BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Frikë kryeministrin e ri për premtimet e kërcënimet pa kufi!

Frikë kryeministrin e ri për premtimet e kërcënimet pa kufi!

Është bërë pothuaj traditë, para çdo zgjedhjeje të përgjithshme, pretendenti për kryeministër, majtas, qendër, djathtas, centrist, progresist, të lëshojë duzinat e tullumbaceve, me premtime, se me ardhjen në pushtet, të gjithë do jetojmë si mbret. Secili do ketë të garantuar punë, pagë, mirëqenie, populli demokraci, të rinjtë, liri pa kufi. Këto do t`i shijojë çdo plak e fëmijë. Askush mos të vrasi mendjen. Të flaki dyshimet për gjithçka, thotë Lulzim Basha në të gjitha takimet. Nuk janë përralla as tregime aq më pak fantazi. Përkundrazi! Kaq sa thotë, është modesti. Nuk janë asgjë, para pranverës që do shijojmë, si shqiptarë nga jugu në veri. Do bëjmë jetë sheikësh. Do bëhemi, Zvicër, Austri, Itali, pse jo, Gjermani. Premtimet e kryeministrit, të adhuruarin e shqiptarëve, siç deklaroi Grida Duma e shikojnë drejt në sy, si të ishte Mesi, duhet ta besoni. Padurimi i qytetarëve për atë që do jetë në krye të qeverisë, do sjellë, lumturi, shtëpi më shtëpi, mos kini pikë dyshimi. Mos e besoni po deshët, ju biznesmenët do e verifikoni shumë shpejt kur xhepat do fryhen e pëlcasin. Portofolet do mbushen me lek. Ka marrë fund mashtrimi kapitalist, se në jetën e qytetarëve, në sistemin e ekonomisë së tregut, dy gjëra janë padiskutim: Vdekja dhe taksat. Po jo për “kryeministrin” tonë të ri. Këtu në Shqipëri, ndryshe nga çdo qeveri në çdo cep globi. Harroni të vjetrën, puthni të renë, atë që projekton opozita e përparimit, liderët tanë të superzhvillimit. Zero taksa. Zero tarifa. Zero detyrime. Përbuzni taksidarët! Mbani shënim emra e mbiemra. Asnjë biznes nuk do ketë tatime. Të gjithë do ngopen me përfitime. Jo vetëm në ekonomi. Maturantët, mjafton të regjistrojnë emrin në sekretari në universitete. Kurrkush prej tyre nuk do paguajë për komoditete. Konviktet, tarifat e arsimimit, regjistrimit, të gjithë në universitetit, do diplomohen me shumë lehtësi. Vendos qeveria e kryeministrit të ri, jo si deri sot me këtë palo qeveri. Lulzimi vendos, jo profesorati. Secili do shkojë në auditore kur të dojë dhe do bëjë kokërr qejfi. Ky do jetë projekti i ri qeveritar, me ministrat e kryeministrin, sot opozitarë. Projekt për të pasur zili, jo si ky arroganti që kemi tani! Të gjithë, ha, pi, rri, këndo, vallëzo, xhiro, vakanca në plazhet mitike, nën palma, në Maldive, në Dolçe Gabana, po deshët edhe në Karaibe! Sa bukur, sa fantazi, sa kënaqësi me këtë projektin e ri. Për paratë askush nuk ka nevojë t`ia dijë, të gjitha i ka në mendje kryeministri. Të gjitha, ua garanton Lulzimi! Nuk është naivitet as premtim për pushtet. Gjithçka është e vërtetë. Mjerë ai që guxon të dyshojë për strategjinë e ndryshimit dhe mënyrë e re të qeverisjes. Vend ideal për çdo shqiptar. Kopshtet e Edenit nuk janë asgjë, se do lulëzojë harmonia, do shpaloset në tërë dimensionet kënaqësia. Ku ka më mirë, secili shqiptar të marrë në qeverinë e re, një çek të bardhë për vete! Harrojeni çekun e vitit 1990, s`është asgjë para këtij që na tundin para hundës, fletë për fletë. Në emër të çekut të parë nga padija, rrafshuam çfarë trashëguam, hodhëm në erë një ekonomi, mundin e gjysmë shekulli. Ama fituam demokraci! Fiks, atë që thotë poeti, dikush gjithçka, të tjerët, gishtin prapa! Kur dëgjon, secili shqiptar me tri dekada jetë në demokraci nuk besoj kurrë se mund ta hanë këtë karotë, të gëzohen, si fëmijë me premtimet fare kot. Të dehen nga llafollogjia nga ata që nuk kanë hallin e vegjëlisë, fermerit, nxjerrësit të mineralit, asfaltuesve, lulishtarëve, fasonerisë, biznesit të vogël, oligarkëve, po karrigen për të rifituar privilegjet që humbën në pushtet. Fantazia ka kapërcyer çdo kufi. Ka zbritur mes shqiptarëve dhe bëhet politikë e hollë fare. Politikë vërtet e zgjuar sikur asgjë nga këto përralla më parë të mos kishim dëgjuar. Velur, janë shqiptarët, me premtime, zhgënjyer, bërë copë e thërrime, ngopur lugë boshë me përbetime. Mikluar se do ta rendisin Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Dëgjon kryeministrin në ngjitje, atë në pritje, kryeministrin hije dhe thua: Vërtet do më gënjesh kaq kollaj, ti mua?! Mendon: A jam kaq mendjelehtë për të besuar, se me sustë gjithçka ka për të ndryshuar?! Ky do ishte naivitet, budallallëk me bri dhe unë që të besoja sot në vitin njëzetë e një të shekullit të ri, të isha më idioti se vetë idioti. Secili, këtu në Shqipëri, dëgjon e bën llogari: Paratë nga do i gjejë vallë, ky, kryeministri i ri? Punë jo! Fabrika jo! Tatime, tarifa, taksa zero, askush nuk do paguajë asgjë. Po pagat, asistencën sociale, bursat e studentëve, të shtruarit në spitale, ushtria, policia, SHISH-i, papunësia, zhvillimi, rrugët, tunelet, asfalti, qendrat urbane, pensionet, të zakonshmet e suplementare, pagat e deputetëve, dietat ekstra, udhëtimet, çarterat, ecejaket nëpër botë të kryeministrit të ri, ku do sigurohet tërë kjo pasuri? Qielli edhe shi nuk hedh, vetëm diell në verë na dhuron, sa për para askush nuk shpreson se zoti të gjitha na i plotëson. Nga e tërë, kjo premtimonami është për të pasur frikë e panik edhe nga kërcënimet e kryeministrit të ri. Premtomania dhe ne popullsia! Fjala e urtë e të parëve tanë na mëson: Më gënjeve njëherë, faji im. Të dytën, budallallëku im. Sa herë kemi besuar aq jemi përvëluar. Premtomania është një traditë e kahershme në Shqipëri për ata që ikën e atë që do të vijnë. Po, tri dekada demokraci, na kanë dhënë mësimin, secili e di dhe nuk bëhet kollaj viktimë e premtuesit të ri. Secili bën analizë, në mendjen e tij. Filtron premtimet. Skanon kërcënimet. Bënë radiografi, askush nuk e ha kaq kollaj këtë kokërr ulliri. Nëse do vërtet kryeministri në pritje, Basha, të na mbushi mendjen, le të na thotë të vërteta, jo të na ngopi me gënjeshtra. Qytetarët kanë laborator modern në brendësi, analizojnë me imtësi çdo premtim të ri. Kur dëgjojnë aguridhe, secili i thotë mikut pranë. T`i po deshe besoje. Mua për vete nuk ma mban! Ndaj do ishte mirë, kryeministri në pritje, të zbriste me këmbët në tokë. Uli pak kuotat e premtimeve dhe zbuti ultimatumet e kërcënimeve. Nga të tilla premtime shqiptarët më shumë i frikëson sa i gëzon. Burg tatimorëve. Burg policisë. Burg IKMT-ës. Burg oligarkëve. Si Çeçua deri në një do paguajnë politikanët, deklaron zëvendësi i Bashës, Paloka. Shënoni tatimorët, porosit Basha! Ata do ta pësojnë. Në burg do t`i dërgojmë. Ky është kryepremtimi dhe superkërcënimi. Kështu, siç premton e kërcënon kryeministri në pritje, zoti Lulzim, radha do më vijë edhe mua edhe ty miku im. Amnisti do ketë për atë që vodhi vite më parë, në burg do shkojnë të zinjtë mazhoritarë. Qime floku nuk do i preket as një vëllai opozitar. Janë njëqind për qind të amnistuar. Me tërë këtë ashpërsi, makutëri, shumë shpejt në burg do ketë vendin çdo shqiptar.