BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

"Frika e tufës" nuk është justifikim të lësh shqiptarët jashtë kufirit!?

"Frika e tufës" nuk është justifikim të lësh

Me cilin nen të kushtetutës shqiptarët nuk lejohen të hyjnë në tokën e tyre!?

Përdorimi i "frikës së tufës" po bën mrekulli në mentalitetin e nxjerrjes së urdhrave që jo thjesht thyejnë kushtetutën por plagosin demokracinë në mënyrë sa idiote dhe mizore! Pamjet me lënien e shtetasve shqiptar në mes të kufirit grek dhe shqiptar,  janë turp akoma më i madh se dikur pamjet kur grekët përdhunonin me qëllimin  e keq të tyre, shqiptarët e shkretë që kërkonin të punonin në vendin fqinj! Kushtetuta e Shqipërisë në nenin numër tetë thotë kështu:  Neni 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

... Në cilin prej këtyre nene është bazuar si KM-ja dhe Ministria e Shëndetësisë apo dhe ndonjë ministri tjetër, që ndalon shtetasit shqiptar të hyjnë në shtetin e tyre! Si të jenë vonuar, si të jenë të këqinj, si të jenë të mirë, si të jenë evazor dhe si të jenë njerëzit më të rregullt të botës?!  Kushtetuta e cila "mblodhi" 20.000 njerëz të thirrur nga Ilir Meta ose njeriu që Rama bëri President - në Protestën ku koronavirusi bëri namin si shpërndarje, ishte pretekst karrigeje, por ajo Kushtetutë në nenin përkatës detyron në çdo rast, që qeveria tu dal zot shtetasve shqiptar! Nuk ka Hajdar mik i Ramës që e justifikon si Kryeinspektor kur thotë se "ju doli borxhit se ju la kohë"! Kushtetuta nuk njeh as kohë, as urdhra, dhe as luftë e epidemi apo pandemi, sepse  ajo detyron shtetin shqiptar tju dalë zot shtetasve të Shqipërisë! Kjo sepse për këtë gjë, është qeveria e Shqipërisë! Është turp të lejosh që shtetasit e tu të qëndrojnë për  faqe të zezë në mes kufirit shqiptar dhe atij grek! Disa gazeta greke e kishin përmendur këtë fakt!  Është një turp i madh dhe një thyerje e pa nevojshme Kushtetutës së Shqipërisë!   Ato shtetas duhen marrë dhe "karantinuar"  për ditët e nevojshme në një nga mjediset e mundshme si hotele të sekuestruara apo të tjera mënyra që ruhen me policinë e shtetit! Kush është i sëmurë i bëhet shërbim dhe nuk lejohen të lëvizin pa kaluar karantina në ditët e  saj të qarta! Por nuk mund të lihen për turp në mes kufirit në tokën e ashtu quajtur asnjanëse! Le të jenë sa të duan njerëz që nuk marrin vesh dhe nuk dëgjojnë "urdhrat" që Ramës që pëlqehen nga Hajdarat e tij, që me demek janë dhe njerëz të ligjit! Sa hajdara ka pasur dhe ai përpara Ramës dhe sa të të ketë sërish ky vend, kjo nuk do të thotë që shqiptarët të përdhunohen nga shteti i tyre në mes kufirit greko- shqiptar!  Nuk mund të jetë "frika e tufës" ajo që duhet të justifikojë përdhunimin e shqiptarëve nga shqiptarët! Frikën e tufës e ka përdorur "shoku Enver" dhe ka pasur sukses, por nuk është ndonjë kushedi se çfarë gjetje e madhe dhe për më tepër është krim ndaj njerëzimit! Shqiptarët duhen mbrojtur nga shteti i tyre, përndryshe ky shtet që nuk i mbron, nuk është  shtet që zbaton kushtetutën dhe për më tepër nuk ju del zot të gjithë shqiptarëve pa përjashtim! E sigurisht ai që është në krye të shtetit ka fajin e plotë kur nesër të bëhen dhe bilancet e drejtimit të shtetit në kohë pandemie! Shteti nuk duhet të qelbi punën gjysmë të mirë që po bën në këtë rast! Nuk duhet të shfrytëzojë rastin që njerëzit janë bërë egoistë dhe të friksuar dhe tani duhet një "baba" që ti rrahë dhe ti përçmojë sepse medemek do që ti mbrojë! Kjo do të ishte një marrëzi që nuk ka lidhje me asnjë demokraci!