BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një

Piano e Tefta Tashko Koços, një instrument i papërdorur prej vitesh, ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, ku disa vite më parë u bënë punime për restaurimin e saj. Studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati që ka publikuar dhe foto thotë se është një objekt i një rëndësie të veçantë. Sipas tij u punua shumë për restaurimin, por ka ende punë për t’u bërë.“Piano e Tefta Tashko Koços disa vjet më parë u kalua në Muzeun Historik Kombëtar. Më parë ka qenë në Liceun Artistik "Jordan Misja". Në të ishin bërë ndërhyrje si për shkollat, por jo si për në muze. As motivet e rimesos dhe as motivet gjeometrike nuk dukeshin. U punua shumë për restaurimin e saj. Puna do të vazhdojë me vendosjen e llustrës, jo llustër dosido, por ashtu siç është teknologjia e llustrimit të instrumenteve muzikore dhe konkretisht me po ato kërkesa siç llustrohen pianot, gjë e veçantë”, shprehet restauratori Stamati. Piano e Tefta Tashko Koços që sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, sipas restauratorit Frederik Stamati që ndoq punimet në kohën kur dhe u ndërhy ishte në një gjendje shumë problematike. Ai thotë se para disa vitesh pati njerëz dashamirës, që ndihmuan me financim për restaurimin e saj. “Piano ishte siç kishte ardhur nga Liceu dhe ishte në një gjendje katastrofike. Në atë kohë kur nisi puna ajo ishte në një gjendje të rënduar, ishte keqpërdorur.  Atë kohë u tha që ajo piano tani që nuk përdoret më ti kalonte muzeut si një relike e një këngëtareje shumë të madhe. Kur ne punuam para disa vitesh nuk u dha financim nga shteti për të, por pati investime nga njerëz dashamirës, kontribuan atë kohë me financime për pianon. Për pianon atë kohë ka punuar dhe një specialist në Lice për rregullimin e veglave muzikore. Jo vetëm piano, por dhe te stoli që ulesh u punua”, thotë Stamati.

Puna nga specialistët

Restauratori Frederik Stamati tregon se si fazë të parë në punime u bë pastrimi i pianos dhe tani aty ka dalë rimeso shumë qartë, bukur, ashtu siç është në origjinal. Por Stamati thotë se duhet një financim për të përfunduar punimet. “Unë nuk e di se kur do të nisë puna sërish, sepse duhet një financim për t’u bërë dhe kushton shumë vënia e llakut. Pra kërkohet një buxhet që të përfundojë puna. Do vihet një llak i njëjtë me origjinalin siç ka qenë atë kohë dhe ashtu siç e duan procedurat për instrumentet muzikore”, thotë Stamati. Për punimet që janë bërë vite me parë Stamati tregon se atë kohë ka dhënë udhëzime dhe ka ndjekur punimet, ndërsa shprehet se pianoja e këngëtares së shquar lirike është një objekt me rëndësi të veçantë. “Tefta Tashko Koço ka luajtur me këtë piano. Një objekt i një rëndësie të veçantë, një instrument i një këngëtareje të famshme. Por në muze kam parë njerëz që e prekin, por duhet të jetë e mbuluar. Duhet të ketë kushte më të mira, duhet të jetë e mbyllur kur të bëhet muzeu”, thotë Stamati. Sopranoja Tefta Tashko Koço ( 2 nëntor 1910 - 30 dhjetor 1947), ndër figurat e rëndësishme të interpretimit vokal, me zërin e bukur dhe autentik, gjatë karrierës së saj shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike.