BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Franca nuk besohet

Franca nuk besohet

Udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Themistokli Gërmenji u ekzekutua në 9 nëntor 1917 në Selanik, sipas gjyqit ushtarak “Armata e Lindjes” franceze. Ishte shquar si udhëheqës i pushkës dhe i penës, ishte udhëheqës kryesor i administratës shqiptare të krahinës së Korçës, që u ngrit në bazë të Protokollit 10 dhjetor 1916. Themistokliu ka qenë një nga figurat kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, lëvizjes të armatosur, demokrat e përparimtar (M. Çami 1999).

            Pabesia e madhe franceze qëndron se një javë përpara arrestimit ai u dekorua nga komanda franceze me dekoratë të lartë “Kryqi i Luftës”, motivimi i së cilës vinte krejt në kundërshtim me akuzën që i bënin aty organet e sigurimit francez. Dhe pas 1 javë të arrestimit u ekzekutua. Në momentin e dënimit pat deklaruar midis të tjerave: “Kam kaq vjet me radhë që po luftoj me armë në dorë për Shqipërinë, dhe nuk më vjen keq se më erdhi edhe mua radha t’i fal atdheut tim edhe jetën. Vdes i lumtur e i kënaqur se kam ndërgjegjen e pastër dhe shpirtin e qetë në mbushjen e detyrave të mia kundrejt Shqipërisë. Ndërsa në momentet e ekzekutimit nuk ka pranuar t’i mbyllin as sytë, por i priti plumbat me ballë hapur duke thirrur: “Rroftë Shqipëria, Rroftë flamuri kombëtar!” Këtë korife tonin e eliminoi me pabesi Franca.

            Në veri të Korçës ka një parcelë me varre të gjithë ushtarëve francezë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore në Ballkan. Nuk është i qartë motivi dhe statusi i këtyre vdekatarëve pikërisht në Korçë. A mos është një kapak i rëndë shoqëruar me tallje për heroin tonë Themistokli? Veprimet e Makronit për negociatat e Shqipërisë se: “çdo t’ju them francezëve për Shqipërinë” duke mashtruar mbarë opinionin botëror sot, se në Francë ka 120.000 azilkërkues kur nuk janë veçse 5760 të tillë ose 0.1% të tyre në Francë. Dashakeqësia franceze është e qartë. Dhe tani shqiptarët mund të thonë: Nën frymën e varreve franceze në Korçë, të hapura pas Luftës së Parë Botërore, sot kërkon dhe Greqia në Përmet e gjetkë, nesër dhe Turqia, pasnesër edhe Serbia, më pasnesër dhe Mali i Zi. Sot duhet të shpallet: -Ashtu si i tërhoqi Italia ushtrinë e të vdekurve, ashtu duhet të tërhiqen të gjitha kockat e huaja nga vendi ynë, e para të fillohet nga Franca. Ata nuk dhanë jetën se i kërkoi populli shqiptar. Ata u vranë për kapriçot e liderëve të tyre. Eshtra të huaja në Shqipëri të ketë vetëm me vendim unanim të Kuvendit Shqiptar. Negociatat nuk janë pranim. Kombi Shqiptar i drobitur, i dërmuar nga diktatura e Sllavët, duhej me domosdo të pranoheshin kohë përpara. Kombi Shqiptar është komb perëndimor me gene të pastra paqësore, mirëkuptimi e dashurie për çdo gjë që gëlon në këtë botë. Ndoshta Makroni s’ka lexuar shumë për ne. Atij i qoftë. Le të hapeshin negociatat tani dhe le ta shtynin pranimin tone në BE edhe për dy vjet të tjera. Shqipëria është Gavroshi francez i Europës. Francës së Makronit nuk do që shqiptareve t’u qeshë fytyra. Ata zi e më zi po na vënë kërcu nën rrota. Ku je moj Akademi franceze me vlerësimet hyjnore për shqiptarin Kadare dhe Shqipërinë në tërësi? Si nuk i dhe një shpullë të vockël z. Makron? Apo vlerësimi i Kadaresë i shek. XXI është si dekorata e “kryqit të thyer” për Th.Gërmenjin ne shek. XX? Apo pranimi i Kadaresë në Akademinë franceze, ishte që shkrimtarit kolos tonit t’i certifikoje emigrimin në Francë dhe të largohej nga vatani, për të cilin kishte dhe ka aq shumë nevojë për të? Franca po “ekzekuton” njerëzit tanë të mëdhenj njëlloj si më vitin 1917, Themistokliun. Z. Kadare faktikisht i tillë është sot për shqiptarët. Franca duhet të jetë e mallkuar nga historia. Do të tregoj një histori ndodhur disa shekuj para, shumë shkurt gati si batutë: Një francez disi i pasur dhe i ndikueshëm hyri në një shoqatë të Francës jugore, me shumë anëtarë që meditonin ndër të tjera dhe për të vërtetat e historisë botërore. Kjo shoqatë kishte mjaft sëndukët me dije të shkruajtura, por edhe me pasuri. Këtij farëlloj francezi i eci jeta dhe u bë mbreti i Francës, por nuk vuri gjumë në sy deri sa të rrëmbente sëndukët me pasuri dhe të ekzekutonte shoqatën. Ky mbret thërret një francez të dytë më të poshtër se vetë ai, me petkun e shenjtë të peshkopit. I thotë: “do të të bëj Papë dhe të dy të bëjmë gjëmën”. Dhe kështu u bë. Vranë e prenë, por qëllimi i tyre pervers nuk fitoi.

            Po të ishte prestigjioze Franca dhe Akademia e famshme e saj me vlerësimin dinjitoz që i bëri Kadaresë, shkrimtari ynë i madh do të kishte marrë dy Nobel dhe jo një. Korifeu ynë po sillet gjithandej botës, duke e vlerësuar atë me sa mundin. Pra, Franca me Makronin nuk është e besueshme. Me plot të drejtë mjaft autorë në mediat tona shprehen se presidenti francez na poshtëroi, na nxiu fytyrën, na shkeli me këmbë. Mospranimi i saj për hapjen e negociatave për pranim të BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut është sa qesharak, veprim me ligësi të mbrapshtë, që ka lindur ndoshta qysh nga koha e Ali Pashë Tepelenës, pra rreth 220 vjet më parë, ndaj nesh. Hapja e negociatave do të ishte një fillim i bisedimeve, ne do të na buzëqeshte fytyra dhe do të shumëfishonim forcat të vraponim për Europë. Por jo! Franca si gjithmonë na i ka patur me të keq edhe për ca raste të tjera, por tani mjaft me kaq. Ne shqiptarët duhet të mbajmë qëndrim! Franca na vuri sot para skuadrës së pushkatimit ashtu si Themistokli Gërmenjin në vitin 1917. Heroi ynë nuk i mbylli sytë me shaminë e zezë franceze, por thirri me patos: “Rroftë Shqipëria, Rroftë flamuri Kombëtar”. Dhe ne do të vazhdojmë rrugën për Europë mes intrigash, pabesive dhe dashakeqësive. Çdo të na thuash tani kur të na vizitosh, Z. President?