin e saj që është ajo vetë,  nëpërmjet ligjeve në “Mbretërinë e Bashkuar, ekonomisë, demokracisë, rolit të Anglisë në politikën ndërkombëtare etj. Këtë imazh, zonja Thecer e realizoi me një të folur të qetë dhe të saktë, me ton dhe timbër të bukur por që transmetonte mesazhe të mëdha për Britanikët. Zonja Theçer nuk bërtiste kot dhe ofendonte opozitën laburiste. Ajo nuk bërtiste, duke u çjerrë dhe luajtur “teatër terapi” dhe bënte sikur po i “kapë për zhelesh” opozitarët laburistë. Fjalët e pakontrolluara dhe me ton çjerrës janë “patologji në shprehje” që japin mesazhe patologjike politike. Patologji do të thotë: “Çdo devijim nga një gjendje e shëndetshme, normale, ose efiçente”.

As Nënë Tereza, Mari Kyri, Klinton, Bush nuk janë çjerrë për të realizuar qëllimet dhe misionet e tyre njerëzore, politike dhe shkencore. Të “bërtiturit” është çrregullim. Shpesh edhe neve bërtasim, por kjo formë të shprehuri ka natyrën e “Katarsisit” dhe reagimit për padrejtësitë, ose është diçka profesionale, por nuk është “mënyra e vërtetë e të menduarit”  tonë. Nëse ky lloj komunikimi “përforcohet”, pra nuk vihet në dukje ose këshillohet, kthehet në patologji. Politikani ose politikanët duhet të kenë një fjalor politik të zgjedhur për të arritur qëllimin politik. Ka politikanë që bëjnë sikur kanë një qëllim të vërtetë, por nënteksti i tyre është realizimi i pasioneve, misioneve dhe qëllimeve të tyre të çmendura. Nuk po përmend shembuj, që në politikën shqiptare ka pasur disa në këto 27 vite, mbasi nuk kam ndërmend ose nuk e meritojnë të përmenden. Ky lloj komunikimi duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, për opozitën dhe pozitën dhe këdo tjetër në sferën publike dhe politike.

Këto lloj politikanësh duhet të largohen nga skena politike me votë dhe  me forcën, mbasi transmetojnë “mesazhe patologjike politike” tek të gjithë dhe përgatisin patologjinë politike. Krijimi i një klime politike pa patologji, në formë, përmbajtje dhe shprehje, ka një ndikim tek zhvillimi ekonomik dhe kulturorë i një shoqërie dhe ndikon në zhvillimin e debatit demokratik dhe në parlament, qeveri dhe në çdo institucion ku zhvillohet politika. Është shumë e rëndësishme që publiku, elektorati të dijë të përkthejë mesazhet që transmeton politika dhe të mos jetë i varur dhe viktimë e saj, e të menduarit dhe vepruarit patologjik politik, që është pjesë e lojës politike.

Nga Qamil Gjyrezi