BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Opinion / Editorial

Frikë mandati i tretë? Frikë është mandati i blerë opozitar në Shqipëri!

Frikë mandati i tretë? Frikë është mandati i blerë

Po tanimë një pjesë e “big-ve” të larguar, viktima të politikës tragjike të përjashtimit, të “bolshevizimit” të PD-së edhe më keq se kur drejtonte pronari i të themi PD-së së parë Sali Berisha, po dëshmojnë atë që është thënë prej kohësh se ka dyshim dhe frikë për një mandat të tretë të Ramës. Kur them të Ramës, kam parasysh aftësinë e tij sunduese dhe rolin e tij të ndarë veçmas nga të gjithë aty (Rilindje) të cilët janë thjesht “konkubinat”, por që kanë pasur zgjuarsinë të sundojnë partinë më të madhe të trevave shqiptare që është PS. E tanimë, njerëzit e PD-së së trazuar, shkatërruar dhe përçarë, e kuptojnë se vetë kjo forcë politike me Lulzimin dhe përçarjen, pafuqinë elektorale qoftë dhe me një zemërim të shoqërisë me Ramën dhe qoftë me “qyfyret” që ai dhe Rilindja bëjnë, nuk do të mund të arrijë përballjen me PS-në si me numra dhe aftësi përballuese elektorale. Po pra dhe si makineri të tilla, duke qenë se PD me Lulzim Bashën ka treguar se është forcë që nuk i shkon kauzave deri në fund, i lë në mes të rrugës dhe ndërton mbasi ka dështuar, kauza të reja që i rrëzon po vetë. E Jozefina Topalli jep argumente që në këto kushte ka “frikë për një mandat të tretë” dhe se kupton qartë shitjen e opozitës te pushteti. Po pra, gjë e thënë prej shumëkujt si analizë kohë përpara. Por këtë bisedë e dëgjon kudo në tavolina dhe kupton qartë se dhe bashkimi opozitar PD dhe LSI është i pabesueshëm dhe i dyshueshëm dhe pa asnjë fjalë, çdo faj që bëjnë Rilindja dhe Rama sot, kanë një referim me faje të bëra nga PD-ja e Berishës, por e Lulit sot dhe nga LSI-ja e Metës dikur dhe Monës sot. Po pra të tipit “po vidhni rrugët sot dhe pastaj përgjigja pse pak keni vjedhur ju dje”. Ose “e mbytët Shkodrën sot dhe përgjigja pse nuk e mbytet ju Shkodrën dje dhe biles nuk i dhatë as lekët? Apo tenderat dhe oligarkët të cilët po si njëri dhe tjetri, i kanë në biografitë e tyre të përbashkët. E shumëkush ka pasur dhe borderotë e “zarfet me paga” te ata. Mirëpo “frika” se do të marrë mandat të tretë Rama, është si të gjithë dyshimet dhe mërzitjet apo të “ardhurat në majë të hundës” nga pushtetet që e kanë tepruar, që kanë qenë arrogantë në shpërdorime dhe vjedhje, apo dhe marrëzi ekonomike dhe taksa. Vetë “gjenialiteti” i Ramës për të bërë sundimtarin e pozitës nuk është asgjë përpara “kreativitetit të tij” për të demuluar moralisht opozitën dhe sidomos për ta “përkëdhelur atë” në lidershipe bashkëpunuese korruptive e pyetjet janë të qarta tashmë. Çfarë i ka bërë Edi Rama kryedemokratit të madh Sali Berisha? Atij pra personalisht. Familjes së tij. Çfarë i ka munguar doktorit nga piktori? Ku e përndoqi apo ku e çoi përpara drejtësisë apo shpejtoi ato që kishte premtuar kur Rama donte të vinte në pushtet? Asgjë, por asgjë fare. Mirë doktorin, por kryetarin e famshëm të 17 majit si marrëveshje dhe kauzave të mëdha politike që kanë tashmë që nga 2013 që dëshirojnë e dështojnë. Çfarë i bëri pra holandezit dhe familjarëve të tij si të pasur dhe po ashtu fuqive të tyre ekonomike – kryeministri i Shqipërisë Edi Rama? Nothing. Përkundrazi biznesmenëve të përbashkët, vetëm mirë me tendera dhe përfitimi nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Rama me shumë zotësi, ka zbuluar se modeli korruptiv opozitar po ta marrësh me të mirë dhe shpërblesh është siguri për modelin korruptiv pushtetëror dhe kjo tashmë është një “mrekulli shqiptare”, e cila ka kulmin në qeverisjen Rama. Po po është zotësi që shkatërron ligjin dhe demokracinë në Shqipëri. Pse është jo kaq shumë frikë mandati i tretë? Po në një farë mënyre, u mësuam me vjedhësit dhe mashtruesit ose me fytyrat e Dubait dhe të pangopurve të Rilindjes. Ata janë dhe tanimë nuk i ka mbetur veç lëkura pa hequr kësaj shoqërie që t’i “bëhet mirë” sepse vetë e kërkon dhe e mbron me një delir të pakuptueshëm një pushtet të tillë arrogant dhe mbushur me marrëzi ekonomike dhe politike. Është si modeli i dikurshëm i një barsoletë në Shkodër për fatorinot e trenit. Po pra që deshën t’i ndërronin, sepse kishin zbuluar se merrnin para dhe nuk prisnin biletë. Po dhe ishin pasuruar. Njëra prej tyre thotë në publik se – mos na hiqni, sepse ne jemi pasuruar dhe nuk kemi kaq shumë nevojë të grabisim si përpara, kurse po t’ju sjellin të tjera deri sa të ngopen do t’ju “rrjepin lëkurën”. Të gjithë qeverisjet në Shqipëri – rrjepje lëkure janë. Po, por marrëveshjet mes “Lulzimit dhe Ramës” nuk i kemi bërë ne, as shoqëria, as tarikatet tona. Jo pra jo, i ka bërë Rama me lidershipet e opozitës që praktikisht janë blerë dhe kjo është frika e madhe. Frika e madhe është blerja e opozitës dhe është faza e parë e largimit përfundimtar të demokracisë. Largimi i Lulzimit dhe Monikës, por dhe të tjerëve nga Kuvendi ishte shfaqja më e madhe e krijimit të idesë për të cilën po flas. Të mungesës me dashje të opozitës si medemek “opozitarizëm i plotë në rrugë” kur ndërkohë elitokracitë kanë rënë dakord për të sabotuar demokracinë dhe i lënë shans dhe rrugë të lirë Ramës dhe Rilindjes. Frikë është blerja e opozitës, e cila nuk bashkohet dot me emra dhe mbiemra të paakuzuar dikur, të pandyrë nga korrupsioni i qeverisjes së dikurshme dhe të mungesës së fajit në pikërisht qeverisje. Por akoma më keq, është frika e fajit dhe në opozitë si pasojë e blerjes dhe vendosjes në shërbim të Ramës së një pjesë te lidershipit korruptiv në opozitë. Kjo është frika e madhe e cila ka në bazament, anulimin e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri. Blerja të bën të jesh jo i zoti, jo i gojës dhe për më tepër jo me alternativë politike. Të bën të jesh mediokër dhe një sherr budalla. Nuk të lejon të jesh opozitë konstruktive dhe përbashkuese në shoqëri. E nuk e kanë fajin kritikët e këtij lidershipi, që kritikojnë dhe akuzojnë Ramën për sundim të dypalshëm. Po pra dhe mbi PS-në në sajë të Rilindjes dhe në opozitë në sajë të blerjes së “lojtarëve vip” lidership në opozitë. Kurse të tjerët forca rilevante nuk kanë nevojë të blihen, sepse ishin dhe janë në shitje te kushdo dhe kudo sepse kështu kanë qenë dhe do të jenë. Mandati i tretë është frika e vogël, kurse ajo e madhja është mandati i blerë i opozitës shqiptare. Po është një fatkeqësi dhe shëmti demokracie në Shqipëri.