BREAKING NEWS

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i dorëzohen autoriteteve shqiptare, riatdhesohen gra e fëmijë

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i
x
BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Opinion / Editorial

Fotografimi i votës, ligji të dënon, po Maliqi shpëton!

Fotografimi i votës, ligji të dënon, po Maliqi shpëton!

Kodi i ri Zgjedhor, ka një nen sipas të cilit fotografimi i votës, është shkelje ligji dhe dënohet me burg ose gjobë. Për këtë bëhet zhurmë e skajshme tek ne prej dy muajsh për zgjedhjet e 25 prillit. Vërtet, ky nen është për votuesit e zakonshëm, ata që shkojnë në kutitë e votimit për të dhënë votën për partinë dhe kandidatin e preferuar. Dhe jo për VIP-at. Në realitet askujt nuk i duhet të deklarojë votën pasi ajo është e fshehtë dhe mbrojtja e lirisë së votës bëhet me ligji. Liria e votës, është e garantuar me Kushtetutë. Kjo së paku për qytetarët e zakonshëm. Shembuj të fotografimit të votës ka edhe në zgjedhjet e fundit, ku qytetarë të veçantë, janë dërguar para drejtësisë, duke e konsideruar krim elektoral, parashikuar nga ligji mbi zgjedhjet. Ka qenë ky nen që ka frenuar ndjeshëm fotografimin e votës nga individë të veçantë. Votuesit, fotografojnë votën si garanci dhe ua dërgojnë shtabeve elektorale të partive! Është e qartë se kjo ndodh, jo për kuriozitet as për hobi aq më pak për garantim të pozicionimit politik me votë të qytetarit të zakonshëm. Fotografimi i votës, është fare i qartë. Kush fotografon votën, duke shkelur rregulloren dhe Kodin Zgjedhor, bën dy faje njëherësh. Së pari, mban me vete celularin çka është e ndaluar. I palejueshëm në dhomën e fshehtë dhe duhet ta lërë jashtë qendrës së votimit ose në tavolinën e komisionit që kontrollon procesin. Qëllimi i fotografimit të votës është të tregojë se kjo votë i shkoi partisë për të cilën shtetasi ka dhënë fjalën se do votojë për këtë parti. Kjo bëhet për arsye se është paguar apo ka marrë angazhim para sekserëve që vijnë rrotull në emër të kandidatëve të veçantë apo partisë që e kanë nxitur dhe kërkuar të japin votën kundrejt pagesës, siç është bërë e njohur edhe gjatë këtyre zgjedhjeve nga partia presidenciale. Fotografimi i votës, si krim zgjedhor, është i dënueshëm. Askush nuk duhet të mendojë se është i lirë të shkeli Kodin Zgjedhor dhe të veprojë në mënyrë të tillë, thjesht për të provuar besnikërinë apo garancinë se personi i porositur ose shpërblyer e bëri detyrën. Edhe pse i palejueshëm, një veprim i tillë është i dënueshëm, tek e fundi qytetar nga radhët e popullit është dhe mund të mashtrohet, të blihet nga sekserët që kanë vetëm një qëllim, të sigurojnë influencë për nesër për të marrë benefite, vende pune, poste nga i zgjedhuri i radhës. Po kur një veprim i tillë kryhet nga të zgjedhur në organin më të lartë të legjislativit, ku presupozohet se është përfaqësuesi i popullit, etalon i ndershmërisë dhe korrektesës, zbatues i përpiktë i ligjit dhe rregullores në çdo votim apo marrëveshje, ku është palë apo i kërkohet të japi pëlqimin e tij atëherë puna ndryshon. Përgjegjësia është shumë më e madhe dhe faji i patolerueshëm. Vota, është e fshehtë dhe e drejtë individuale, ku secili vepron sipas ndërgjegjes së tij politike dhe shoqërore. Askush nuk shtrëngohet të japë votën në emër të interesit të dikujt apo se është i nxitur nga dikush. Pavarësia për votën, është përparësi për çdo individ, qoftë njeri i zakonshëm apo deputet, ministër, kryeministër a Presidenti i Republikës. Ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë ishte para një prove të vështirë. Për herë të parë në historinë e tri dekadave demokraci, u votua për shkarkimin e presidentit, zotit Ilir Meta. Këtu nuk kemi asnjë qëllim të analizojmë shkaqet dhe të japim argumenta se është vepruar drejt apo politikisht, se është qëndrim objektiv apo subjektiv. Kjo i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Këtë më mirë e dinë juristët dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë edhe pse shumë herë politikanë të ndryshëm duan ta paraqesin si jo legjitim në një kohë kur të gjithë deputetët vijnë nga listat e partive politike dhe ata që përfaqësojnë opozitën parlamentare u bënë deputetë vetëm pas largimit demonstrativ të deputetëve të opozitës, të cilët dorëzuan mandatet, dolën në rrugë si një strategji për të përmbysur mazhorancën. Po le t`i referohemi votës së fotografuar të deputetit Lefter Maliqi. Zoti Maliqi, para se të hidhte votën në kutinë e votimit, ku ishin dy opsione “pro” dhe “kundër” shkarkimit të Presidentit të Republikës, votoi kundër. Është e drejta e tij të votonte sipas ndërgjegjes së vet. Deri këtu nuk ka asnjë të keqe. Maliqi është në të drejtën që i jep Kushtetuta dhe ligji. Po qëllimi i fotografimit të votës ndryshon argumentat. Maliqi me fotografimin e votës, natyrisht, jo për dokumentim as për të kaluar radhën, është bërë si dëshmi besnikërie ndaj presidentit dhe partisë së tij për t’i thënë, se ai nuk e ka tradhëtuar dhe se i ka qëndruar besnik. Vota e Maliqit, pro ose kundër nuk do kishte asnjë rëndësi, as ndonjë peshë apo ndikim në tërësinë e votave kundër apo pro, ajo është e drejta e tij kushtetuese. Faji i Maliqit, është fotografimi i votës. Qëllimi përse e bën një akt të tillë! Ku e kishte dhënë besën Maliqi dhe kujt i ishte betuar se vota e tij do ishte shuplakë për mazhorancën dhe kamerdare për të shpëtuar Metën? Ai edhe më parë ishte shprehur kundër vendimit të shumicës, shprehur edhe para votimit të evidentuara me kërkesën për shkarkim me miratimin e raportit të komisionit hetimor “Hyseni”? Deputeti, Lefter Maliqi në ligjërimet e tij para qytetarëve, në studio televizive, kudo që i vihet përpara një mikrofon i cilitdo stacion televiziv, bën parimorin dhe shfaqet si deputet me integritet dhe transparencë. Ai bën be e rrufe se kërkon zbatim të ligjit, etikës, rregullores së funksionimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Po me fotografimin e votës në sallën e demokracisë, kapërceu çdo etikë dhe tejkaloi vijat e kuqe të cilat janë të patolerueshme, jo vetëm nga ligji, po së pari edhe nga vetë integriteti që duhet të përfaqësojë deputeti i zgjedhur, Lefter Maliqi, gjithnjë në parim me fjalë ka mbrojtur ligjin. Është vetëshpallur parimor, i kulluar, kampion i ndershmërisë, korrekt, burrë i fjalës, duke mbrojtur parimet e demokracisë dhe të drejtën e votës së popullit. Maliqi bashkë me shumë Maliqë të tjerë është përfshirë në akuzat për vjedhje dhe fotografim vote nga qytetarët në zgjedhje. Akuzon kundërshtarët. Dhe mirë bën që kërkon ndëshkim me ligj të fotografimit të votës nga individë të veçantë. Po në këto kushte kur ai dekonspiron votën me fotografi me cilën të drejtë është Maliqi? Për vete fotografon votën dhe ia dërgon presidentit për t`i thënë, e shikon sa të dua i dashur president? Unë kurrë nuk shkel mbi besën e dhënë! Maliqi, le të votonte si të dëshironte. Siç veprojnë dhe të tjerë homologë të tij. Po jo të fotografonte votën. Nëse qytetarin e zakonshëm, ligji e dënon për një akt të ngjashëm, pse Maliqin ligji e mbron?! Dy standarde për një shkelje? Një për popullin, një për vete? Kësaj i thonë, fiks fare, si tek batuta e filmit “Përrallë nga e kaluara”: Vërtetë ka ligj, po ka dhe Maliq. Dhe këtë herq, Maliqi nuk është në aktrim në film as aktor, po deputet në Kuvendin Popullor.