BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fshatari me grurë, qeveria me gurë!

Fshatari me grurë, qeveria me gurë!

Të gjithë shqiptarët e çdo moshe  e dinë se ishte Naim Frashëri ai që  na ka lënë postulatin e patjetërsueshëm poetik për  atdheun tonë në  poemën "Bagëti e Bujqësi".  Në vitet e mëpastajmë vetëm qeveria e Enver  Hoxhës  e vuri në jetë atë porosi të tij që ecuria jetësore ushqimore  e këtij populli të bazohej  tek këto dy degë të mëdha të ekonomisë. Me punë  të jashtëzakonshme e të gjithanshme të të gjitha hallkave të zinxhirit shtetëror nga kryetari i qeverisë,fillimisht vetë E.Hoxha e më pas Mehmet Shehu,deri tek fshatari më i skajshëm i atdheut,nga viti 1946 në vitin 1961, u arrit që me prodhimet bujqësore  në tokën tonë,me plane pesëvjeçare të detajuara, të  realizohej  plotësimi i të tërë nevojave për bukë të të gjithë banorëve të këtij trualli. Ai hov, ai vrull masiv për të arritur atë fitore sot është i pabesueshëm.Por ne që e kemi jetuar, themi se qeveria e e asokohëshme i ndodhej fshatarit pranë në tërë 24 orëshin me  ndihmë, që nga fara, tek teknologjia   më e mirë e kohës,gjer sa kokrra e grurit futej në hambar. Sigurimi i bukës në vend ishte dhe mbeti një fitore emblematike e historisë së popullit tonë të vuajtur, që tregon vitalitetin e tij po qe se udhëhiqet nga  njerëz  të mençur dhe atdhedashës. Deri në vitin 1990  çështja e grurit, misrit, elbit, tërshërës, bimëve të tjera  barishtore, pemët, frutat, etj. nuk përbënin më problem. Këtë e themi se ata që e përjetuan duhet të mos e harrojnë dhe t'ua kalojnë pasardhësve  si kujtesë historike udhërrëfyese. Por me përmbysjen e atij sistemi ekonomiko-shoqëror,  punët u bënë çarçaf, dhe sot, ne për 32 vjet, presim si zogu me gojë hapur, të na vijë   gruri nga Ukraina!?Atëkohë ishim katër milion dhe hanim  grurin e misrin që prodhonim vetë, tani jemi pak më shumë se dy milion dhe  nuk kemi grurë, por eksportojmë nga Ukraina, Serbia, Rusia, etj. Dalin në emisione televizive në gjuhën shqipe  jo pak fshatarë, ( të cilët tani quhen krejt gabimisht me emrin amerikan "fermer"), dhe flasin se, të veçuar,  vetëm me ndihma llafesh nga ministria e bujqësisë, nuk mund të arrijnë që të  nxjerrin as fitimin më të vogël për jetesë me mundin dhe paratë që harxhojnë për kultivimin e bimës së grurit. Është krim që të mos ndihmohet një fshatar nga Divjaka, i cili  shkurtoi 20 vjet të jetës  së  tij në emigrim, ato pará që fitoi  i investoi në  mbjelljen e grurit;dhe si ai ka disa qindra,por qeveria, nga njësia administrative deri tek  kryetari i këshillit të ministrave, nuk duan t'ia dinë fare për kuintalët e grurit të tyre.Atyre i kërkohet që të 'plotësojë formularin' për të mundur të fitojë ndonjë lek nga ato 'grande' europiane për bujqësinë shqiptare.(Lexo:  thërrime nga Europa për të ushqyer  sejmenët  e saj në vendin tonë). Kanë shkruar, folur, diskutuar, kritikuar  shumë specialistë  të mirëfilltë të bujqësisë sonë- dhe të tillë ka  shumë, por qeveria i ka veshët e shurdhët,- se  gruri, pra buka e popullit tonë, në tokën tonë  duhet të kultivohet dhe mund të merren rendimentet  më të befasishme, por asnjë qeveri nuk e ka vënë ujët në zjarr për këtë  lloj veprimtarie  ekonomike thelbësore jetëdhënëse. Në këto kohë kur lufta reale me armë,ka dëmtuar rëndë thuajse tërë hallkat e zinxhirit  të marrëdhënieve  ndërshetërore, qeveria jonë  po i bie me gurë edhe fshatarit, edhe qytetarit, në vend që të ndihmojë konkretisht  për kultivimin dhe prodhimin e grurit  në fushat tona djerrina, që më pas të bluhet në fabrikën tonë, ajo ngulet te importi. Ndërkohë mielli, si produkt bazë ushqimor, është i shumëllojshëm, qoftë për nga origjina e  bimës (mbasi janë të shumta bimët e thata që bluhen e kthehen në miell!?)po ashtu edhe  nga adresimi për përdorim: për njerëz, për kafshë,për shpend e për industri. I shumë cilësive  e sasive mbasi varet se cila kompani apo shtet e merr dhe klasat e  njerëzve që jetojnë në të me atë miell. Edhe për kafshë mielli është produkt i llojeve të shumta  në vartësi me  gjallesat tokësore,ujore apo ajrore të cilave do t'iu serviret për konsum. I përmenda këto sepse ka pasur edhe raste që ne na jepen bukë të zëna me  miell nga gruri ukrainas për ushqim kafshësh. Qeveria këtë aspekt nuk e ka fare nën kontroll, sepse, vetë ministrja e bujqësisë nuk e di as më elementaren,se kur mbillet gruri!? Mulliri shqiptar i këtyre muajve të luftës ruso-ukrainase është kthyer më tepër në mulli politik gënjeshtrash se sa për të bluar grurin e eksportuar.Abuzon rëndshëm qeveria me çmimet me "borde transparence"(sa emër i bukur e gjithë hipokrizi!?).Abuzon edhe grosisti.Pas tij biznesmeni  deri tek furrxhiu e shitësi i bukës së përditshme.Furrxhiu i lagjes sime ka ulur sasinë e miellit në një bukë, ka zvogëluar madhësinë e bukës,i ka 'zbukuruar'  formën asaj, dhe ka ngritur vetëm çmimin!?"Sepse  na imponon lufta"-thotë ai. Të gjithë të tillët duan të fitojnë (dhe realisht fitojnë)  mbi kurrizin e qytetarit të thjeshtë blerës. Një bukëpjekës i ndershëm dikur më pat thënë:"ky biznes është shumë fitimprurës. Përqindja më e madhe e përbërjes së një buke që ble ti është ujë e ajër dhe vetëm pak është miell e erëza."Po tani vallë  sa ka shkuar fitimi? Kryetari i qeverisë sonë  në plan të parë ka perfeksionimin e batutave të tij butaforike ndaj  politikës  së kurvëruar europiane apo luftën kundër qeseve plastike dhe nuk i shkon në mend se populli do bukë të hajë;se gruri për votuesit e tij duhet prodhuar në vend e jo  në Ukrainë apo Serbi.Mirëpo  fqinji im  flokëthinjur e fjalë pak, me humor të kripur, kur i thashë se qe rritur përsëri çmimi i bukës, ma ktheu:"Mos bzaj! Me këtë qëndrim që mban qeveria ndaj grurit dhe bukës, mund të vijë edhe më keq, kur të mos ketë as grurë, as miell e as mulli!?"