
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Fredi Beleri “kalë beteje” i Donkishotizmit politik

Shkruar nga Luan Kurti 19 Maj 2023

Zgjedhjet vendore mbaruan pa ndonjë surprizë të pritshme. Opozitës “kashtë e koqe” tani i ka mbetur vetëm emri dhe siglat. Në horizont nuk duket shenjë dorëheqjeje dhe po përdoret si alibi karta e vjedhjes së zgjedhjeve. Por për të mos u zgjatur me këtë çështje, përshtypje bëri ofrimi i Fredi Belerit si kandidat për Kryetar Bashkie i dyshes Berisha - Meta në Himarë, nën sloganin “Bashkë Fitojmë”. Personi në fjalë ishte me precedent të rëndë penalë, një antishqiptar i deklaruar, dhe ky fakt duket shumë komprometues për dy ish - kryeministra dhe presidentë të vendit tonë! Tani që shqiptari i denatyruar Fredi Beleri, luftëtar aktiv i Vorio- Epirit, i helenizimit të tokës së të parëve rezultoi fitues dhe për ironi të fatit i ndodhur pas hekurave për shitblerje të votave, krijoi një hendek në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Pra, gjylja e madhe ( e Berishës dhe Metës) plasi! Greqia si edhe më herët, po përpiqet të nxjerrë benefite prej kësaj situate, të ngrejë stuhi në gotën e ujit, duke kërcënuar me veton për një sërë çështjesh dhe specifikisht, mosanatërsimin tonë në Europë. Indirekt daullet bien për qindra mijëra emigrantët tanë atje, në stilin e fshesave të dikurshme ose me gjasë “lëshoni pe për çështjen e detit” dhe jemi të larë. Faturën për çka ndodhi ja faturojnë kryeministrit Rama: me demek fati i Belerit qe i paracaktuar nga deklarata e tij në një media!! Grekët me kast nuk duan të dëgjojnë zërin e së vërtetës, nuk duan t’ia dinë për institucionet e pavarura, se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Në fakt Fredi Belerin “burgu” e mitizoi dhe me gjasë i shtoi vota duke e nxjerrë fitues. Po të ishte ndryshe, se klima nuk ishte e duhura, Fredi do merrte “Noc Rrokun!” Një gjë dihet qartë, se ky avaz me Belerin protagonist, do vazhdojë për ca kohë, sa të shpikin diçka tjetër. Kjo nuk përbën sens me një shtet të Bashkimit Europian që nuk njeh genocidin ndaj çamëve dhe konsiderojnë të tyrin apriori territorin e krahinës në fjalë, dhe për më keq akoma mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë fqinje. Po përtej kësaj retorike (qëndrimi grek nuk është as i ri as i panjohur), pse u kandidua Fredi Beleri?! Berisha dhe Meta në hallin e përbashkët të non-gratës, të frikës nga e nesërmja jopolitike ishin dhe janë gati të bëjnë pakt edhe me djallin. Me këtë akt i shkelën syrin Greqisë zyrtare, e cila për hir të së vërtetës është zë i fuqishëm në kancelaritë europiane dhe më gjerë. Dhe për pasojë i ngulën “thikën në ije” Shqipërisë në rrugën e saj integruese, hodhën një “gurë në lumë” që do dojë kohë që të dalë në sipërfaqe. Himara ka qenë dhe mbetet pikë nevralgjike në marrëdhëniet midis dy shteteve dhe ustallarët e Asfalisë greke dhe gjakprishurit pa atdhe mund të krijojnë probleme ndëretnike nga hiçi. Në këtë kontekst zgjedhja e kandidaturës së Fredi Belerit përkon me thënien: “ Për një kovë ujë shes gjithë mbretërinë”!
Më të lexuarat


Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA

Dilemat e arsyes ose morali në politikë

Diploma 2023 në Shkollën “Prenk Jakova” Shkodër

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Evropa – rikthim në vitet ’30?

Ja çfarë thoshte Sherif Delvina për historinë e Himarës
