BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

“Fraktografia e Monalikes”

“Fraktografia e Monalikes”

Pluralizmi politik shqiptar ka shërbyer si habitat ideal për shumë partiza. Krijesa të egove dhe axhendave personale të liderëve, ato mbijetuan me instinktin e kameleonit. E kanë ndryshuar ngjyrën sipas stinës politike. Programet i kanë ndërruar si natyrën fati, si veshjen femrat, si vektorin era, ngahera. Pa themele në ideologji dhe dembele në zhvillimin e alternativës, shumica fatmirësisht, mbetën organizma politikë rudiment. S'patën ndonjë funksion qeverisës ose e patën minimal. Por le ta ngushtojmë lakun e lakonizmit, t'i biem shkurt: formacioni politik i LSI ishte partia që lulëzoi djathtas e majtas. Pragmatizmi që energjizoi këtë formacion partiak që prej krijimit, do të shërbente si një katalizator për kataklizmën politike e sociale që prodhoi bashkëqeverisja me të djathtën dhe pastaj me vetë të majtën. U përmbys raporti midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Ai që veshi fanellën e këtij formacioni politik, automatikisht do të zgjidhej si i zgjedhuri për poste të rëndësishme. U përmbys raporti i votës me vlerën e ndryshimit. Ndryshimi e humbi kahun dhe me votën u bë biznes politik i pastër. Këtu nisi “politikalizmi klientelist” i LSI, pra “zelli dhe shpirti partiak” u atashuan tek interesat e ngushta materiale. Oportuniteti që sollën dy bashkëqeverisjet, do të mundësonin aksidentalisht, një shpërthim të kësaj celule që e ktheu për herë të parë politikëbërjen në arenë klientelizmi. Sa djathtas, sa majtas, LSI ka treguar se qimen e ka ndërruar, por zakonin e brejtësit nuk e ka harruar. E ka dredhur aq mirë sa me atë bisht si gisht, fatet e shqiptarëve ka diktuar. Ndoshta, ky është i vetmi gabim që populli shqiptar s'duhet t’ia falë vetes në 30 vjet dedikuar tranzicionit politik. Dhe pas shkëlqimit, vjen rënia e dy kamberëve të asaj dere. Dhe rënia vjen me fraktura. Largimet masive të elektoratit që kuptuan se pa mirëqenie kolektive s'ka progres, të figurave krahinore sidomos, aq të kultivuara sa janë, por me kapital politik domethënës, të intelektualëve dhe profesionistëve që për arsye apo motivime të caktuara dhanë kontribut, janë harta e frakturave kapilare që kanë mbërthyer LSI. Dy kamberë në një derë, prej dy vitesh nuk po merren vesh dhe fraktografia e Monalikes sapo është ravijëzuar. Rënia vazhdon.