BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Fotot përgjysëm në diktaturë si “luftë klase” në demokraci janë “dashuri” adoleshentësh politikë!

Fotot përgjysëm në diktaturë si “luftë

Ka tre ditë që fotoja e Vjosës, ku Rama është në cep përgjysmë, ka zënë komentet dhe fjalosjet e shqiptarëve në rrjet! Kryesisht ai grup partizanësh të VV që shajnë dhe sulmojnë jo thjesht Ramën por dhe Shqipërinë. Në të vërtetë po e ?lloj nga provokimi i fundit i Ramës që është “talenti” më i madh folkmodernist i shqiptarëve me të cilin si Vjosa që po e po, por dhe Albini e kanë të kotë që merren, sepse nuk ja dalin dot me të. Ai thyen të gjitha protokollet e sjelljes diplomatike me një batutë thumbuese për Bullgarinë duke e prezantuar Kryenministrin e Maqedonisë së Veriut përpara kancelarit Sholtz si “kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë perendimore”! Plasi gazi mes të pranishmëve përfshi dhe Bundeskancelarin dhe Kryeminisitrit Grek, por dhe Vuçiçit që nuk dinte çfarë të bënte të buzeqeshte apo të rrinte serioz, por dhe Kovaçeski vetë u gajas sepse batuta kishte të bënte me politikën Bullgare që ishte pengesa e integrimtit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Me batutën e Ramës sot bëhet luftë politike në Maqedoni!  Rama është i tillë dhe nuk ke se çfarë i bën! Janë tipa këta tanët! Tip i akuzuar për takimin e Millosheviçin dhe batutaxhi ishte dhe Nano, tip dhe folkpolitik President dhe Kryeministër ishte dhe Berisha i takuar dhe ai me turli lloj individësh ( Bullatoviçin për embargon e thyer të naftës) dhe turlliloj batutash, tip dhe ....Enveri! janë tipa këta! Po Albini nga Ana e Malit (aty pari mbas Muriqanit) në Shkodër dhe Vjosa e vogël lozanjare, nuk kanë mësuar akoma që duke përdorur njëri tjetrin nuk mund të godasin Shqipërinë pse copëtojnë foton e Ramës! I bëjnë vetëm qej?n idiotëve në Fotot përgjysëm në diktaturë si “luftë klase” në demokraci janë “dashuri” adoleshentësh politikë!Kosovë ( edhe disave në Shqipëri) kryesisht të Vetvendosjes së tashmë janë plot me urrejtje për Shqipërinë, sepse kështu i edu-kon Albini duke u shfaqur si “anti Rama” i ballkanit! Askush nuk kishte prishur marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë përveç Albin Kurtit me dëshirën e tij për të bërë dhe të parin e Shqipërisë duke rënë në grackën e Ramës që ja la Vetvendsosjen të futet në Shqipëri dhe aty të degradojë në një idiotizëm si subjekt politik i pa vlerë! Rama e la të bëjë dhe propogandë kundër tij dhe kjo ishte dhe dita e vdekjes së Albinit politikisht në Shqipëri. Rama la Vjosën të vinte dhe të fyente dhe PS-në dhe parlamentin Shqiptar me marrëzitë e saj prej adoleshenteje shumë me shëndet të plotë, duke i dhënë fund dhe një kërshërie për të në Shqipëri dhe Rama la gjithash-tu që Ministrja e Jashtëme e Kosovës ti jepte leksione politke ( poshtërim politik) Shqipërisë duke bërë kështu largimin e plotë politik të qeverisë së Kosovës nga marrëdhëniet e ngushta e të plota dhe të gjithanëshme mes vëllezëreve që Kosova kishte pasur dikur dhe me Berishën dhe me Ramën dhe me të gjithë. I vetmi që nuk po sillej si partenalist, por që kishte idenë e bisedave me Vuçiçin dhe Serbinë ose Rama tashmë armiku i Kosovës sipas dhe i VV së Albinit i cili po keqpërdor dhe një grua që është Presidente Kosovës por shumë larg në rol shqiptar nga Presidenti Fatmir Se-jdiu, Presidenti Hashim Thaçi, Presidentja Ahtifete Jahjaga! Vjosa Osmani në saj të urrejtjes së saj që në adoleshencë politike është dashuri godet medemek Ramën dhe nuk kupton se po godet Shqipërinë! Ose barazon Shqipërinë me Ramën! Gjë që nuk është ngatërruar nga asnjë President dhe Kryeministër tjetër i Kosovës përveç kryengaterrestarit arrogant në ekzibicion dhe garë personale të tij me Ramën që është Albin Kurti! Idetë mbi korrupsionin apo politikën e Ramës për ti injektuar si urrejtje në shoqëri nga VV dhe një pjesë e politikës së saj janë pjesa më e shëmtuar e një intriganti si Albini dhe adoleshenteje politike si Vjosa e cila tashmë mbas uljes në peshë nuk është më adoleshente por fajtore dhe ajo njësoj si Albini! Në diktaturë Enveri i hiqte të gjithë kë takonte dhe linte veten në foto. E bënte se i urrente dhe se kështu ishte lufta e klasave! Kur kjo gjë bëhet në demokraci është “dashuri adoleshentësh politikë” që kaq shumë e adhuron atë që nuk e arrin dot, sa që ja këput kokën në fotogra?! Edhe Vjosa këtë gjë ka bërë! Ajo dhe shumë si ajo, nuk njohin as Shqipërinë, as Partinë Socialiste dhe aq më pak Ramën! Njohin disi vetëm Jugosllavinë dhe Kosovën në të, por jo Shqipëpinë Londineze dhe atë të Enverit e post tij! Kanë urejtje, por nuk dinë të admin-istrojnë këtë urrejtje që kanë, duke e injektu-ar kot në rrjete dhe duke tentuar armiqësinë mes shqiptarësh dhe kosovarësh! Fjalët për Serbinë dhe Kosovën një tip si Rama i ka thënë në Beograd kur Vjosa nuk mendonte si ndryshim për peshën trupore të saj, por kjo tashmë nuk ka rëndësi! Ajo keqpërdoret dhe tani vetkeqpërdoret nga Albini dhe është për të ardhur keq. Marrëzitë me mos dënimet nga Shqipëria të gjenocideve të serbëve, janë adoleshencë demoniake e Albinit dhe Shqipëria pro Serbe është marrëzie e tij kundër dhe UÇK dhe kundër luftëtarëve të saj të përgatitur në Shqipëri dhe heronjve të saj dëshmorë të rënë në luftë. Albini përveç se do zhbëjë atë dashuri Kosovë Shqipëri për ta zëvëndësuar me urrejtjen model Kosovë Serbi do dhe të mbikalojë politikën e partisë së tij mbi interesin kombëtar! Albini me Vjosën, nuk kanë kuptuar asgjë nga koz-mopolitizmi dhe Makeavelizmi në politikën e Shqipërisë Londineze! Nuk ka kuptuar se në Shqipëri armiqtë politikë, shkojnë deri në vrasje, por përfundojnë në tavolinë dhe darkë të paqtë! C’mira dhe cinizmi i Albinit, nuk janë teatralisht të bukura si të Ramës apo të politikanëve shqiptarë përfshi Metën, Berishën, Nanon dhe të tjerë e të tjerë! Albini i urren për një diçka të tillë. Albini kujton se do të mund të kuptojë madhësinë e Shqipërisë Londineze në 102 vite shtet në vete? Kujton se ka kuptuar Konicën dhe Nolin, apo Zogun dhe Enverin! Kujton!???? Kujton se ka kuptuar Shqipëprinë Fashiste dhe atë gjermano naziste dhe atë Sovjetike dhe Titiste por dhe Shqipërinë Kineze dhe atë të vetmuarën ateiste! Kujton!? E përsëris Londineze, sepse ka dalë nga intrigat dhe padrejtësia e arritur në Londër, por ka af-tësinë e këtyre 10 dekadave të modernitetit dhe post modernitit të tillë. Përfshi dhe push-timin fashist dhe regjimin komunist! Albini kujton se njeh PS-në sot të Ramës, por as që ka idenë se kush është ajo! As sja di fuqinë, as mobilizimin, as forcën dhe as kreativ-itetin e ripërtëritjen! Ai nuk e di se është partia më e madhe e trevave shqiptare dhe nuk bën vaki që të dal një tip VV që ta thajë ose thyejë, apo ta zhdukë si bie fjala mund të ndodh me të tjerat dhe vetë partinë e tij!  Albini ka ngatërruar për fat të keq ?lozofinë me politikën e çastit ose atë kalimtare! E habitshme sepse ai është dhe i lexuar! Ai nuk do të mund ta shkatërrojë dot dashurinë e vëllezërve të një gjaku politikisht! Ai është shtetas shqiptar dhe pjesë e pikërisht asaj Shqipërie që nuk ka kuptuar ose “Shqipërisë Londineze”! Atij shqiptari që e di se ka një kryeministër me brekushe dhe atlete si Rama që e ka të korruptuar dhe shpesh herë cinik dhe batutaxhi, por kurrë kundër Kosovës dhe shqiptarëve! Albini nuk ka kuptuar se nuk mund të sundojë Shqipërinë pse ndan (përçan) shqiptarët me Ramën! Si Albini dhe adoleshentja Presidente e pa merituar e Kosovës ose Vjosa! Jo, ju janë mbyllur si sytë dhe mendja nga marrëzia e pushtetit. Por Kosova dhe Kosovarët, janë shumë, po shumë e shumë si me sy hapur dhe më mendje hapur se sa Kryeministri i tyre dhe Presidentja e tyre. Po për fat të mirë të tyrin dhe tonin.