BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Fryma Melon, kërkon një Melone...

Fryma Melon, kërkon një Melone...

Në historikun e shoqërisë njerëzore, strehë e diktaturave dhe sistemeve diktatoriale, është varfëria. Ajo vret shpresat, gjunjëzon popujt. Më keq se kushdo tjetër, nga popujt e ka hequr mbi kurriz shqiptari, në 50 vitet e sistemit totalitar, (që shpirtin e mbante gjallë me pikatoret e shportës bazë të të ushqyerit, si të ishte një popull në dietë ) por që varfëria u është qepur këmba këmbës një pjese të mirë të shoqërisë, edhe në 30 vitet e të ashtu quajturës demokraci. Foleza, ku lidershipi i së djathtës sot, përpiqet të ngrohë vezët, me keqardhjet e tij nëpër ekrane për boshatisjen e vendit, sikur kjo plagë të mos ishte aty këtu e 30 vjet. Telenovela e dasmës e ekranizuara, ( ku si për ironi të fatit, godasin në eventin më shpirtëror të familjes, ku varfëria, mungesa e buxhetit ua pamundëson shumicës së të rinjve dasmat), të djalit të liderit nuk i mungonte asgjë dekorit nga modernia dhe tradita. Është krejt e natyrshme, ky lidership të bëhet mbështetës i sloganit të Melonit, (Zoti, familja,atdheu), sepse parajsën e familjes së vet, e ka kapur përmes lutjeve në zot, për t’i shtuar ditët, për t’i nxjerrë ujë të zi atdheut. Politika e ngritur në dy shtresa shoqërore, ka luajtur pingpong që në gjenezën e saj, urat e ngritur mbi këmbëzat e varfërisë ekstreme (votën e të cilës e ble për pesë para spec) dhe të pasurit të cilët janë sponsorit, me të cilët gatuan çorbën e prishur. Jo pa qëllim, shtresës së mesme e cila është lokomotiva e shoqërisë në gjithë kohët, që përmbys dhe ndërton sisteme, tek ne, nuk i është lënë hapësirat dhe mundësitë për t’u promovuar dhe as mendohet të ngrihet me politikanët dritëshkurtër, të cilët mbasi i shkatërruan gjithë infrastrukturën vendit, (fshatit ju vu ferra, mjafton të sjellim në memorie vetëm sistemin ujitës dhe kullues të ngritur me aq mund e djersë në 50 vitet e diktaturës, sepse na mbiu një ‘’çeku i bardhë’’ që do të bënte shqiptarët të hanin me lugë të ergjendë, duke u ngrohur më diell, ) për të kuptuar se sa fallco janë mëkatarët e djeshëm,të cilët vrapojnë, nga një tubim, tek tjetri sot, nxjerrin lot krokodili, duke u sjellë si perëndi, me njerëz që janë në ditë të hallit, si thotë shprehja popullore ‘’ hiq e mos e këput. Tani kanë dhe një model Meloni në Itali, e suksesshme në zgjedhje në zonat rurale, vetëm e vetëm se edhe këtu varfëria, kishte kaluar kufijtë e durimit (natyrisht jo në shkallën e tragjizmit shqiptar). Zaten dhe PD shqiptare, nuk është as më shumë, e as më pak, se një e djathtë ekstreme, e cila ka luajtur me varfërinë, duke i vendosur politikat ekonomike në shërbim vetëm të një klase të pasurish, ndërsa të varfërve ua ka lëshuar me pikatore, kjo që sot bën gjynahqarin dhe shpëtimtarin, kur e majta ndonëse jo mjaftueshëm, por po hedh sytë nga fermeri, përmes subvencionimit në drithëra apo karburante. Intervista dhënë në opinion e ambasadores amerikane, Yuri Kim, folur pa dorashka diplomacie është, jo thjesht një intervistë, po një pozicionim i qartë në politikën shqiptare, e cila duhet të ndryshojë qasjet e veta, për të qëndruar me këmbë në tokë në ndërtimin e demokracisë së brishtë. Ndoshta ishte e folura e saj pa doreza, që për herë të parë nuk përdorën termin guvernatore, prekje sovraniteti, dhunim i opozitës, analistët e shfaqur mbas saj, me moderatorin Fevzo, sepse duket si në dritë të diellit që shoqërie shqiptare, ka nevojë për një opozitë të shëndoshë për të patur një pushtet të pakorruptuar. Koha tregon se, demokracia shqiptare, ka nevojë për partnerë mbështetës, për të prerë rrugën lojërave të pista të lidershipit, të molepsura në korrupsion dhe që veten e shet si ndershmëria vet. Nga brenda e djathta, nuk mund të pësojë rinovim, sepse i kapur si i mbyturi pas fijes së barit, lidershipi lufton me mish e me shpirt, për t’i bërë derman vetes, nga llumi ku është zhytur, ndaj kërkon të mbajë varur elektoratin përmes trazirave. Në prehrin e varfërisë, kushdo mund të zgjatë gjinjtë e të mëkojë me shëllirën e thartuar, duke lagur buzët e thara, që drithërojnë për pikën e ujit. Koka me përpëlitjet e saj, përpiqet të tërheq pas qeres, ata që s’kanë mbetur duar bosh, por për më keq, duke u shitur të ndershëm, atje ku lëngon varfëria (dhe vallaha këta do të jenë dorëzanësit të cilët do t’i nxjerrin nga balta, ku janë zhytur), a thua se s’kanë qenë në krye të allishverisheve të politikës shqiptare, këtu tridhjetë vjet. Në se u duartrokit, fitorja e Melonit, për modelin e fushatës mbështetur në tre kolona; Zoti, Atdhe, familja dhe të djathtë duhan të jenë të sigurtë në udhëtimin drejt pushtetit, fryma Melon, për t’u kthyer në frymë që rrëmben zemrat e elektoratit dhe i siguron fitoren në zgjedhjet lokale, kërkon një Melone ta udhëheqë, pastaj Berluskonët le të sillen nga pas, për t’i dhënë mbështetje. Për sa kohë s’do të ketë një Melone, që bën diferencën dhe sjell ndryshimin, e djathta me lidership të provuar dhe stërprovuar, por dhe nën akuzë për korrupsion nga DASH, zor se mund të kapë pushtet dhe elektorati do të mbetet sërish i zhgënjyer, duke u shurdhuar nga daullja e votave të vjedhura. Pastaj nuk do të pinë ujë as primaret, aq shumë të trumbetuara sepse, sado i fuqishëm të jetë një individ kandidat, është fryma që ndërton aksionin, hedh në veprim, e fiton zemrat e elektoratit të varfër, i cili duhet të jetë i bindur se zgjidhen kërkesat e tij përmes alternativës e sjellë nga një zë ndryshe,dhe jo Ai që ka tridhjetë vjet që e gënjen e mashtron. Sa fiton pushtet, pastaj shkel me këmbë,mbi kalin e hipur që shin dhe livadhis për interesat e një pakice militantësh, të cilët kërkojnë shpërblime për shërbimin në fushatë, duke lënë në haresë sërish të varfërinë, njësoj si në skicat Migjeniane. Modeli Meloni në se do të modulohet dhe tek e djathta jonë, duhet më së pari t’i japë një konfigurim të ri lidershipit, duke filluar nga baza, për të bërë të djathtën të besueshme tek elektorati i saj dhe përtej. Nuk mund të ketë siguri në fitore, vetëm me ca fytyra, të cilët ka tridhjetë vjet i sheh nëpër ekrane aq sa dhe në salla të mbledhur nëpër evente të ngjasojnë me salla akademikësh, ku kokat e zbardhura të tyre, mund të paraqesin interes vetëm në lënien e kujtimeve nëpër libra për t’ua lënë nëpër këmbë fëmijëve të tyre, të cilët me siguri një ditë do t’i drejtohen zjarrit sepse vetëm të këqijave, s’kanë seç të blejnë, sepse politikbërja e tyre degraduese, ka konsumuar gjithë energjitë për më tepër dhe janë tejet të konsumuar me imoralitetin politik që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Është koha e futjes në zgjedhjet lokale me një Melone, të cilën e gjen me shumicë në radhët e PD -së, për ta nxjerrë në dritë elektoratin dhe siguruar fitoren. Fryma Melon, kërkon domosdoshmërisht një Melone, me karizëm e vizion për të mobilizuar elektoratin besimhumbur dhe hedhur në veprim për fitore. I mplakur një lidership në moshë dhe ide, nuk ka ç’produkt të japë veçse staniacionit politik që s’prodhon asgjë tjetër, veçse ngrënies së vetvetes, ashtu siç shihet të ndodhë edhe në këto dit fushate, ku përsëriten të njëjtat gjëra me mendësitë e vjetra të protestave, pa një frymë aksioni për të mobilizuar edhe elektoratin, gri, garantin e fitoreve.