BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Francezët kundër "Elitë Macronizm-it" në distancë me shqiptarët e "protestë partitizmit"!

Francezët kundër "Elitë Macronizm-it" në

"Jelekët e Verdhë" paralizuan Francën të shtunën, por bilanci i një proteste të tillë është i madh! Janë mbi 300.000 njerëz në rrugë dhe mijëra "bllokime rrugësh" por ka një të vdekur dhe 409 të plagosur ndër të cilët 14 rëndë si dhe 282 arrestime! Protesta dhe prishja e rregullit vazhdon dhe sot kur dje kishte 40 bllokime në autostrada. Në fakt, kanë qenë rreth 3500 protestues me jelekët e verdhë" që nuk kanë lëvizur gjithë natën! Nuk kishte një parti që i "tejkaloi" dhe u vu në krye të tyre, sepse e para ata nuk pranojnë dhe e dyta vetë protesta nuk ka lidhje me bindje politike, krah politik dhe për më tepër për besim politik si drejtim!As që e çan kush kokën në këtë protestë, se çfarë thonë dhe çfarë qëndrimi mbajnë partitë e tjera! Megjithëse ju kanë dhënë mbështetje. Protesta drejtohet kundër Presidentit Makron! Pakënaqësia e madhe vjen mbas vendimit të qeverisë Makron, për të rritur paksa ose 6.5 cent për një litër dizel dhe 2.9 cent për benzinën si mënyrë për të ulur përgjegjësinë që ka karburanti për vdekjet nga tumori dhe sëmundjet e tjera! Francezët i ka "tërbuar" rritja mbi 1.50 euro për litër e cila ishte si barrierë psikologjike për to! Në Francë karburanti është i shtrenjtë dhe ja kalon Italia fqinje, por ja kalojmë dhe ne! Për më tepër qeveria e Kryeministrit Eduard Philipe është në sulm të revoltuarish, sepse ka ulur limitin e shpejtësisë në rrugët shtetërore nga 90-të km në orë në 80-të km në orë! Rritja e çmimit të karburanteve dhe ulja e shpejtësisë kanë "zhurmuar keqas" veshët e francezëve, të cilët kanë dalë dhe protestojnë me "jelekët e verdhë" të organizuar vetë! Këto masa të qeverisë bëhen sepse duan të ulin me idenë e tyre vdekjet si nga ndotja atmosferës dhe ajrit dhe shpejtësisë në rrugë! Por një tjetër ide kanë francezët për këto rritje të cilat peshojnë në xhepin e tyre, rëndojnë ekonominë dhe i japin një grusht të mirë kuletës së familjes e si pasojë mirëqenies! Kudo te njerëzit rritja me cent e naftës dhe ulja me 10 km në orë e shpejtësisë, as nuk pastrojnë ajrin dhe as ulin aksidentet, por "kanë larguar qeverinë nga realiteti i përditshëm i shoqërisë franceze"! Jo rastësisht nga një sondazh i "Odoxa" lëvizja është mbështetur nga 74% e francezëve dhe ka një thirrje "Macron, t’es foutu, les Français sont dans la rue" ose "Macron ke mbaruar, francezët do dalin në shesh"! E kujt ja bëjnë këtë - Makronit disi jashtë partive dhe i ri politikisht, që u zgjodh pikërisht nga revolta ndaj elitës politike, por që tani po interpretohet poshtë në shoqëri, si një "Elise" në mbrojtje elitash, duke u ndarë nga njerëzit poshtë! Po pra, si një "neo aristokraci" jashtë dhe larg problemeve të zakonshme të njerëzve të thjeshtë! E ky është problemi i vërtetë dhe jo kaq shumë rritja me 6.5 cent për litër që "aristokrati i ri" po i bën naftës! Në fakt Macron kërkoi disi falje të mërkurën e kaluar "që nuk kishte mund të pajtonte popullin e tij me udhëheqjen, por u betua se do ta bënte në muajt e ardhshëm"?! Ai e ka bërë të qartë se është "një divorc kudo në demokracitë perëndimore"?! Në një farë mënyre, Makron i ka konsideruar protestat si me tone arrogante, por pavarësisht kësaj, "jelekët e verdhë" kanë marrë përsipër të protestojnë kund të gjithave që "elitat sjellin si model dhe ata (poshtë) nuk munden ta zbatojnë ekonomikisht"?! Elitat thonë makina elektrike, por ato janë shumë të shtrenjta për xhepat e francezëve, transportin eficent dhe sensibilitetin ekologjik që nuk jua mban xhepi në kushtet e sotme! Nuk kundërshtojnë reformat përmirësuese, por nuk pranojnë të rëndohen ashpër në ekonominë individuale dhe familjare! Me një fjalë "francezët ose më mirë jelekët e verdhë" nuk protestojnë vetëm për rritjen e karburanteve si çmim, por uljen drastike të fuqisë blerëse, rritjes së taksave, kundër elitës së Parisit, politikës së Macron i cili sot po quhet "Presidenti i të Pasurve" që ka përgjegjësi për "Francën e sotme"! Shumë parti të opozitës i kanë përkrahur protestat, por askush nuk del me flamuj dhe të zërë skenën politikisht, sepse pastaj do të ishte i qartë instrumentalizimi dhe futja e politikës, për të përdorur pikërisht protestën dhe popullin protestues!

E gjitha kjo është përballë një situate absurde në Shqipëri! Imagjinoni kur francezët i thonë "Macron-it një përfaqësues elite" dhe "President i të Pasurve"?! Çfarë duhet thënë në Shqipëri!? Karburanti në Shqipëri, "mirë se është i shtrenjtë" si në Francë dhe akoma më shumë, por cilësia është shumë herë më e keqe! Pra shqiptarët paguajnë shumë më tepër se sa francezët për një litër benzinë apo naftë! "Elitarizmi Arrogant" në Shqipëri, takson në mënyrë abuzuese dhe anti popullore karburantin, i shton pagesa për kontrolle që nuk bëhen, lejon të vjedhin në pompë dhe prishin cilësinë, duke marrë në qafë automjete dhe ekonomitë familjare! Jemi të parët -absolutisht me çmimin më të lart në Europë! Më e bukura është se dy Kryeministrat e fundit ka të dhëna që "nuk kanë patentë, ose leje drejtimi automjeti, ose nuk dinë të ngasin automjet" dhe dikush pretendon se "nuk dinë as biçikletën"?! Së paku Macron e di dhe makinën dhe biçikletën! Ekonomia shqiptare, e cila ka dhe naftën e prodhimit të vet, lëngon në saj të transportit të shtrenjtë dhe marrëdhënies energjitike kriminale në monopole të cilat ankohen për taksim dhe tarifa anti popullore për karburantet! U shtuan dhe 240 lekë për litër nga qeveria e sotme sa erdhi në pushtet dhe ju shtuan dhe një tarifë gazit të lëngshëm! Po ashtu dhe taksat e ndryshme për kontrolle dhe ngjyra e marrëzi të tilla, që rëndojnë ekonominë, individin dhe padyshim e bëjnë jetën më të vështirë për xhepat tona. Pra ku e ku më keq se sa Francezët! Por ne akoma nuk e dimë qartë, se çfarë na bëjnë medemek "elitat" e një marrëzie 30-vjeçare në pushtet! Në fakt nuk janë "elita" por një establishment (politikë në 360 gradë) kundër popullit të tyre! Kanë qenë gjithmonë dhe në çdo gjë! Për pronën, për biznesin, për ekonominë, për kushtet e jetës! Këto elita janë kundra mirëqenies dhe kanë zhytur në borxh shoqërinë shqiptare e cila paguan për rrugët që nuk shtrohen kurrë mirë (rruga e kombit) nuk përfundojnë kurrë dhe ju vendoset dhe taksë (rruge nën koncesion që nuk e ka ndërtuar vetë) mbi paratë e dala nga xhepi i tyre! Paguajnë për shtetin që lejon gjithfarë kopukësh që ndyjnë me karburantet që dëmtojnë makinat dhe që vjedhin në pompë! Kurse Macron ka rritur 6.5 cent për litër!? Mirëpo ne ju shkojmë bisht pas kësaj elite kur ajo çon flamurët e partisë! Kjo shoqëri del në protestë vetëm për pushtetin e elitës dhe establishmentit, që mashtron politikisht dhe rrjep ekonomikisht! Del në protestë nga thirrjet e marra (delirante) të elitës së korruptuar, e cila ose do të vijë në pushtet, ose do të mbajë me zor pushtetin. E ky është problemi i madh! Kjo shoqëri nuk del për lekët në xhepat e saj, për të drejtën për punë dhe jetë të garantuar! Ajo nuk çohet për sigurimin e punës, për mesataren e jetës dhe nivelin e pagesës së familjes në nevojë! Kjo shoqëri "frymëzohet" nga politikanë që shkojnë te të varfërit" personalisht, duke bërë "shou", në një kohë që duhet të kishin bërë shtet për të përballur varfërinë dhe të gjitha familjet e tilla kudo ku janë! Në fakt, këto shfaqe politike, janë "delir elitarizma" shqiptare, si një folklorizëm politik idiot pa fund! Por fajin e ka kjo shoqëri që sigurisht nuk është - shoqëri franceze! 

Nga Besi BEKTESHI