Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Francezët dhe Holandezët tanë" si paradigma-t e një sistemi të çmendur!

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën! Të zemërohet me shtetin fantastik, të bukur, kulturor dhe industrial, vendin e jashtëzakonshëm të Hygoi-t dhe Volterit, vendin e revolucionit dhe monarkive të shkëlqyera, vendin e verës dhe ushqimit special, modës dhe mendimit estetik, vendin e lirisë dhe demokracisë! Absolutisht Francën e madhe dhe Parisin e jashtëzakonshëm të tradicionit kulturor dhe politik fantastik! Por dhe Francën që ka mijëra e mijëra shqiptarë atje! Askush nuk duhet ta ketë me Francën qoftë dhe ajo e Makronit, i cili më shumë se ne dhe Maqedonisë, i ka bërë një "të keqe të madhe" vetë BE-së dhe sidomos Gjermanisë, por dhe vendeve që në fund të fundit, në zgjerimin europian me popuj dhe shtete në Ballkan, shikojnë dhe shpëtimin apo dhe shtyrjen e kufirit jugor të BE-së akoma më poshtë në sigurinë e tyre! Sepse pothuaj të gjithë e kuptojnë se Shqipëria në BE, nuk është një e keqe për ta! Përkundrazi është një siguri më shumë dhe këtë e dinë dhe të fundit mediokër në kontinent! Makron është një model i të një të majte, aspak e majtë, e një të majte e dalë nga bankat e një bote "Rotchilld-ësh" apo tentativës së "rrugës së katërt", pa asnjë bazë se do të kryhet ndonjëherë në Europë! Por për një pabesi të tillë ndaj Shqipërisë dhe sidomos ndaj Gjermanisë dhe shumë vendeve të rëndësishme - nuk mund të urrejmë Francën! Problemin më të madh tonin brenda për brenda, nuk e kemi te "francezi Makron", por te "francezët" tanë në Shqipëri, biles dhe te një "holandez", realisht shtetas holandez! Ky është problemi i madh që kemi ne dhe jo armiqësia në sajë të Makronit, e transplantuar te Franca si shtet dhe komb - kaq shumë! Në fund të fundit, në Europë do të ishte një komb i madh që ka mbas vetes dashurinë shqiptare dhe të tjera ADN të tilla dhe është dhe një shtet që ka dashurinë sllave mbas! Pra Gjermania dhe Franca! Po bëj shaka, por ky është percepsioni folklorik sot! Po kthehem te "francezët tanë" ose faji kryesor i krijimit të një paradigme politike në tipizim! Sigurisht nuk dua të "godas" gjuhësinë me terminologjinë e huazuar, por ku ka më paradigma politike se sa "francezët dhe holandezët" tanë! Të tillë individë "francezë shqiptarë" janë prototipat ose "paradigmat" që kanë më shumë se shtatë dekada që drejtojnë këtë vend! Ose më mirë e marrin në qafë! "Francezi i parë" është Enver Hoxha! Nuk duhen shumë komente, por ai kishte shkuar për studime dhe padyshim që me disa "studime" ka ardhur nga Parisi dhe Franca! Por çfarë shteti ndërtoi, si e transformoi dhe deri ku shkoi shteti i tij, e në fund si përfundoi, kjo tashmë është histori e jashtëzakonshme e një individi që Franca e bëri një "marksist" dhe po ashtu një komunist, që sigurisht me komunizmin nuk kishte fare lidhje as biografike, as origjinare dhe as në konceptet, që mund të lidhnin vendin e tij, me teorinë e madhe dhe të jashtëzakonshme të Marksit! Padyshim nuk kishte "faj Franca", por në fund të fundit Enver Hoxha këtë shtet dhe këtë komb, jua kujtonte të gjithëve si formim revolucionar të tijin. E kishte të drejtë, sepse pak kush kishte pasur fatin e tij! Monarkia në fund të fundit - në Francë e kishte dërguar për të mësuar dhe pastaj dhe afër saj (Belgjikë) për të punuar! Sot në 2019-tën, sërish Brukseli dhe Parisi, janë vendimtarë dhe pse me mendje të ndryshme për fatin tonë! "Francezi" Enver Hoxha apo gjakatari i madh gjysmë feudal dhe gjysmë stalinist, ishte fatkeqësisht dhe paradigma tipizuese e jona në diktaturë dhe edukimi apo rritja intelektuale ishte Franca! Mbas tij kemi "francezin" tjetër të madh të politikës shqiptare ose Sali Berishën! Ky nuk kishte pallat të madh në Gjirokastër, por një kullë në Viçidol dhe talenti real si mjek kardiolog, e çoi me një bursë (gjetur nga partia e tij) nga Unesko në Paris në vitin 1978-të e padyshim që Franca ka bërë pastaj dhe edukimin special të tij! Ai mori përsipër që mbasi "kontribuoi për socializmin" të ndërtonte si demokracinë dhe kapitalizmin në Shqipëri! Me anën e "francezit" SB kemi këtë "bukuri dhe madhështi" të jashtëzakonshme të demokracisë në Shqipëri! Me anën e tij, kemi dhe ardhjen në pushtet të francezit tjetër ose Edi Rama! Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është një "francez par exelance" sepse ka pasur një bursë të Soros sigurisht për art dhe ka qëndruar aty katër vite! Kjo mbasi Sali Berisha nuk e la të futej në PD, të cilën më vonë doktori nga Viçidoli e ktheu në trashëgimtaren e denjë të të PPSH-së ose dashurisë së parë politike të tij! Padyshim se Franca është qendër edukative e Ramës, ai është "francezi shqiptar më i rëndësishëm në Shqipëri"! Për nga arti dhe mënyrat prezantuese, Makron nuk mund të krahasohet me kryeministrin tonë në paradigmën e të "shkëlqyerit francez" kudo! Artistikisht dhe pastaj padyshim si një model extra politikisht, Edi Rama është "francezi" që ka sjellë dhe ndryshimin e madh, akoma më të madh se sa folkloriku Berisha! E kjo sepse folklorin politik shqiptar, Rama e ka përshtatur për në Francë! Ai është shpikësi i "mbajtjes së PS-së si bazament ku Rilindja gëzon pushtetin e pakufishëm"! I fundit është "holandezi" Lulzim Basha! Ai dhe ka studiuar dhe është një holandez i vërtetë me letra! Sigurisht me shumë më pak talente se "francezët" Hoxha, Berisha dhe Rama, ai ecën dhe vazhdon deri sa shoqëria dhe koha ta pranojnë si modelin që përballë atyre më lart, arrin të lëshojë hije të vetën - pikërisht holandeze! Kanë vite e vite që "francezë dhe holandezë të tillë" ndërtojnë një sistem të çmendur politik! Një plotësim të llahtarshëm në kohë që mbron trashëgiminë e njëri-tjetrit! Një çmenduri politike që nuk ka BE dhe Francë apo Holandë e Gjermani që e percepton normalisht me "shqisat" që natyra dhe zoti ju ka vënë në dispozicion! Një çmenduri që shkakton dëshpërim dhe largim sot! Një çmenduri që ka krijuar monstra pushteti! E çfarë faji na kanë ne Franca dhe Holanda?! Ose francezët dhe holandezët?

Nga Besi Bekteshi!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Reforma në Drejtësi përpos çlirimit të drejtësisë nga turlilloj injorantësh, hajdutësh, sharlatanësh dhe dallkaukësh prokurorë e gjyqtarë, po çliron sistemin politik nga fara  e keqe që mund ti ketë rënë për hise

Postuar: 16/11/2019 - 07:21

Është një ulërimë e madhe, është një gjëmë pa përmasa, është një apokalips dhe përmbysje rrënjëso

Postuar: 16/11/2019 - 07:19

Mini-Shengeni Ballkanik midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë ka krijuar insinuata të ndryshme

Postuar: 16/11/2019 - 07:16

Situata e gjendjes së rënduar financiare në të cilën ndodhen shumica e bashkive të vendit kërkon

Postuar: 16/11/2019 - 07:13

Sigurisht që është e njohur me kohë batuta "zot më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë&

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën bet

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve